Eduart Kuçi flet për incidentin e Jozit me Gjestin: “Po të isha në vend të tij, do të kisha vepruar më keq”

Eduart Kuçi ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, në një intervistë ka folur hapur për jetën personale, karrierën dhe marrëdhëniet me ish-banorët.

Ndër të tjera, ai nuk e la pa përmendur edhe situatën me Jozin, dikur kishte bërë edhe statuse kundër tij. Por duket se sot qëndrimi i Edit ka ndryshuar, shkruan “Kosovarja”.

“Ne si të Dukagjinit na ka pengu pak, por kur e shikoje me vëmendje, nuk ka pasur faj. Unë kam qëndruar dy javë dhe s’kam mundur ta duroj, le më që ai arriti të shkojë deri afër finales, edhe pse e kishte paralajmëruar daljen. Nuk kam pasur kontakt as me Jozin, as me Gjestin. Kam bërë gabim që jam marrë me të dy, por po të isha në vend të Jozit, do të kisha vepruar edhe më keq,” u shpreh Edi.

Sërish përplasje mes Fitore Pacollit dhe një tjetër qytetari, ndërhyn Policia

Një tjetër incident ka ndodhur mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, dhe një tjetër qytetari, pas akuzave se familjarë të saj kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit.

Teksa e njëjta ishte nisur për në Kuvend, ku pas pak pritet të mbahet seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit, një qytetar i doli para me një dokument në dorë, ndërsa e akuzon hapur.

“Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem… Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them”, dëgjohet të thotë ai.

“Kur të duash ballafaqohemi me drejtësi, shko te organet e rendit, mos hajde te unë”, dëgjohet teksa ia kthen Pacolli dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

VIDEO

Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në homazhet shtetërore mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka theksuar se Policia e Kosovës është forcë multietnike që u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksojë heroin Enver Zyberin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Policia e Kosovës është një forcë multietnike që u sulmua shpesh por gjithnjë doli fitimtare. Kemi dhimbje e pikëllim., kemi shumë mall, por kemi edhe krenari. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës, të rënë në krye të detyrës”, ka theksuar Kurti.

Gjatë ditës, do të mbahen homazhe pranë varrit të Heroit Afrim Bunjaku si dhe vizitë në familjen e tij. Po ashtu, janë paraparë homazhe pranë varrit të Heroit Enver Zymeri, vizitë në familjen e tij dhe nderime pranë lapidarit në vendin e rënies së tij”.Ceremonitë përkujtimore përmbyllen në orën 17:00 me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.