Gjesti bën këtë veprim ndaj Drilonit

Gjesti dhe Drilon Rama gjatë qëndrimit të tyre në ‘Big Brother VIP Kosova’ kishin një raport të afërt.

Mesa duket dyshja po vazhdojnë edhe jashtë këtij formati të kenë raporte te mira mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Driloni ka ndarë me ndjekësit e tij disa imazhe nga pushimet, ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe reagimet e Gjestit, një veprim i vogël që tregon mbështetjen dhe respektin mes tyre.

Kujtojmë se dyshja arritën të rrëmben çmimet e ‘Big Brother’ njeri në Kosovë e tjetri në Shqipëri.

Alarm në Kinë, mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’ – pacientët në spital nën masa të rrepta

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat.

Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta, sipas BBC.

Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione.

Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.

Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend.

Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.

Por çfarë është ‘chikungunya’?

Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma të ‘chikungunya’ brenda tri deri në shtatë ditësh.

Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve.

Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë për muaj ose edhe vite.

Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore themelore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.

Nuk ka kurë, por vdekjet nga ‘chikungunya’ janë të rralla.

Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas u përhap në vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore.

Deri më sot, është raportuar në më shumë se 110 vende.

Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit është “zvogëlimi” i pellgjeve të ujit të ndenjur që lejojnë mushkonjat të shumohen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Serbia ndalon edhe një qytetar të Kosovës

Njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë

Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

MPJD konfirmon se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen e z. Preniqi, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast.

Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij.

Në këtë fazë, MPJD u bën thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mozzik mbështet protestën e 7 gushtit: Ky është momenti të tregojmë se gjaku i dëshmorëve nuk harrohet

Artisti i njohur, Gramoz Aliu, i njohur si “Mozzik”, shprehu mbështetjen e tij të plotë për protestën e e thirrur nga organizatat e dala nga lufta më 7 gusht kundër padrejtësive që po u bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Aliu konfirmoi se ai dhe familja e tij do të jenë pjesë e kësaj proteste, duke shprehur angazhimin e tij për të qëndruar krah për krah me qytetarët e Kosovës në mbrojtje të nderit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.

Postimi:

Unë dhe familja ime do të jemi në këmbë, krah për krah me vëllezërit e motrat tona, në këtë protestë kundër padrejtësisë!

Nuk mund të rrimë duarkryq kur preket nderi, gjaku dhe sakrifica e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

Ky është momenti të tregojmë se gjaku i dëshmorëve nuk harrohet, se burrëria nuk shuhet, dhe se zëri i drejtësisë nuk mund të heshtet.

📅 7 Gusht – Ora 17:00

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Ftoj çdo shqiptar me zemër e nder, të jetë aty!

Për gjakun e derdhur, për nderin e kombit, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Sepse kur kombi thërret – burrat nuk mungojnë!

RRNOFTË UÇK-ja !

“Enver Bajraktari kishte pasur problem për tokën 10 vjet më parë”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Baicë të Lipjanit, ku në një arë me misër është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, i cili ishte shpallur i zhdukur gjatë së dielës nga familja.

Dyshimet e para janë se ai është vrarë nga dikush e më pas varrosur aty, një kilometër përtej shtëpisë së tij.

Sipas Klanit, viktima para 10 vjetësh kishte pasur një problem për tokë, por që ishin zgjidhur.

“Problemet me tokën kishin ekzistuar para 10 vjetëve me disa të afërm, por siç na njoftuan ato janë zgjidhur, në besë, pra ishin çështje bese dhe kishin vendosur që kjo çështje që të merr fund”, deklaroi Zogaj në Klan Kosova.

Kush dhe si e gjeti trupin e groposur të Enver Bajraktarit? Familjari i tij zbardh detaje nga misteri i krimit në Lipjan

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme për vrasjen e rëndë të 59-vjeçarit, Enver Bajraktarit në komunën e Lipjanit, raporton GazetaDemos.

Sipas familjarit të të njëjtit, i cili foli për media, Bajraktari u gjet fillimisht i varrosur nga fshatarët e fshatit Baicë, të cilët kishin dalë në kërkim të tij, në momentin kur familja kishte vërejtur se tashmë i ndjeri ishte zhdukur.

“Rreth orës 16:00 familjarët thonë që e ka lëshuar lopën ai. Pas orës 17:30-18:00, lopa është kthyer te shpëpija, por është kthyer vetëm, pa çoban. Kanë tentuar me e thirr në telefon, por më s’kan mujtë me pas kontakt. Kanë thirr nëpër mixhallar, nëpër këto restorantet që i kemi ne këtu, s’është kurrkund. Kur e kanë pa [familjarët] që s’është kurrkund, pas orës 20:00-21:00 ka filluar publikisht krejt fshati me kërku nëpër male, nëpër rrethinë, atje te ura poshtë, gjithkah”.

