Lirim Mehmetaj: Burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut të VV-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Sipas Mehmetajt, fondet janë ndarë përmes një OJQ-je, e cila fillimisht ishte shpallur organizatë e papërgjegjshme, ndërsa rezulton të jetë e regjistruar edhe si biznes.

“Pas dajës 100 mijë, e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai shton se vetëm përmes një deputeteje janë përfituar afro 250 mijë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shumë raste të tjera mund të jenë ende të panjohura për qytetarët.

“Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç. Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat?!”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Shkrimi i plotë:

Shteti ia ndan mbi 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit…

Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro.

Paramendojeni, Ministria e Kulturës ia kish nda paret, përkundër se OJQ-ja e tij ish shpall fillimisht organizatë e papërgjegjshme.

Për ma tepër, e njëjta OJQ ish e regjistrume edhe si biznes.

Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç.

Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat??

Shteti është blloku, e veç parja po lëviz, nga buxheti i popullit te xhepi i pushtetit.

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi: Deri kur do ta durojnë shqiptarët kryecungun Albin Kurti

Uk Lushi, ish-ushtar i UÇK-së dhe veprimtar në SHBA, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të VV’së dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti, përmes një postimi ku e akuzon për ngecjen e zhvillimit të Kosovës dhe për politikë të vogël në kohë globale përparimi.

Lushi e ka quajtur Kurtin “kryecung”, teksa e ka krahasuar ecurinë e Kosovës me zhvillimet revolucionare në botën moderne, Lushi shkruan:

Kurse Albin Kurti po merret me politikë të vogël dhe i ka ngulur këmbët si gomari në baltë dhe thotë: Kosova dhe kombi shqiptar nuk lëvizin një hap para pa e bërë unë Albulena Haxhiun Kryekuvendare personale!!

Çfarë fati i zi për kombin shqiptar në Kosovë që në shekullin 21 në ballë ka një njeri me mendësi bizantine dhe mesjetar.

Deri kur do ta durojnë shqiptarët këtë kryecung?”

Arrestimi i Popoviq, SHBA: Punë e brendshme dhe ligjore e Kosovës

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka cilësuar si një çështje të brendshme të zbatimit të ligjit rastin e ndihmës-drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Igor Popovic.

Ishte agjencia serbe e lajmeve Tanjug të cilës i janë përgjigjur të mërkurën në pyetjen nëse kanë koment rreth arrestimit dhe nëse kanë plan të ndërrmarrin ndonjë veprim të ndërlidhur me çështjen.

Të mërkurën kishte reaguar edhe Bashkimi Europian rreth kësaj çështje, ku Metros i dha qëndrime të dëgjuara tashmë të përmbajtjes nga retorika e veprime eskaluese nga palët, ndërsa për çështjen e Popovic presin nga drejtësia kosovare masë proporcionale me veprën.

Igor Popovic u arrestua të premten e javës së kaluar pas një fjalimi të mbajtur në Hoçën e Madhe të Rahovecit gjatë të cilit kishte pretenduar se UÇK ksihte kryer krime me synim të dëbimit të serbëve lokalë. Kjo ishte cilësuar si gjuhë e urrejtjes dhe nxitje e mosdurimit ndëretnik nga drejtësia që të dielën i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditës.

Qeveria serbe e ka cilësuar si përndjekje politike nga pushtetit kosovar, me retorikë të ngjashme si të Popovic. Sipas Petar Petkovic, shefit të Popovic, Serbia ka pezulluar bisedimet në Bruksel me Kosovën deri në lirimin e tij./gazetametro.net

Halil Kastrati bëhet gjysh për herë të parë

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm se është bërë gjysh për herë të parë. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka treguar se djali i tij dhe reja, të cilët jetojnë e punojnë në Austri, janë bekuar me një vajzë të vogël, të cilës i kanë vendosur emrin Reuda.

“Falënderimi i takon Allahut që më bëri gjysh për herë të parë! Djali im dhe reja ime… u bekuan me një vajzë dhe në jetëHalil Kastrati bëhet gjysh për herë të parë: “Fëmijët janë aromat e Xhenetit”n time erdhi një emër i ri, një ndjenjë e re: Reuda 🌸”, ka shkruar ai.

