Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

Agim Pllashniku, qytetari që u konfrontua të premten e kaluar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

Siç u tha në dokumentin e kallëzimit penal, për të cilin raportoi Insajderi, “më datën 25 korrik, 2025, pranë një kafiterie te Komuna e Prishtinës, këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i saj sulmojnë fizikisht qytetarin këtu palën e dëmtuar Agim Plashniku, ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që i afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë të qetë dhe të kulturuar (video-incizimi), qytetari Agim Plashniku në gjet simbolik për të shprehur indinjatën me rrethanat politike të vendit dhe korrupsionin e madh që po mbretëron në vend, i afrohet deputetes dhe i thotë ‘a po ma paguan edhe mua faturën’”.

Vajza e Agimit, Sonila Pllashniku, dhe avokati i tij, Gent Gjini, ishin të ftuar për të debatuar rreth kësaj çështje në Klan Kosova.

Nuk ka qenë e lehtë prej momentit kur u bë mediatike video, dhe kur u pa që Fitore Pacollit nuk po i shiten më rrenat e saja. Nuk ka qenë e lehtë për familjen, por ne jemi mësuar pak apo shumë, dhe e dimë se kjo qeveri, deputetët e VV-së, dhe në këtë rast Fitore Pacolli, kush janë e çka bëjnë. Përderisa Fitore Pacolli s’e ka problem me vjedh shtetin, ajo nuk e ka problem as me sulmu qytetarin, e as mandej me i bë përndjekje publike familjes së një qytetari, i cili thjesht kërkon llogari se çfarë është duke ndodhur me taksat e mija, dhe taksat e qytetarëve të tjerë”, u shpreh vajza e Agimit.

Ajo shton se Pacolli nuk ka bërë kërcënim të drejtpërdrejt, por sipas saj, deputetja e VV-së ka bërë thirrje të hapur të urrejtjes përmes shkrimeve të saja, si dhe shton se ka bërë thirrje që nënën e saj ta largojnë nga puna që e ushtron.

Nga ana tjetër, avokati Gjini thotë se klienti i tij është shtyrë me forcë nga Pacolli si dhe nga asistenti i saj.

Po ashtu, avokati shton se Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm se kinse Agim Pllashniku ka pasur armë me vete.

Spahiu: Atë që ka ba Kurti në Veri, më e rëndësishme se vet shpallja e pavarësisë së Kosovës

Komentatori politik, Nexhmedin Spahiu, jo që s’pajtohet që s”ka dështime qeverisja e Kurtit por disa merita e ja numëron, transmeotn Gazeta Metro.

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, Spahiu kritikoi liderin e Vetëvendosjes por në debat e sipër me panelistë nisi të argumentojë se arrtija e tij në veri të vendit është historike “më e rëndësishme se shpallja e pavarësisë” madje tha.

Kur u sfida për pasojat e asaj arritje – siç janë sanksionet – Spahiu megjithatë e zhvlerësoi vetë të arriturën e Kurtit kur tha “ajo pasi nuk e ka bë bash në mënyrën më të mirë të mundshmet”./gazetametro.net

Grenell akuzon Hagën: E turpshme që Thaçi po mbahet në burg, Haga është e rrënuar

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka rikujtuar se arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhi pikërisht në kohën kur SHBA-ja po përpiqej të arrinte një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, shkruan Insajderi.

Në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter), Grenell ka deklaruar e ishte prokurori Jack Smith, tashmë i njohur për hetimet kundër Donald Trump – ai që urdhëroi arrestimin e Thaçit në vitin 2020.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë–Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”,shkroi ai.

Ish-presidenti Hashim Thaçi u arrestua vetëm pak javë para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.

Ai ndodhet në paraburgim në Hagë që nga ajo kohë, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Nuk është i shitshëm”- Reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit u la jashtë nga gara për Drenasin

Gruaja e Ramiz Lladrovcit, Shemsije Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që Ramiz Lladrovci të lihet jashtë garës për kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit. Në vend të tij, u zgjodh Petrit Hajdari.

Lladrovci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është “produkt i pazareve politike”, shkruan Insajderi.

“Ata që i dolën kundër, e dijnë mirë se Ramiz Lladrovci nuk është produkt i pazareve politike, por i sakrificës së vërtetë. Ai është vëllai i dëshmorit Femi Lladrovci, një emër që e mban peshën e gjakut të derdhur për këtë tokë. Dhe këtë peshë nuk mund ta mbajnë as ata që i dalin kundër sot, nga kolltuqet e rehatshme, e as ata që flasin për kombin vetëm kur u duhet për votë, dhe për ineresa përsonale”, thuhet në shkrim.

Reagimi i plotë:

Ramiz Lladrovci ,dëshmi e gjallë se atdhedashuria nuk është fjalë, por gjak, qëndresë dhe burrëri!

Ka njerëz që flasin për Atdheun, por Ramiz Lladrovci është prej atyre që ka jetuar dhe jeton për të. Ai nuk ka pasur nevojë të bërtasë për t’u dëgjuar, sepse veprat e tij flasin vetë, në ilegale, në luftë, në diplomaci, në politikë e në udhëheqje.

Ata që i dolën kundër, e dijnë mirë se Ramiz Lladrovci nuk është produkt i pazareve politike, por i sakrificës së vërtetë. Ai është vëllai i dëshmorit Femi Lladrovci, një emër që e mban peshën e gjakut të derdhur për këtë tokë. Dhe këtë peshë nuk mund ta mbajnë as ata që i dalin kundër sot, nga kolltuqet e rehatshme, e as ata që flasin për kombin vetëm kur u duhet për votë, dhe për ineresa përsonale.

Koha e ka vërtetuar, Ramiz Lladrovci ka qenë aty kur është dashur burrëri, jo thjesht zë. Ka qëndruar në vijën e parë, në ditët më të errëta të popullit tonë, dhe ka folur e vepruar me dinjitet dhe trimëri kur të tjerët kanë zgjedhur heshtjen ose servilizmin.

Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ramiz Lladrovci është ballëlartë për gjithqka që ka bërë për vendin e tij. Ai është vetë përgjigja. Dhe historia do të jetë gjithmonë në anën e atyre që kanë dhënë, jo të atyre që vetëm kanë marrë. Ai është një shembull për brezat që vijnë, se si ndërtohet një jetë me dinjitet dhe përkushtim ndaj kombit.

Përherë krenare dhe ballëlartë krah teje burrë!