Fansi ndërron jetë në koncertin ‘live’, dyshohet se ra nga lartësia

Një fans, rreth 40 vjeç, ndërroi jetë në koncertit e Oasis në Wembley të shtunën në mbrëmje.

Sipas Policisë Metropolitane, oficerët që ishin në detyrë në stadium u përgjigjën menjëherë, së bashku me mjekët e vendit dhe Shërbimin e Ambulancës së Londrës, pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20.

Një burrë, rreth të 40-ave, u gjet me lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia. Ai ndërroi jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Mediat britanike raportojnë se burri dyshohet të ketë rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Një person i pranishëm në koncert e përshkroi ngjarjen në rrjetet sociale si “horror”.

Stadiumi ishte i mbushur, dhe besojmë se disa njerëz mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ose mund ta kenë filmuar me celular. Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes, telefononi”, bëri thirrje policia.

Grupi britanik Oasis reagoi me trishtim pas lajmit për vdekjen tragjike të fansit gjatë koncertit të tyre në stadium.

Në një deklaratë zyrtare, Liam dhe Noel Gallagher, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, shprehën ngushëllimet: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.

Të hënën priten stuhi të forta, breshër dhe mundësi për vërshime

Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C.

Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i fuqishëm, do të sjellin destabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë orëve të paradites, pasditja pritet të karakterizohet nga zhvillime të fuqishme të vranësirave.

Lokalisht, këto do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Stuhitë mund të shoqërohen me erëra të forta dhe breshër të madh në zona të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën 10-15°C. /MeteoKosova/

Remzie Osmani e surprizon rejën e saj me super dhuratë

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka surprizuar nusen e djalit të saj, Gëzimen, me një dhuratë tejet të veçantë dhe luksoze për ditëlindjen e 29-të, të cilën ajo e festoi pak ditë më parë.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Gëzimja, shihet një letër urimi shumë e përzemërt nga familja, bashkë me një set bizhuterish nga marka e njohur Swarovski.

Në urimin e shkruar me dorë thuhet:

“Për Gëzimen tonë të bukur. U bëfshë 100 vjet plot shëndet e lumturi. Jemi me fat që të kemi. Të duam shumë. Nga: Familja”!

Postimi i ndarë nga Gëzimja u shoqërua me fjalët “Ju dua” dhe etiketimet për Remzie Osmanin dhe Riola Hamzajn, duke treguar lidhjen e ngushtë familjare dhe dashurinë që ata ndajnë për njëra-tjetrën. /Prive By Liberta Spahiu

E gjithë bota thotë të kundërtën, Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza, kjo është propagandë e Hamasit

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka kërkuar që të angazhohet në ofrimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për pengjet që mbahen në Gaza.

Kjo deklaratë vjen pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez shfaqën dy pengje izraelite, Evyatar David dhe Rom Braslavski, në një gjendje të dukshëm të rënduar, raporton skynews.

Ai tha se i kishte thënë Lerissonit se “gënjeshtra për urinë që përhap Hamasi po shpërndahet në mbarë botën”, duke shtuar se ndaj pengjeve izraelite po kryhet një “urije sistematike”.

“Bota nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj pamjeve tronditëse që sjellin ndërmend krimet naziste”, shtoi kreu i qeverisë izraelite, duke u bërë thirrje vendeve të dënojnë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Izraeli është akuzuar për krijimin e një urie të qëllimshme në Gaza duke kufizuar qajen në ushqime brenda enklavës.

Izraeli mohon se është përgjegjës për mungesat e ushqimit dhe thotë se pretendimet për uri në Gaza janë propagandë nga Hamasi – por organizatat humanitare e kanë akuzuar qeverinë izraelite për krijimin e “kaosi, urie dhe vdekjeje”.

