Murati jep lajmin: Nga ky muaj rriten pagat për këtë kategori

Ministri në detyre i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga ky muaj e tutje shërbyesit publik që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro-faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

 

Policia dhe BIA serbe arrestojnë një serb të Shtërpcës, e akuzojnë si spiun të shqiptarëve

Pjesëtarë të agjencisë serbe të inteligjencës (BIA) në bashkëpunim me MUP-in (Ministrinë e Brendshme) të Serbisë, në një shou të përgatitur me kamera, e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdarë Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca.

Mediumi serb në Kosovë “Kosovo Online” shkruan se ai “ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, ndërsa ka publikuar një video të arrestimit.

Gjorgjeviq shkruhet se është i punësuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

Siç pretendon mediumi serb, ai “për një periudhë të gjatë ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë – Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISh) përmes Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), sipas detyrave të së cilës ka ndërmarrë veprime të drejtuara kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe të Serbisë në atë rajon, si dhe në drejtim të mbledhjes së të dhënave për pjesëtarët e strukturave të sigurisë serbe”.

Për këto shërbime që pretendohet se i ka kryer ai, “Kosovo Online” shkruan se “ka marrë para nga shqiptarët”.

Shërbimet serbe “kanë konstatuar se Gjorgjeviq ka qenë në kontakt me një pjesëtar të AKI-së nga Ferizaj, ish-pjesëtar të UÇK-së”.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pas së cilës ai pritet t’i dorëzohet prokurorisë kompetente me kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të spiunazhit.

Trump nga Skocia i përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha këndejpari do të ndodhnin 6 luftëra në botë

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, sot është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci.

Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trump tha se ka shumë armëpushime në botë.

“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump.

Trump thotë se, nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

“Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, shtoi ai.

Ai tha se ndërhyrja e tij çoi në një armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Trump përmendi edhe marrëveshjen e paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Egli nis thirrje në koncert: Serbi, Serbi të q***sha motrën

Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka marrë vëmendjen e publikut dhe mediave pas koncertit të saj të fundit të mbajtur në Drenicë. Performanca u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, jo vetëm për interpretimet muzikore, por edhe për një episod që u bë menjëherë viral.

Në momentin e hyrjes në skenë, Egli, e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, nisi një thirrje të zakonshme në stadiumet e futbollit: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q*fsha motrën!”. Ky shkëmbim u përsërit disa herë dhe u filmua nga të pranishmit, me videot që pushtuan TikTok-un dhe Instagram-in, duke ngjallur komente të shumta.

Pas këtij momenti, ajo vazhdoi me interpretimin e këngës patriotike “A vritet pafajësia”, duke e përmbyllur performancën mes duartrokitjeve.

Ky koncert vjen vetëm pak kohë pas debatit që shkaktoi Egli për shkak të veshjes së saj gjatë interpretimit të këngës “Mora fjalë”, e cila u konsiderua e papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

 

Sulmohet Marko Gjuriq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se është sulmuar në rrugë, teksa po shëtiste me vajzat e tij.

Gazetarja nga Lugina, Ardita Behluli thotë se Gjuriq u sulmua nga një qytetar në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

“E tërë kjo ka ndodhur si shkak i një dezinformate që është përhapur në opinionin publik, ku gjithmonë citojmë dhe referohemi na bazë të informacionit zyrtar që kanë dhënë institucionet përkatëse”, u shpreh Behluli në “Kosova Today”.

Ajo thotë se dezinformata ka të bëjë me pranimin e vendosjes së shtetasve të huaj në Serbi, marrëveshje kjo që thuhet se u sulmua ministri i jashtëm.

Behluli thotë se kjo tregon se Serbia është në një atmosferë të dezinformimit dhe urrejtjes që përhapet në publik.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Gjuriqi shfaqi dy fytyra, pasi sipas tij ai edhe thoshte se nuk do ta paraqesë veten si viktimë, por nga ana tjetër, poston mesazhet kërcënuese.

Derisa ai thotë se në Serbi, nuk ka aspak transparencë, përkundrazi ka kontrollim të rreptë.

Ndërkohë, gazetari Arientin Abdyli thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është në ofanzivë, derisa shton se në Serbi tanimë janë krijuar dy blloqe.

Ndërkaq, gazetari që jeton dhe vepron në Rusi, Misha Pumo, thotë se shteti rus nuk i beson më dhe aq shumë Serbisë.

