Egli reagon pas ‘ndarjes’ me Gjestin me katër fjalë

Drama virtuale mes Eglit dhe Gjestit ka hyrë në një fazë të re, dhe rrjetet sociale po vlojnë nga reagimet.

Gjithçka nisi dje, kur Gjesti postoi në Instagram një “story” misterioz, ku shfaqej vetëm dora e një vajze, e kapur në varësen e tij – një gjest i përfolur që shumë fansa e interpretuan si konfirmim i një lidhjeje të re ose një sinjal i koduar.

Por postimi nuk kaloi pa pasojë: menjëherë pas kësaj, ata hoqën follow-in.

Ky veprim i dyanshëm është komentuar si një “ndarje virtuale” përfundimtare mes tyre dhe ka ndezur spekulime mbi statusin real të marrëdhënies së tyre.

Por Egli nuk është ndalur me kaq.

Vetëm pak orë më vonë, ajo është rikthyer fuqishëm me një foto provokuese në bikini, e shoqëruar me një përshkrim që shumë e kanë lexuar si thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit:

“E lirë. E dashur. E vlerësuar. E fuqishme.”

Kjo deklaratë e shkurtër, por e fortë, është parë si një mesazh për vetëvlerësim dhe pavarësi, duke lënë të kuptohet se Egli është gati të ecë përpara, pa kthyer kokën pas.

 

“Ajo ka nevojë për trajtim psiko-social”, Ramabaja i VV-së fyen rëndë deputeten Musliu

Mbështetësit të zjarret të VV-së, Sadri Ramabaja, i ka mbetur hatri fort që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot ia ka ndërprerë seancën Avni Deharit, duke ia kapur mikrofonin.

Duke e kritikuar veprimin e saj, Ramabaja ka përdorur gjuhë të ulët ndaj deputetes së PDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ia ka bërë psikoanalizën Musliut.

Sipas tij, ajo ka nevojë për trajtim psiko-social.

“Atëherë kur politikanët janë produkt i krimit, korrupsioni [edhe moral] bëhet normë. Ndërkaq sjellja prej gangstereje e deputetes G.M. shndërrohet në dhunë të lloit të vet, alias poshtrim i institucionit – i Tempullit të demokracisë. Këtë sjellje duhet tratuar me seriozitetin më të madhë, meqë është alarm i lloit të vet për rrezikun që e pret shoqërinë kur politika pushtohet nga interesa të errëta. Ky lloj pushtimi po reflektohet nga qëndrimi an bllok i opozitës duke refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar ai, duke degraduar gjuhen ndaj deputetes së PDK-së.

“Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cilëson si individ me çrregullim të “Super-Egos”. Sipas tij, “Super-Ego-ja” përfaqëson normat morale të internalizuara. Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg…], do ta cilësonin këtë sjellje të GM. edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik. Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social. Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive”, ka shkruar Ramabaja.

Egli konfirmon përfundimisht ndarjen nga Gjesti, tregon se sa e dëshpëruar është dhe thotë se s’do më burrë

Një video e re që është publikuar nga grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të saj, pasi tregon prapaskenat e përgatitjeve të këngëtares Egli për koncertin e saj të parë.

Ajo ka sjellë një pamje më intime dhe reale të përgatitjeve të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të karrierës së këngëtares, duke ofruar një mundësi për fansat që të shohin se si Egli kalon ditët e saj të punës para performancës së madhe.

Videoja nis me një moment të veçantë, kur Egli dhe Labubuni janë në studio duke u përgatitur për koncertin. Ky moment është shoqëruar me një pyetje të Eglit: “A ju ngjan me dikë?” e cila ka krijuar një atmosferë të këndshme dhe argëtuese.

Edhe pse kjo pyetje është në dukje një shaka pa asnjë qëllim të dëmshëm, disa fansa të Gjestit kanë interpretuar këtë moment ndryshe dhe kanë filluar të dyshojnë nëse Egli i drejtohej me të vërtetë Gjestit, një tjetër personazh i njohur publik që është lidhur me këngëtaren në disa spekulime të mëparshme.

Reagimi i fansave të Gjestit ka qenë i menjëhershëm, duke u shprehur të shqetësuar se ky moment mund të ishte një shaka e thjeshtë, por që mund të kishte një mesazh të dytë të papritur. Ata kanë filluar të komentojnë në rrjetet sociale duke e kritikuar Eglin, duke menduar se kjo mund të ishte një formë e padëshiruar e aludimit në drejtim të një personazhi të caktuar, ndoshta një person që lidhet me Gjestin. Kjo ka krijuar një debat të vogël mes fansave të Eglit dhe atyre të Gjestit, ku të dy palët kanë mbrojtur me pasion idhujt e tyre.

Përgjigja e Eglit, megjithatë, ka ardhur më vonë në video, kur ajo dëgjohet duke qeshur dhe duke thënë me një ton të lehtë dhe të shkujdesur: “Pa burrë gjithë jetën!” Ky moment është shoqëruar me një atmosferë të lirshme dhe energjike, ku këngëtarja duket të jetë shumë e fokusuar në angazhimet e saj profesionale dhe jo në aspekte të tjera të jetës personale.

