Shqiptar Shaljani merr tjetër goditje nga familja, djali nuk i tregoi fare se u martua

Profesori Ahmet Musa që u konvertua në fenë katolike, por që thotë se është kthim te rrënjët e të parëve, pak muaj pasi shkroi letrën për të bijën që është mbuluar, ka njoftuar se këtë herë djali nuk e ka lajmëruar se do të martohet.

Në një postim të gjatë, Musa tani i njohur me emrin Shqiptar Shaljani, ka thënë se lajmin për martesën e djalit e mori nga të tjerët.

Në këtë postim, Shaljani ka fyer edhe ish-bashkëshorten e tij, duke pretenduar se kishte dyshime për besnikërinë e saj.

Postimi i plotë i Shaljanit:

Biri im, Kujtim,

Sapo mora vesh se je martuar. Lajmi më erdhi jo nga ti, por nga të tjerët – dhe ky fakt më lëndoi më shumë sesa mund ta shprehë fjala.

Megjithatë, si prind, si njeri, dhe si njeri me shpirt të lirë, po të them me gjithë zemër: të qoftë për hajër martesa!

U bëfshi me jetë të gjatë, të ndershme, të dashur dhe të qëndrueshme. Shtëpia juaj u mbushtë me dritë, me mirësi dhe me paqe.

Por biri im – ta them me lot në shpirt – të mësojë për martesën e djalit tënd nga dikush tjetër, e jo nga goja e tij, është një plagë që nuk ka fjalë që e shëron.

Një thirrje, një njoftim, një fjalë, një ftesë… nuk do të ishin formalitet – do të ishin një dëshmi e respektit ndaj gjakut dhe një kujtim për përkatësinë.

Po më trajtoni si një të huaj. Dhe këtë nuk e bën një bir ndaj babait të vet, pa një nxitje të errët pas krahëve.

E di, dhe e them haptas: kjo nuk është thjesht harresë. Ky është një skenar. Një akt i paramenduar i përjashtimit, i drejtuar dhe i ushqyer qëllimisht.

Në këtë skenar – e kam thënë dhe e them pa frikë – e shoh dorën dhe nxitjen e ish-bashkëshortes sime, nënës tënde. E bija e një haxhie, por që në vend se të ndjellë paqe e falje, po i ndjell urrejtje dhe hakmarrje fëmijëve të saj.

Ajo s’mund ta falte faktin që unë nuk e mbylla gojën për dyshimet që pata për besnikërinë e saj gjatë martesës. Dhe jo vetëm një herë.

Ma kërkoi qartë: “Nëse don që të vazhdojmë, e mbyll këtë temë përgjithmonë.” Por unë nuk e mbylla – sepse dinjiteti nuk blihet me heshtje.

Dhe kjo është hakmarrja e saj: që sot, përmes ndikimit që ka mbi ju, të më fshini si baba dhe të më trajtoni si armik – vetëm pse kam zgjedhur të jem i lirë, të flas të vërtetën time dhe të kthehem në besimin e të parëve tanë.

Unë nuk jam i përsosur – e as nuk kam kërkuar të jem – por jam babai yt. Dhe si i tillë, meritova të paktën një fjalë.

As myslimani më i devotshëm, as katoliku më i rreptë, as serbi, as amerikani, as romi, as kushdo tjetër me ndjenja njerëzore, nuk do ta linte babanë jashtë ditës më të rëndësishme të jetës. Vetëm një shpirt i helmuar nga urrejtja dhe manipulimi fetar e familjar bën një veprim të tillë.

E për këtë arsye – më dëgjo me kujdes – nëse nuk gjen guximin e shpirtit dhe të ndërgjegjes për të më kërkuar falje si bir ndaj babait, do të jem i detyruar që në testamentin tim të lë me shkrim që të mos lejohesh të jesh pjesë e ceremonisë sime të lamtumirës, kur të vijë ora e fundit e jetës sime.

Ky nuk është mallkim, por amanet. Amaneti i një babai të dhimbur, që megjithatë nuk ndalon së luturi që djali i tij të zgjohet, të mendojë, të pendohet dhe të zgjedhë të ecë me nder, jo me urrejtje të mbjellë nga të tjerët.

Me gjithë dhimbjen, por edhe me dashuri që nuk shuhet,

Babai yt, Shqiptar Shaljani (i lindur si Ahmet Musa)

Dimal Basha fyen rëndë Hashim Thaçin, e quan kumbar të Milan Radojçiqit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë në një intervistë me shkrim ka folur pothuajse për secilin zhvillim që ka ndodhur në katër pesë vitet e fundit në Kosovë

Thaçi ka folur edhe për sulmin e Banjskës, duke pyetur se si ishin lënë të iknin Radojiçiqi me shokë si të ishin “krushq lirie”.