Plas ‘bomba’, publikohet foto e Drilonit dhe Bay T

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal.

Por, jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues.

U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri.

Por, në prapaskenë, larg syrit të publikut, zhvillime paska pasur dhe për këtë nuk ka më as edhe një dyshim!

Kjo pasi, në rrjete sociale ka rrjedhur një fotografi ku Driloni dhe Bay T shfaqen krah Dianës dhe Arionit.

Shkrepja i përket disa muajve më parë, në periudhën kur Arioni dhe Diana ende nuk ishin ndarë.

Të katërt duken shumë të lumtur dhe të afërt në imazhin e shpërndarë nga selfie e tyre në ashensor.

Rastësi? Nuk dihet saktë se çka ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurtë – Bay T dhe Driloni janë takuar dhe diçka paska pasur të vërtetë në shumëçka që është thënë. /Prive By Liberta Spahiu

Kurti e ekzagjeron, thotë se bashkëpunimi me Kusarin “mbase do të futet në manuale të shkencave politike”

Përgjatë ditës së djeshme është shënuar përvjetori i tetë i subjektit politik Alternativa, i cili udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila. Albin Kurti, udhëheqësi i koalicionit me partinë në fjalë, e ka ekzagjeruar kur ka folur për bashkëpunimin katër-vjeçar me Kusari-Lilën.

Në një komunikatë të lëshuar nga Alternativa, citohet Kurti të ketë vlerësuar lart kreun e këtij subjekti politik. Të ketë thënë se bashkëpunimi i tij me Kusari-Lilën mund të futet në manualet e shkencave politike.

“Mimoza këto katër vite ju drejtoi ju por na drejtoi edhe ne si kryetare e Grupit Parlamentar. Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet”, citohet të ketë thënë Kurti pos tjerash.

Kurti ka thënë pos tjerash edhe se me “plot dinamikë” e ka drejtuar grupin parlamentar.

Në këtë ceremoni të Alternativës present ka qenë edhe Faton Peci, bashkëkryetari i ‘Listës Guxo’.

Burri nga Klina e bën gruan për Spital

Një burrë nga Klina ka ushtruar dhunë të madhe fizike ndaj gruas së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si edhe ekipi mjekësor ku ata e kanë transportuar viktimën në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në Repartin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor.

Polici sulmohet në rrugë nga tre të rinj në Mitrovicë

Një zyrtar policor ka raportuar se është sulmuar nga tre persona të dyshuar, derisa ndodhej jashtë detyrës zyrtare, në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, më 27 korrik 2025 rreth orës 17:00.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtari policor, me detyrë në pikën kufitare të Jarinjës, është ofenduar verbalisht nga tre persona të cilët ndodheshin në një veturë. Pas fyerjeve, të dyshuarit kanë zbritur nga vetura dhe e kanë shtyrë dhe kapur për duarsh zyrtarin, të cilit nuk i është dhënë mundësia të prezantojë ID-në policore, për shkak të pengesës fizike nga ana e të dyshuarve.

Personi i parë i dyshuar, Rron Smakolli rreth 18-vjeçar, është ndaluar nga Policia, por gjatë arrestimit ka ofenduar zyrtarët policorë dhe nuk i ka zbatuar urdhrat. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një thikë në xhep.

I dyshuari i dytë, Dastin Xhemajli rreth 20-vjeçar, është paraqitur në stacion policor pas kontaktit telefonik, ndërsa i treti, Lorik (i datëlindjes ende të pacaktuar), nuk është paraqitur dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “Sulm”, ndërsa të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit të parë, përveç kallëzimit penal, është shqiptuar edhe kundërvajtje për moszbatim të urdhrit të policisë dhe për ngasje të automjetit pa patentë shofer.

Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë në këtë incident.

eKosova lëshon dy shërbime të reja

Platforma eKosova ka njoftuar se ka lëshuar dy shërbime të reja digjitale në bashkëpunim me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, të cilat janë tashmë të qasshme në kategorinë “Biznesi”.

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, në platformën eKosova janë lansuar dy (2) shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Biznesi”:

1. Shkarko vërtetimin individual;

ekosova.rks-gov.net/671

2. Shkarko vërtetimin biznesor;

ekosova.rks-gov.net/672

Vëmendje: Për të përdorur këtë shërbim, sigurohuni që llogaria juaj në eKosova të jetë e verifikuar (niveli i dytë i identifikimit)”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/