div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjedia në Gjakovë – Ky është punëtori i dytë që vdiq në vendin e punës, ishte ushtar i UÇK-së

Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot gjatë punës në një punishte në qytetin e Gjakovës. Sipas informacioneve të para, të dy viktimat janë rreth moshës 50-vjeçare, shkruan Insajderi.

Njëri nga personat që ka vdekur ishte Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vëllai i dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku.

“Lajmi tragjik për vdekjen tënde të hershme na preku shumë, bashkëluftari im Hazir Jakupi do të kujtojmë përherë si luftëtar lirie, njeri i urtë dhe shokë i ditëve me të vështira”, shkruan një bashkëluftëtar i tij.

I vdekur në këtë rast ka mbetur edhe Daut Bajraktari.

Vëllai i Agonit: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahut, tha në Kosova Live në T7 se shpresojnë që Gjykata Themelore do të marrë sërish vendim për paraburgosjen e policëve.

“Shpresojmë që Gjykata Themelore në Lipjan do të vendosë njëjtë masën siç ka qenë dhe prapë do ta caktojë masën e paraburgimit ndaj atyre që e vranë vëllanë tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se ndonjë vendim tjetër do t’i shtynte ata si familjarë që të mendojnë “për opsionet tjera”.

“Përndryshe, çfarëdo vendimi tjetër, përveç neve si familje që na i rihapë plagët e vuajtjes, na shtyn me mendu edhe për opsionet tjera. Andaj u lutemi të gjithëve, sidomos këtyre institucioneve, i lusim, me gjithë qenien po e them, që drejtësia të vijë në vend”, tha ai.

Gjykata e Apelit, tha në një komunikatë për shtyp sot se i ka kërkuar Themelores që “t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

Koci paralajmëron protestë para Kuvendit: Situata tash ka eskaluar…

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë para Kuvendit të Kosovës të hënën.

Ai, në një deklaratë për Kanal 10 të hënën në mëngjes, tha se protesta para seancës së sotme konstituive do të jetë befasi.

“Kjo do të jetë në vargun e protestës time. Unë mendoj që situata tash ka eskaluar, ka kaluar çdo kufi. Protesta do të jetë befasi, interesante”, tha ai.

Ai tha se me këtë sjellje politike, po “rrënohen sukseset e Kosovës”.

“Këto veprime tashmë nuk janë politikë, por edhe parapolitikë. Nuk po mundem me besu që kjo mund të na ndodhë”, tha Koci.

Qytetari shkon me ujë të hoxhallarëve te Kuvendi: Ndoshta i bën hajër Kurtit

Një qytetar ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë më interesante sot para Kuvendit të Kosovës.

Derisa po tentonte të lëshonte një çantë në shkallët e parlamentit, ai u pengua nga sigurimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai, në çantë kishte një bostan, për të cilin tha se kryeministri në detyrë ka gënjyer për bashkimin kombëtare, për një frut të tillë.

“Duhet me e refuzu, mos me lanë mu fut në parlament”, u shpreh ai.

Derisa ai shtoi se ka marr ujë te disa hoxhallarë në Shqipëri, për t’i bërë hair Kurtit.