Haradinaj: Nëse je veteran i vërtetë s’kalon nëpër Serbi

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur mbi arrestimin e Lulzim Halilit nga autoritetet serbe së fundmi, e cili raportohej se është ish-ushtar UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se kushdo që kalon nëpër Serbi, është vetëmohim se je veteran.

Sipas tij, Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, pasi që, siç shprehej ai, ka për qëllim përbaltjen e UÇK-së.

“Vet fakti që edhe nëse je një veteran dhe ti e mohon vet që je veteran e kalon lirshëm nëpër Serbi, bile edhe në pantallona të shkurta. Vet fakti edhe nëse je një veteran i vërtetë dhe ke qenë luftëtar i të gjitha luftrave dhe gjykon veten që je i denjë për të kaluar në Serbi, mendoj se është vetëmohim i vetes që je veteran, dhe për mua nuk je veteran kur merr rrugën nëpër Serbi.

“Nëse edhe vetëm për qejfi del në Serbi ti e mohon që je veteran i luftës, sepse haptazi ata kanë një listë për kërkimin e veteranëve. Askush më mirë se vetja nuk e di a ke qenë apo jo veteran. Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, ata kanë për qëllim baltosjen e emrit të veteranëve. Serbia këtë e ka detyrë me bë baltosjen. Unë që 27 vitë dhe nuk e llogariti veten aq të denjë dhe luftëtar të madh, dhe as në Mal të Zi e Serbi, por as në Maqedoni nuk dal”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Ora 7”.

Kamioni me targa serbe godet veturën me targa shqiptare, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një kamion me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë.

Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali, raportojnë korrespondentët e Top Channel, Klodian Zhivani dhe Brixhilda Deda.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

Xheneta e konfirmon lidhjen me boksierin e njohur?

Ka disa ditë që në mediat rozë është duke u përfolur për një lidhje dashurie mes Xheneta Fetahut dhe boksierit, Ardian Krasniqi.

E për të vënë “benzinë mbi zjarr” ish-banorja ka bërë një postim ngacmues.

Në foto shihet se ka veshur një bluzë, ku vëmendje padyshim merr shkronja e vendosur në mes të gjoksit.

Aty është vendosur shkronja “A” e qëndisur me zemër.

Sigurisht, kjo është një lloj konfirmimi për lidhjen e re

“Deputetët pas 26 korrikut do ta humbin mandatin”

Në “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Rrahman Paçarizi tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta humbin mandatin pas datës 26.

Ai tha se është legjitime të pyetet se cilat janë pasojat nëse nuk përmbushet afati i dhënë i Gjykatës Kushtetuese.

“Në momentin që Gjykata nuk e pranon, i vetmi vendim i arsyeshëm që mundet me dal nga Gjykata Kushtetuese është që deputetëve u merren mandatet, a shkohet direkt në zgjedhje apo i marrin mandatet deputetët që janë në listën e pritjes. Sepse këtyre duhet t’u merren automatikisht mandatet sepse i kanë pasë 30 ditë për ta konsistuar Kuvendin”, tha Paçarizi.