Në këtë moment të veçantë, ai nuk ka harruar të citojë edhe një thënie profetike: “Fëmijët janë aromat e Xhenetit”, duke shtuar edhe një lutje për të gjithë ata që janë në pritje të bëhen prindër apo gjyshër.

Postimi është shoqëruar edhe me një foto simbolike të certifikatës së lindjes së vogëlushes me gjurmën e këmbës së saj të vogël.

Në fund, ai ka uruar: “Allahu i bekoftë të gjithë fëmijët, mbesat dhe nipërit!” 💖

 

Ganimete Musliu: Na ka marr malli të gjithëve për Hashim Thaçin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se qysh nga sot do të kthehet në studio televizive ku do të kundërshtojë fuqishëm aktet kundër kushtetueses, raporton GazetaDemos.

Ajo tha se nuk pret të ndodh ndonjë mrekulli në seancën e fundit për para përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese.

“Të premten nuk pres mkrulli që do të ndodh. Presidentja ka kohë që nuk është në rolin e saj, edhe ky intervenim i saj dy ditë më herët është sa për sy e faqe, nuk është për të gjetur zgjidhje”, tha ajo.

Teksa po diskutonte me gazetarët, Musliu përdoi edhe frazën e famshme të ish-presidentit Thaçi, “ju keni të drejtë të pyesni çka të doni, unë kam të drejt të përgjigjem çka të dua unë”.

“E di që na ka marr malli të gjithëve për Hashim Thaçin. Uroj shpejt të kthehet”, shtoi ajo.

Refuzoi Benzeman e Vinicius Jr. – Kush është modelja 22-vjeçare në klipin e ri të Butrint Imerit?

Influencerja boshnjako-shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjete sociale si “MELIMTX”, ka marrë gjithë vëmendjen në klipin e fundit të këngës “Harrom” nga Butrint Imeri.

22-vjeçarja të cilën Butrint Imeri e ka përzgjedhur të jetë pjesë e projektin të tij të fundit, në Instagram numëron plot 3.6 milionë ndjekës, ndërsa figuron se ka edhe një profil në “OnlyFans”.

Në fund të muajit qershor ajo u vu në qendër të mediave për shkak të disa mesazheve që sipas saj i kishin shkruar emra të njohur nga bota e sportit, si Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Sipas Melissës, Karim Benzema, i ka dërguar thjesht një “përshëndetje” në Instagram.

Ndërsa në videon e publikuar Melissa pretendonte se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar, një ftesë që ajo thotë se e kishte refuzuar.

Gjithashtu ajo përmend se i ka shkruar edhe sulmuesi i AC Milan, Rafael Leao.

Martohet bija e ish-Presidentit historik Ibrahim Rugovës

Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.

Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Iinstagram

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.

Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij.

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Iinstagram

Ky kurorëzim përmbyll një kapitull dashurie mes dy familjeve me ndikim dhe kontribut të njohur në historinë dhe shoqërinë kosovare.

Paralajmërim për vapë ekstreme – Temperaturat shkojnë deri në 40°C

Mendimi për motin – 23.07.2025

Ditën e enjtë mbeten kushte të motit të kthjellët dhe me diell. Temperaturat pas një rënie të lehtë, rikthehen në vlera ekstreme, me 36C e 38C, apo lokalisht deri në 39C. Minimalet zbresin në 18C e 20C. Frynë erë perëndimore e jugperëndimore, 3-6m/s.

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj edhe përgjatë ditës së premtë dhe të shtunë, me maksimale deri në 38C e 39C, e lokalisht deri në apo mbi 40C. Me zhvillime të vransirave, pasdite të shtunën shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Nga dita e diel rrebeshet me bubullima pritet të jenë më të shtrira mbi vend, ndërkohë që edhe temperaturat, me depërtimin e frontit të ftohtë zbresin në 30C e 32C, apo edhe më shumë deri në 25C. Ditën e hënë sërish priten kushte më stabile, me më shumë diell, por jo temperatura ekstrem të larta. Edhe minimalet zbresin deri në 14C. Erërat frynë kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi 3-8m/s.

Pamje të tmerrshme nga Italia, avioni bie në autostradë – vdesin dy persona

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima.

Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin.

Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme.

Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë.

Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.