Ndryshe, të paktën 27 palestinezë kanë vdekur sot në Gaza ndërsa kërkonin ushqim. /Telegrafi/

Pamje/ Ky është vendi ku u mbulua sot me borë deri në 40cm – s’kishte ndodhur qe 50 vjet

Disa qytete në Australinë lindore u mbuluan me shtresën më të trashë të borës në dekada, ndërsa moti i egër përfshiu zonën këtë fundjavë, duke shkaktuar përmbytje, duke bllokuar automjete dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për mijëra shtëpi, thanë autoritetet.

Një front ajri i ftohtë ra solli rreth 40 cm borë në pjesë të veriut të Uellsit të Ri Jugor të shtunën, sasia më e madhe që nga mesi i viteve 1980, tha Miriam Bradbury, një meteorologe në zyrën e motit të Australisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Borë ra edhe në zona të shtetit fqinj të Queensland për herë të parë në 10 vjet, tha ajo.

Foto: Armidale Golf Club/via REUTERS

Bradbury tha se ndryshimi i klimës e ka bërë motin e Australisë më të paqëndrueshëm në vitet e fundit, por se kjo lloj ngjarjeje kishte ndodhur disa herë në të dhënat historike.

“Ajo që e bën këtë ngjarje të pazakontë është sasia e borës, por edhe përhapja e saj, duke mbuluar një pjesë mjaft të madhe të pllajave veriore”, tha ajo.

Me shirat e rrëmbyeshëm që godisnin zona të tjera, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor tha se kishte reaguar në më shumë se 1,455 incidente. Tha se më shumë se 100 automjete ishin bllokuar nga bora, stuhitë kishin dëmtuar ndërtesa dhe kishte lëshuar disa paralajmërime të mëdha për përmbytje.

Foto: Matt Walsh / Sky News

Dhjetëra mijëra shtëpi e kaluan natën pa energji elektrike, raportoi transmetuesi shtetëror Australian Broadcasting Corp.

Policia në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, tha se një makinë kishte ngecur në ujërat e përmbytjes të shtunën në mbrëmje dhe një pasagjere femër në të 20-at është zhdukur. Kërkimet po vazhdonin të dielën, thanë ata. /Klankosova.tv

Ymeri: Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht

Në emisionin “VV Show”, analisti Visar Ymeri ka folur për perceptimet dhe reagimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit. Ai tha se duhet bërë ndarja e qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është kjo gjykatë.

“Gjykata Speciale nuk është gjykatë e cila merret me të gjitha rastet që ndodhin, në këtë drejtim duhet me bo këtë ndarje,” u shpreh Ymeri. Sipas tij, pritjet që janë krijuar për këtë institucion kanë qenë të pabazuara.

“Mendoj që kanë pas pritje nga Gjykata Speciale të pabazuara, unë i kuptoj familjarët të cilët presin që 25 vjet me ditë kush ua ka vra babën, vëllain, mirëpo qiky frustrim që vjen nga mos gjetja e akterëve nuk bën me u vesh dikujt pse ja ki inati,” theksoi ai.

Ai ka komentuar edhe reagimet që kanë ardhur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke i cilësuar si të natyrës politike dhe jo të lidhura me drejtësinë.

“I kam pa reagimet e një pjese të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe përkrahësve të tyre, reagimet e tyre nuk kanë të bëjnë me procesin e drejtësisë. Është çështje politike,” tha Ymeri.

Sipas tij, qëllimi i këtyre reagimeve është përfitimi politik: “Reagimi i tyre është reagim nga paniku, ata dojnë me ju kallxu qytetarëve të Kosovës që Hashim Thaçi është i keq, a po ju kujtohet kush është ky, për me përfitu politikisht.”

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen

Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen.

Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë të veçantë për të, urimet ndaj nënës Hyrë nuk i kursyen bashkëpartiakët e tij.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar nënën Hyrë në ditëlindjen e saj, duke thënë se ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri.