Me këto fjalë, Egli ka treguar edhe një herë se ky sezon është i fokusuar kryesisht tek puna dhe angazhimet e saj në karrierën muzikore. Ajo është në një periudhë të ngarkuar me shumë angazhime, përfshirë koncertet e ardhshme dhe projektet muzikore, dhe duket se nuk ka vend për dashuri në jetën e saj për momentin.

Ky mesazh është i qartë dhe i drejtpërdrejtë, duke treguar se këngëtarja ka vendosur të fokusohet në profesionin e saj dhe në krijimin e mundësive të reja për të avancuar më tej në industrinë muzikore.

Përveç kësaj, videoja e publikuar tregon një atmosferë jashtëzakonisht të ngrohtë dhe pozitive, ku Eglit dhe ekipit të saj i ka shoqëruar një energji shumë e lartë.

Momente të tilla të prapaskenave janë të rralla dhe ofrojnë një pamje të vërtetë të asaj që ndodh përtej kamerave dhe skenës, ku këngëtarja dhe grimerja e saj janë të angazhuara në një proces të përgatitjes, duke u përpjekur të arrijnë perfektsionin për koncertin që pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme.

Kjo video ka tërhequr gjithashtu shumë komente dhe reagime nga ndjekësit e Eglit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur mbështetje të fortë dhe entuziazëm për koncertin e saj të parë, ndërsa disa të tjerë kanë komentuar për humorin dhe atmosferën e relaksuar që mbizotëron në këtë video.

Egli, e cila ka bërë një rrugë të gjatë në industrinë muzikore, është bërë tashmë një ikonë për shumë fansa, dhe kjo video është një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë që ajo ka me ndjekësit e saj.

Në fund, mesazhi i Eglit duket të jetë shumë i qartë: Dashuria dhe marrëdhëniet personale janë të dyta për të, dhe ajo është e përqendruar në rritjen e karrierës së saj dhe në mundësitë që ky sezon do të ofrojë për të arritur suksesin më të madh të mundshëm.

Puna dhe koncertet janë gjithçka që ka në mendje për momentin, dhe ajo është e vendosur që të arrijë çdo qëllim që ka vendosur për veten./ORAinfo/

“Zhitia Tours” reagon pas raportimeve në Serbi: S’ka aksident tragjik, vetëm një gërvishtje!

Pas raportimeve në disa media serbe për një aksident të rëndë me autobus nga Kosova në afërsi të Krushevcit, kompania kosovare “Zhitia Tours” ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.

Në një prononcim për Indeksonline, përfaqësues të kësaj kompanie kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë pasagjer në autobus dhe se bëhet fjalë vetëm për një gërvishtje të vogël mes dy automjeteve.

“Ka ndodhur një aksident i lehtë, miniaksident, thjesht një gërvishtje. Dëmet materiale janë minimale, rreth 100 euro. Nuk ka të lënduar, nuk ka pasagjerë – ishim vetëm dy shoferë në autobus”, ka thënë përfaqësuesi i “Zhitia Tours”-it.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qeli, në afërsi të Krushevcit në Serbi dhe nuk përbën asnjë rrezik apo pasoja për qytetarët.

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash.

Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.

“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz – kryesisht në territore të vogla ishullore – përpara se të përhapej në gjithë botën, njofton REL.

Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin.

Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.

Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj.

Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës.

Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.

Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha.

Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja.

Aksident me fatalitet në Serbi: Autobusi nga Kosova ndeshet me veturë, një i vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Serbi, në afërsi të Krushevacit, ku janë përfshirë një autobus i një kompanie nga Kosova dhe një veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, bëjnë të ditura burimet e Dukagjinit, kur autobusi i kompanisë “Zhitia Tours”, i cili po udhëtonte në linjën nga Prishtina për në BE, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Nuk dihen ende detaje të plota për shkakun e aksidentit ose identitetin e viktimës, por burime të Dukagjinit kanë konfirmuar se në autobus ndodheshin qytetarë nga Kosova. Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të sqarohet nga mjekët në orët në vijim.

Dukagjini ka tentuar të marrë informacion nga kompania dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

Haziri: Vjosa nuk i ka duart e lidhura më, e theu rrethin pesë vjeçar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar pas kërkesave të presidentes Vjosa Osmani në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

Haziri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja është rruga e vetme që Osmani ta ushtrojë rolin e saj si presidente, shkruan Insajderi.

“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar”, ka deklaruar Haziri.

Osmani gjatë konferencës së të martës ka thënë se përveç bllokadës institucionale dhe cënimit të rendit kushtetues, as ajo si presidente s’po mund ta ushtrojë në plotëni funksionin e saj si presidente për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Një person sulmon policinë, njëri bëhet për spital

Një person është arrestuar në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit një zyrtar ka kërkuar trajtim mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.