Reagon ashpër Bay T, ia qet të ‘zezat në fushë’ Drilonit

Një fotografi që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale ka ngjallur shumë diskutime në publik.

Në imazhin e shpërndarë, shihen Driloni dhe Bay T së bashku me Dianën dhe Arionin, një shkrepje që i përket disa muajve më parë, në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje.

E një koment i Drilonit tek kjo fotografi ku thoshte se: “Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë”, e paska zemëruar tej mase këngëtaren, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këtë ngjarje, Bay T ka reaguar ashpër në Instagram, duke i thënë Drilonit se ka dashur ta ulë si femër, madje duke i përmendur se edhe kur ai ia ka shprehur pëlqimin ishte në lidhje me tri vajza të tjera njëkohësisht.

 

 

Postimi i plotë:

“S’po ja mban b*tha me dalë”- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal

Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK’së, është përplasur në Kuvendin Komunal me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi.

Muhaxheri ka pretenduar se VV’ja s’po guxon ta kandidojë Taulant Kelmendin për kryetar të Komunës së Pejës. Përgjatë përplasjes, Muhaxheri ka përdorur edhe shprehje banale.

A din çka osht e të mira e kësaj pune, ti Berat? Se i mëshojshe gjyksit ka me të mujtë Taulanti. E s’po ja mban b*tha me dalë. Qëkjo është ajo puna që po të thom ty. As partisë tonde s’po jeni në gjendje me qit njeri. S’ka lidhje, se qitu e rrehshe gjyksin “ka me të mujtë Taulanti”. Qite Taulantin, ku e ki? Qata po du me ju thanë, që s’keni njerëz me qitë, e tash folni jo kështu jo ashtu”, deklaroi Muhaxheri në Kuvend, në një video që e ka shpërndarë mediumi lokal ‘Peja në Fokus’.

Muhaxheri do të jetë kandidati i LDK’së për Pejën.

 

Elshani për vdekjen e mërgimtarit në Ujman: Nuk kemi dyshim që dikush e ka shty, ai ka kërcy

Është gjendur trupi i pajetë i 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit, shkruan Gazeta Demos.

Në një prononcim për media, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani i ka thënë se nuk ka dyshime që e ka shtyer dikush, ndërkaq se çka e çoi tek vdekja mërgimtarin ai tha se do ta zbulojnë pas autopsisë.

”Ne nuk kemi dyshim që dikush e ka shty, ai ka kërcy. Ai ka qenë në afërsi me familjarët e vetë e gjithë të tjerët. Sidoqoftë me siguri edhe do ta shohim në bazë të autopsisë mos ka diçka të jashtëzakonshme, çka e ka sjellë deri te vdekja e tij në fakt, me rëndësi është se ai vend ka qenë aq i thyeshëm dhe kërkimi ka qenë i pamundur që policia me aparaturat e veta, me anijet që i kemi pasë ne aty me e gjetë për atë arsye me njëri-tjetrin me njësi kompetente, edhe ju e keni pa e mësu bashkë me neve që thellësia ka qenë shumë e ndryshme. Është një sukses që është gjetur trupi i tij”, ka thënë Veton Elshani.

“A ka naj trim që del i vret këta?”, invalidi i UÇK-së thirret për intervistim pasi cilësohet se kërcënoi Bashën e Ramabajën

“A ka naj trim që del i vret këta pisa në emër të popullit?”, ishte postimi i invalidit të luftës, Feim Krasniqi i cili bashkangjitur kishte fotografinë e Dimal Bashës e Sadri Ramabajes, si pasojë e të cilit ky i fundit ka njoftuar se është thirrut për intervistim nga Policia.

Ai është shprehur se të njëjtit nuk i ka kërcënuar, teksa deklaron se ky postim ishte shprehje e frustimit ndaj personave që nënçmojnë vlerat e luftës.

“E çuditshme,sot me erdhi nje ftese,qe te paraqitem neser,ne polici per intervistem,ne sektorin e krimeve te renda! Ne vned qe shteti ti mbroj me ligj vlerat e luftes dhe figurat e saj,ai ne therret neve per t’na gjykuar,pse po i mbromě figurat e çmuara,siq ẽshtẽ figura e presidenti historit z.Hashim Thaçi,i cili sě bashku me shokẽ po gjykohet padrejtsisht ne Hagẽ,duke e mbrojtu luften e shejtẽ tẽ UÇK-sẽ”.