“Nëna e liderit tonë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Nëna Hyrë e ka sot ditëlindjen. Ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri. Qofsh shekullore Nëna Hyrë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Hasani thotë se presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Speciales ishte i papërballueshëm

Nait Hasani, deputeti i PDK-së, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova, foli rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Hasani thotë se iu kërkuar të votonte këtë gjykatë, megjithëse sipas tij, ai kundërshtoi themelimin e një gjykate që do ta gjykonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa, deputeti shtoi se themelimi i Speciales u bë nga një presion i përballueshëm i ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera ai shton se punimet në Gjykatën Speciale në Hagë, është dashur të ndalen në momentin që u konstatua që nuk ka elemente të trafikimit të organeve, çështje për të cilën edhe u formua kjo gjykatë.

Sipas Hasanit, themelimi i Gjykatës Speciale ishte i përcaktuar, dhe ai qëllim sipas deputetit, ishte dënimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të kthehesh 10 vjet prapa, është bukur shumë kohë, por ngjarjet të cilat i përjetojmë përditë, edhe në ditët e sotshme, janë aktualet, pikërisht para 10 vjetëve kur kanë filluar. Gjykata Speciale nuk ka filluar më 3 gusht 2015, por ka filluar nga 2011-ta. Atëherë nga raporti  i Dick Marttit. Tani ka nga Asambleja Parlamentare. Por nga viti 2014 e merr formën e prerë, ne nuk kemi gjetur elemente të trafikimit të organeve, por ka elemente për trajtimin jo të drejtë gjatë luftës. Këtu është dashur të kuptohej drejtë çështja atëherë, dhe të mbyllet. Sepse kërkesa ka qenë për trafikim organesh, sepse gjykatat tona kanë gjykuare mjaftueshëm për krime lufte. Por me presionin ndërkombëtarë, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet që po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e drejtë, për shkak se është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga unë që ta jap votën, pikërisht për Gjykatën. Në bisedë të drejtpërdrejtë me Hashimin, Kadrinë, brenda grupit, kam thënë ‘jo’, s’ka mundësi ta votoj një gjykatë që gjykon luftën tonë. Askund në botë nuk ka gjykata etnike, gjykata bëhen për krime lufte, pavarësisht etnitetit, gjuhës, fesë. Por te ne ishte e përcaktuar, Gjykatë Speciale për dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hasani.

Deputeti i VV-së, Thaçi: Qysh ka fytyrë PDK-ja me marr pjesë në protestën e OVL-UÇK kur ka qenë shtysa kryesore për themelimin e Speciales

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për “Front Online” se Partia Demokratike po e politizon protestën e OVL-UCK të thirrur më 7 gusht për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve në Hagë.

Thaçi thotë se PDK nuk e di a ka ‘fytyrë’ me marr pjesë në këtë protestë, pasi sipas tij, shtysa kryesore për themelimin e Gjykatës ka qenë kjo parti.

“Ka tendenca nga disa parti politike për ta politizuar këtë gjë, se di sa ka fytyrë PDK me marr pjesë në një protestë të tillë kur ka qenë iniciatorë dhe shtyse kryesore për themelimin e asaj Gjykatës. Protestat e tilla është mirë të mos politizohen siç dinë PDK me bërë një gjë të tillë, kur dikur i quanin tradhtar të kombit ata që nuk e votojnë Specialen e sot po e drejtojnë gishtin nga ne gjoja se nuk kemi bërë asgjë për Specialen. Ne si VV dhe kryetari i saj kemi protestuar për mos votimin e asaj Gjykate”, ka deklaruar Thaçi për “Front Online”.

Sherri mes thika në Vlorë, publikohen pamjet

Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me thikë dy shtetas.

Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.

Siç duken nga pamjet e një nga dy konfliktet e regjistruara dje dy të rinjtë janë përleshur në trotuar jashtë një dyqani.

Në konflikt ndërhyn edhe një vajzë, e cila tenton të ‘shuajë’ sherrin. Por dy të rinjtë vazhdojë në grushtojnë njëri tjetrin, për pasojë vajza largohet dhe futet brenda në dyqan, ndërsa 32-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos të riun.

Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.