div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ismaili e PDK-së: Kurti i kërkoi 500 mijë vota jo për demokraci, por për nënshtrim

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për kërkesën e tij për 500 mijë vota gjatë zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar këtë si kërkesë për “pushtet absolut” dhe jo për legjitimitet demokratik.

“Nuk është hera e parë që Kurti kërkon 500 mijë vota, dhe nuk do të jetë as e fundit,” tha Ismaili. “Por ajo që kërkon në të vërtetë nuk është besimi i qytetarëve – është dorëzimi i tyre. Është kërkesë për nënshtrim, për gojëmbyllje.”

Ismaili kritikoi ashpër arrestimin e qytetarëve për deklarime kundër pushtetit, duke thënë se “kur dikush arrestohet vetëm pse e quan një eksponente të qeverisë ‘hajn’, kjo nuk është demokraci, kjo është autokraci.”

Sipas saj, Kurti po tenton të ndërtojë një sistem ku kritika ndëshkohet dhe liria e fjalës shtypet. “Dikur ishte luftëtar për fjalën e lirë. Sot është ai që urdhëron pranga për ata që guxojnë të flasin,” tha Ismaili.

Ekskluzive: Kryesia e PDK-së nominon Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit

Kryesia e PDK-së nën drejtimin e kryetarit Memli Krasniqi sot ka mbajtur një mbledhje me rëndësi në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, ka qenë edhe nominimi i kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e kësaj partie, ku kanë qenë dy emra për votim, Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari.

Burime të Veriu.info nga PDK bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së më shumicë të votave ka nominuar Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e tetorit.

Veriu.info mëson se nga 31 anëtarë të Kryesisë që kanë marrë pjesë në votim, 26 prej tyre kanë votuar për Petrit Hajdarin, ndërsa 6 vota kanë qenë për Ramiz Lladrovcin.

Familjari i mërgimtarit që u mbyt në Ujman: Jemi zhgënjyer shumë, as zhytësit e as Policia nuk kanë ardhur një orë

Një tragjedi ka ndodhur këtë të shtunë në Liqenin e Ujmanit, ku një mërgimtar 33-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga ura mbi liqen dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të forta nga familjarët e viktimës, të cilët akuzojnë institucionet për neglizhencë, shkruan “Jepi zë”.

“Jemi zhgënjyer shumë. Ka kaluar një orë dhe as zhytësit, as Policia nuk kanë ardhur. Ne kemi pritur, kemi thirrë, por askush nuk ka reaguar me kohë”, ka deklaruar për “Jepi zë” njëri nga të afërmit e viktimës që ishte në vendngjarje.

Viktima, i cili ishte me pushime në Kosovë, dyshohet se ka kërcyer në ujë, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.

Policia e Kosovës dhe njësitë e kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por kërkimet për gjetjen e trupit vazhdojnë edhe disa orë pas mbytjes së dyshuar.

27-vjeçari që vdiq tragjikisht në Ferizaj, ishte nipi i deputetit të PDK-së

Për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, ka shkruar deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj.

Përmes një postimi në Facebook, Qalaj thotë se pavarësisht pse nipi i tij Triumfi iku shpejt, ai do mbetet gjithmonë në zemra e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj.

Ndryshe, Triumf Islami vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës të shtunën në Ferizaj.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për vdekjen e tij.

Sipas njoftimit, dy persona derisa ishin duke punuar kur është rrezuar mjeti i punës, (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

”Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e plotë.

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, VV-së nuk i bëhet vonë, presin zgjedhje të reja

Pasi përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështuan plot 54 herë dhe u konsumua afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e trupave të legjislativit, zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme po shihen si të pashmangshme.

Sipas koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, mandati i deputetëve duhet t’u kthehet sërish qytetarëve, pasi siç thonë ata, partitë që deri tani ishin në opozitë “dëshmuan se nuk kanë vullnet për konstituim të legjislaturës së nëntë dhe për formim të institucioneve të reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se LDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate hezituan që të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, duke konstituuar fillimisht Kuvendin.

Meqenëse një gjë e tillë nuk u arrit, ajo thotë se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve edhe për një palë zgjedhje.

“Në fakt nuk ka ndonjë mundësi tjetër, për shkak se nëse s’ka marrëveshje, atëherë konfirmohet që ekziston mungesa e vullnetit çfarëdo të secilit subjekt politik për t’u bërë pjesë e zgjidhjes. Në momentin kur nuk e ke vullnetin për t’u bërë pjesë e zgjidhjes te partitë, në veçanti këto opozitare të deritashme, atëherë duhet t’u kthehet mandati atyre që ta kanë dhënë mandatin për të bërë zgjidhje. Të gjitha partitë garojnë për të qeverisur, qoftë sado e vogël partia apo sado që të kenë domethënë shtrirje apo mbulim të territorit, gjegjësisht të votave në Republikën e Kosovës, ata synojnë që të kenë pjesë në qeverisje. Në situatën aktuale janë partitë të cilat hezitojnë, si rasti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjigjja e të cilës ka qenë negative në raport me ftesën për bashkëqeverisje. Atëherë duhet shkuar dhe pyetur votuesit se për çfarë mandati janë ata në një palë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme parlamentare”, thotë ajo.