Ndaj kësaj deklarate të Hashim Thaçit ka reaguar Dimal Basha, duke e ofenduar ish-presidentin kosovar duke i thënë se “kumari i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej”.

“Kqyrja gajlet kti!𝗦𝗵𝗸𝗿𝘂𝗻𝗶 𝗹𝗲𝘁ë𝗿 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝗸𝗮𝗹𝗹𝘇𝗼𝗻𝗶 𝗾ë 𝗸𝘆 ‘𝗸𝘂𝗺𝗮𝗿𝗶’ 𝗶 𝘁𝗶𝗷 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗼 𝗸𝗮 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻ë 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶, 𝘀’𝗴𝘂𝘅𝗼𝗻 𝗺’𝘂 𝘀𝗶𝗹𝗹 𝗸𝗻𝗲𝗷!𝗡’𝗸𝗼𝗵ë𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗷ç𝗶ç𝗶 𝗸𝗮 𝗯𝗮 ‘𝗱𝗮𝘀ë𝗺’ 𝗻ë 𝗩𝗲𝗿𝗶”, ka shkruar Dimal Basha.

 

Ramabaja reagon pas intervistës së Thaçit: Ka mbaruar koha e haxhiqamilëve, i shërbyen Serbisë

Aktivisti i palodhur i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, është acaruar tej mase pas intervistës së mbrëmshme të ish-presidentit Hashim Thaçi nga qelia në Hagë.

Thaçi dje pati një intervistë me shkrim që u publikua në Rubikon të Adriatik Kelmendit, ku ish-presidenti flet për ndarjen nga babai, jetën në burg, si dhe për ngjarjet e mëdha politike në Kosovë.

Por, si duket intervista e ish-presidentit e ka pezmatuar tmerrësisht aktivistin dhe showman-in e studiove televizive të natës, Sadri Ramabaja.

Në një shkrim plot vrer, Ramabaja tha se po tentohet të ndërtohet një figurë mesianike për Thaçin, mirëpo sipas tij, tashmë veçse ka përfunduar epoka e ‘haxhiqamilëve’. Për më tepër, ai tha se këta individë u shërbejnë interesave të Serbisë.

“Rrjedhimisht individët e përzgjedhur i kanë shërbyer, secili në mënyrën e vet, interesave serbe, duke e dëmtuar rënd marshin e historisë dhe etapat politike që do t’i krijonin rrethanat për çlirimin e Kosovës dhe faktorizimin e Kombit”, shkroi Ramabaja.

Për më tepër, figurën e Thaçit ai e krahasoi me atë të Haxhi Qamilit, kryengritësit të Shqipërisë së Mesme që ishte kundër shtetit të pavarur shqiptar të shpallur në vitin 1912.

“Epoka e haxhiqamilve është stivuar tashmë në sirtarët e historisë”, tha në fund Ramabaja duke marrë shkas nga intervista e ish-presidentit të Kosovës, i cili bashkë me krerët e tjerë të UÇK-së po mbahet në Hagë që nga viti 2020.

“Na kap nëse mundesh” – Arbenita e sfidon publikisht Feron/FOTO

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram, ku shihet në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit bashkë me vajzën e saj Ninën.

Ajo ka shkruar në mënyrë thumbuese: “Na kap nëse mundesh”, një frazë që është interpretuar menjëherë si një mesazh direkt ndaj Feros.

Ky postim vjen në një kohë ku ish çifti ndodhen në një proces gjyqësor, pas akuzave për kërcënime ndaj Arbenitës nga Fero, të cilat u bënë edhe publike.

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të Kushtetueses të publikuar sot, deputetëve u ndalohet çdo veprim pas kalimit të afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Në vendim tutje theksohet caktimi i masës së përkohshme.

“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;

II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të
Ligjit;

V. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E premte përvëluese, ky është parashikimi i motit për sot

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C.

Këto masa pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së sotme dhe sidomos të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 43 apo 44°C – duke thyer rekordin absolut të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë.

Deri më tani, ky rekord mbahet nga vlera prej 42.0°C, e regjistruar më 24 korrik 2007 në Prizren, ndërsa më herët, po ashtu në Prizren, ishte regjistruar 40.8°C më 25 korrik 1987, njofton MeteoKosova.