I pyetur se si e morën vesh që ai ishte përafërsisht lokacioni ku ndodhej tashmë i ndjeri, ai tha se për këtë e ndihmuan kamerat e shtëpisë së vëllait të tij.

“Kanë hy me vëzhgu. I kanë thirr vëzhguesit e kamerave, përmes shtëpisë së vëllit të tij, e kanë gjetë që lëvizja e fundit ka qenë që ka ardhë deri qëtu te kjo shtëpija këtu e vogël, tani në bazë të saj, kanë ardhë kanë kërkuar qëtu në terren. Ata djemt që kanë ardhë deri te gjurmët e të ndjerit, kanë ardhë duke lyp përmes shtagës që e ruan lopën, tani aty e kanë parë që ka zvarritje të kallamoqit”.

“Aty kur e kanë parë kallamoqin, kanë shkruar deri te gjurmët e tij. E kanë vërejtur dheun e sapo vendosur, edhe msiri përmbi ishte mbjell. Kur e kanë hap varrin, i kanë parë dërrasat, dhe nër to e kanë vërejtur se është edhe një kufomë. Prejt aty ka ndërhyrë Policia”, tha ai.

Sipas tij, viktima ’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë, teksa shtoi se i njëjti la pas vetës 4 fëmijë.

Kompania nga Beogradi fiton tender 137 mijë euro në KEK

Përkundër raporteve të tensionuara, kompanitë nga Serbia po gjejnë treg në Kosovë nëpër tenderë institucionalë. Dje një kompani nga Beogradi ka arritur të fitojë tender në vlerë prej 137 mijë eurosh në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

KEK’u ka shpallur fitues në tenderin për riparim dhe testim të valvave siguruese në bllokun B1 dhe B2 konserciumin UNIVERS-M SH.P.K dhe ICI doo, kompani me seli në Beograd të Serbisë.

Në uebfaqen e kësaj kompanie thuhet se është e specizliaur për ofrimin e shërbimeve inxhinierike dhe teknike “që mundësojnë funksionimin optimal të impianteve të makinerive , minimizojnë kohëne ndërprerjes në prodhim dhe arrijnë besueshmërinë maksimale”.

Pronar i kësaj firme del të jetë Miodrag Jevtovic.

Kjo kompani figuron se ishte regjistruar më herët në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) më 2020. Ndërkaq, është shuar më 25 qershor të 2024-ës. Aktiviteti kryesor i këtij biznesi tashmë të shuar rezulton “testimi teknik dhe analizat”.

I groposur e i fshehur nën dërrasa, ky është vendi ku u gjet i vrarë 60-vjeçari në Baicë të Lipjanit

Në një arë me misër është gjetur i varrosur trupi i pajetë i 60-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë intervistuar katër persona.

“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes.

“Lidhur me rastin  e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e prokurorisë themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, thuhet nga Prokuroria./teve1.info/

Ministrit serb i përkeqësohet gjendja gjatë një paraqitjeje drejtpërdrejt në televizion

Ministrit për Investime Publike të Serbisë, Darko Gllishiq, i është përkeqësuar gjendja sot në mëngjes gjatë një paraqitjeje në programin e mëngjesit në televizionin serb “Pink”.

Emisioni është ndërprerë papritur, dhe sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një goditje të rëndë në tru.

Gllishiqi ishte i ftuar në programin e mëngjesit në televizionin “Pink”, por papritmas filloi të belbëzojë dhe nuk ishte në gjendje të shqiptonte asnjë fjalë të plotë. Prezantuesit e pyetën disa herë nëse ndihej mirë, por ai nuk mundi të përgjigjej, ndaj programi u ndërpre.

Gllishiqi u transportua urgjentisht në spital, ku së shpejti mbërriti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gllishiqi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Darko Gllishiq është ministër në Qeverinë e Serbisë që nga maji i vitit 2024. Ai është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe që nga themelimi i saj dhe prej vitit 2016 ushtron detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të PPS-së.

Shala: Shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa ndjesia kombëtare

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa siç u shpreh ai, ndjesia kombëtare.

Kjo sipas Shalës ndodh për shkak, siç u shpreh ai, të një investimi të jashtëm.

“Janë ndoshta pjesa e shqiptarisë që më dhimbsen më së shumti, për shkak se atje prej kohësh, për shkak të një investimi të jashtëm, sentimentin nacionalist ia ka zbehur ai fetar”.

“Sot shqiptarët e Maqedonisë i ke shumë më reaksionar kur ua prek fenë, sesa kur ua prek ndjekësinë kombëtare, kjo për shkak të investimeve të gjata nëpër disa xhami, si atje, si këtu, por atje ka bërë efekt më shumë”, u shpreh tutje Shala.