“Sa i perket rastit ne fjalẽ,une nuk i kam kercenuar,vetem kam ber pyetje a ka noj trim qe i ndal kta,nga qe nuk kemi shtet. Une skam asgje personale me ta,as nuk i njof,por kur fyhen vlerat e lufta,me pas qenẽ babai i im,te njejtin veprim e kisha ba,une lendohem ne shpirt kur fyhet lufta dhe figurat e UÇK-sẽ,kam dhen pjesen e trupit per ket vmed,andaj nuk mund ta duroj,lloj,lloj matrapazi qe ti perdhos vlerat e luftes,pavarsisht çmimit qe do ta paguaj. Jam krenar para ketyre matrapazeve, me te kaluaren time,por kta çfar te kaluar kanẽ,perveq,sharjeve fyaerjeve,e zhvatje te shtetit. Nuk ka gjykate qe me ndal ne mbrojtejn e kauzes time per vlerat e luftes. Me vjen keq mga nje pjese e shoqerise,qe nuk po kane guxim ti shprehin qendrimet e tyr,ne raport me kta bamdita,sepse kemi nje pushtet anti vlere e UĆK-sẽ,kete me se miri e ka dẽshmu Mimoza Kusari,duke u kordinu me Radioçiqi,per vlerat e luftesẽ. Por nje gje ẽshtẽ e sigurt,se dielli do lind pẽrseri dhe do ti kthehet dinjiteti keti vendi. Me repekt:Feim Krasniqi,invalid i luftẽs sẽ UÇK-sẽ”, tha ai.

Gazetarja e RTK-së në shënjestër të pushtetit – reagon babai i saj, Shaqir Foniqi: Je ashtu siç kam ëndërruar

Pas një interviste ku i drejtoi pyetje të drejtpërdrejta një deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit gazetarja e RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi është bërë cak i sulmeve të koordinuara nga zyrtarë dhe përkrahës të mazhorancës.

Kritikat e organizuara ndaj saj kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe brenda komunitetit gazetaresk.

Në mbrojtje të saj ka dalë edhe babai i saj, gazetari me përvojë shumëvjeçare Shaqir Foniqi, i cili ka shprehur publikisht krenarinë për vajzën e tij.

“Blerta ashtu siç e kam ëndërruar: Gazetare e vyrtytshme, dmth: profesioniste, dinjitoze, e guximshme, misionare dhe krenare. Mburrem me ty bijë!” – ka shkruar ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shokuar me sulmin e paprecedent, “personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi”.

Tomë Gashi, opozitës: Ka kaluar koha e shantazheve, qytetarët e kanë kuptuar lojën tuaj

Avokati dhe analisti Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke thënë se ajo po përpiqet ta paraqesë humbjen në zgjedhjet e 9 shkurtit si fitore.

“Ka kaluar koha e shantazheve! Ka kaluar koha kur me 2 deputetë merrje 5 ministri, e me 7 deputetë bëheshe Kryeministër. Opozita nuk po e pranon humbjen katastrofale, por po përpiqet ta shesë si fitore spektakolare,” ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai shton se qytetarët e Kosovës janë vetëdijesuar dhe tashmë, sipas tij, e kanë kuptuar lojën e opozitës.

Postimi i plotë:

Ka kaluar koha e shantazheve !

Ka kaluar koha kur me 2 deputetë merr 5 ministri, e me 7 deputetë bëhesh Kryeministër

Opozita nuk po e pranon humbjen në zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë humbje katastofale po don me paraqit si fitore spektakolare.

Qytetarët e Kosovës janë vetëdijsu dhe lojën e juaj e kanë kuptu!

Vetëvendosje edhe në tragjedi krenohet: FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit

Forca e Sigurisë e Kosovës, konkretisht njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit sot në mëngjes  janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit.

Njoftimin e ministrit në detyre, Ejup Maqedonci e ka shpërndarë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shkruar se FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit.

Kujtojmë se tash e dy ditë, një mërgimtar rreth 33-vjeçar është hedhur nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk ka dalë nga aty.

Publikohen pamje: Momenti kur rrahet e bëhet për spital nga pronari dhe disa persona polici që dhunoi kamarierin në Vlorë

Janë publikuar pamje të reja nga incidenti i ndodhur në Vlorë, ku një kamarier u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij.

Këtë herë, pamjet tregojnë momentin kur vetë efektivi i policisë dhunohet nga disa persona, të cilët sipas avokatit të policit, Kujtim Cakrani të njëjtit ishin të shoqëruar me pronarin e restorantit dhe hotelit ku ndodhi ngjarja.

Sipas Cakranit, personat që kanë ushtruar dhunë ndaj policit kanë precedentë penalë.

“Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë I nderuar I policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.

Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.

Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit ti”, tha ai.

Ekskluzive: Ky është babai që dyshohet se plagosi të birin në Stanofc të Poshtëm – viktima u dërgua në QKUK, i dyshuari në arrati

Gazeta Sinjali ka siguruar informacione ekskluzive lidhur me një rast të rëndë që ka ndodhur më 27 korrik 2025 në fshatin Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Burimet e Sinjalit brenda organeve të rendit bëjnë me dije se i dyshuari është Driton Bekteshi, ndërsa viktima është djali i tij, Ilir Bekteshi, 27 vjeç, i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit në dorën e majtë.

Pas plagosjes, viktima është transportuar me veturë private drejt QKUK-së në Prishtinë për trajtim emergjent.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa në vendin e krimit janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari, sipas një familjari, është larguar menjëherë pas incidentit me një veturë të tipit pikap, ngjyrë e bardhë, në drejtim të Prishtinës dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Njësitë policore dhe hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.