Pasi dështuan të shtunën të konstituojnë Kuvendin, Gjykata Kushtetuese prej sot, 27 korrik, deri më 8 gusht 2025, ua ka ndaluar deputetëve të kenë vendimmarrje, duke vendosur masë të përkohshme pas ankesave të PDK-së dhe LDK-së për mbarëvajtjen e seancës konstituive nga kryesuesi, deputeti i LVV-së, Avni Dehari.

Për të mos ardhur në këtë gjendje, anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se partia e tij është treguar konstruktive duke kërkuar nga subjektet politike të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për krijimin e një shumice parlamentare që do të zgjidhte trupat e Kuvendit si dhe qeverinë e ardhshme, qoftë nga LVV-ja apo partitë që deri tani kanë qenë në opozitë.

“Jemi në një situatë shumë të pafavorshme për vendin, duhet t’i thërrasim arsyes secili, duhet të heqë dorë secili prej ndonjë interesi të vet ose të subjektit të vet politik, në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një shumicë parlamentare. Kjo s’do të thotë ndoshta veç me Lëvizjen Vetëvendosje, mund edhe subjektet që tash janë në opozitë. Por Lidhja Demokratike, nëse ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë duhet të pranojë një ofertë tjetër. Jemi tash në një situatë kur 20 deputetë të Lidhjes Demokratike nuk mund të llogariten në asnjë krah. I kemi edhe nëntë deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk i llogarit askush. Do të thotë, ne po tentojmë të krijojmë shumicë prej 61 deputetëve me 91 deputetë, sepse njëzet e nëntë janë jashtë loje”, thekson ai.

Megjithatë, shkuarja në zgjedhje të reja me urdhër të Gjykatës Kushtetuese si pasojë e ngërçit në Kuvend do ta komprometonte rëndë këtë institucion, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai, në një intervistë me shkrim për KosovaPress të shtunën, tha se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese, ku ka obliguar deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

“Shkuarja në zgjedhje me urdhër të Gjykatës Kushtetuese do ta komprometonte rëndë këtë institucion aq thelbësor për Kosovën dhe për rrugën e saj euroatlantike. Kjo për dy arsye të pakontestueshme. Së pari, pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje, sepse një Kuvend që nuk është konstituar thjesht nuk ekziston në rendin kushtetues”, kishte thënë ai.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e papranueshme.

Haxhiu dështoi gjashtë herë me radhë në votim të hapur të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash. Më pas, seancat vazhduan me tentimin për votim të fshehtë, të gjitha pa sukses.

Deputetët e patën të shtunën, më 26 korrik, mundësinë e fundit që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion kishte urdhëruar ligjvënësit që ta bëjnë Kuvendin brenda një afati kohor prej 30 ditësh, pra deri më 26 korrik.

Në ditët në vijim pritet që Kushtetuesja të sqarojë se çfarë pasoja juridike do të ketë për deputetët e zgjedhur si dhe çfarë duhet të ndodh tutje.

Pronari i lokalit bën për spital policin që rrahu kamarierin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë.

Ish shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeccar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital.

Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

Njoftimi:

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

Kurti: Kriminelët në veri, ose në burg ose në Serbi – drejtësia po vihet në vend

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se, 14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, drejtësia ka filluar të vihet në vend.

Ai tha se të gjithë kriminelët që dikur sundonin në veriun e Kosovës ose janë arratisur në Serbi, ose ndodhen në burg në Kosovë, duke i cilësuar Zymerin dhe Bunjakun si heronj të vendit.

“Kryeministri Albin Kurti: 14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, këtyre dy heronjve të Kosovës, në veriun e Kosovës të gjithë kriminelët që dikur sundonin dhe përfitonin ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë”, tha Kurti.

 

Ky është mërgimtari që dyshohet se vdiq pasi u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit- nuk është gjetur ende

Një person dyshohet të jetë mbytur në Liqenin e Ujmanit. Policia ka konfirmuar se një person është hedhur nga ura e liqenit dhe nuk ka dalë më nga uji.

Sipas mediave lokale, ai është mërgimtari Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Shefi i policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Petrit Fejza tha për Insajderin se ende nuk është gjetur trupi i tij.

Ai bëri të ditur se në vend ngjarje kanë dal të gjitha ekipet dhe janë duke e kërkuar trupin e tij në liqe.

“Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.”, tha ai.

“Vetëm një sille”, flet kamarieri të cilin e rrahën veç pse çoi një shishe ujë më shumë në tavolinë

Një 18-vjeçar, kamarier, është sulmuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, polici Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Shqipëri.

I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos sha e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri. Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte”.

“Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha ai.

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Ferizaj

Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizaj.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është T.Islami, 27- vjeçar.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për vdekjen e tij.

Sipas njoftimit, dy persona derisa ishin duke punuar kur është rrezuar mjeti i punës, (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

 

 

Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime.” thuhet në raportin e plotë.