Arrestimi i kolonelit Nexhmi Krasniqi, Sveçla: Nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e realizuar ditën e hënë, e ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Sveçla në reagimin e tij ka shkruar se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë.

“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë”.

“Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”, ka deklaruar ai.

Sveçla shtoi tutje se, Policia e Kosovës duhet të jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka zhvilluar një aksion të koordinuar që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në qytetin e Prizrenit dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është realizuar me përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të detyrimit, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet në terren po vazhdojnë, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit të dyshuar si pjesë e procedurës administrative.

Prokuroria dhe IPK kanë theksuar se janë të përkushtuara në luftimin e çdo forme të kriminalitetit, përfshirë edhe rastet kur të dyshuarit janë zyrtarë publikë.

“Gati një vit pa u pa, ndoshta ke harruar kush është babai yt”, Fero përlot me fjalët për Ninën

Reperi i njohur Fero ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional, të publikuar në një story në Instagram, duke shprehur mallin për vajzën e tij, Ninën, me të cilën, sipas tij, ka rreth një vit pa u parë.

Në sfond të stories është një portret i realizuar me dorë, ku Fero shfaqet duke përqafuar vajzën e tij, një imazh që flet më shumë se fjalët.

Në tekstin e publikuar, Fero shkruan:

“Gati një vit pa ty. Ndoshta ke harruar kush është babai yt… ndoshta të mungoj. Mendimet e mia janë shumë të thella për ty. Na e kanë punuar fëlliqur, vajza ime. Shtet i korruptuar.”

Fero, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, këtë herë ka vendosur të flasë me ndjenja të pastra dhe të forta atësie. /Prive By Liberta Spahiu

Rrëmbehet një vajzë, ka hipur në një veturë me targa të panjohura

Një rast i rrëmbimit është raportuar ditën e djeshme në Drenas.

Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia bën të ditur se sipas ankuesit gjatë kontrollit të video incizimeve  është parë viktima kishte hipur në një veturë me targa të panjohura.

“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar”, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Kurti ‘e qan’ serbishten, i fton të interesuarit të aplikojnë për 121 vende pune në komunat veriore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe i është drejtuar serbëve të Kosovës për të aplikuar në konkursin e shpallur për Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”.

Kurti ka thënë se konkursi mbyllet këtë premte, 9 gusht – dhe për 53 vende tjera pune mbyllet me 19 gusht. Në total janë 121 vende pune.

“|Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht”, ka shkruar Kurti.

Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshë mjaft të re haxhi Ylberi

I riu haxhi Ylberi ka ndërruar jetë në moshë të re, pas një beteje me sëmundjen, ndërsa ishte duke u trajtuar në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti mitrovicas Liridon Kurti, i cili shkroi:

“Përkundër vullnetit për ta luftuar sëmundjen dhe dashurisë për jetën, mbrëmë ndërroi jetë vëllau jonë Ylberi. E lusim Zotin ta shpërblejë në ahiret, ashtu siç ishte shembull për devotshmëri në këtë botë.”

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet i groposur – krejt çka dihet deri tani për vrasjen e dyshuar në Baincë të Lipjanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim,” deklaroi Ahmeti.

Sipas informacioneve fillestare, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë.

Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për zhdukjen e të cilit familja kishte ngritur alarmin dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Dyshimet për vrasjen tragjike të Enver Bajraktarit, flasin familjarët

 

Detyrim e shmangie nga tatimi, Nexhmi Krasniqi u kap duke marrë 30 mijë euro

Koloneli Nexhmi Krasniqi, i cili aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit është arrestuar për detyrim e shmangie nga tatimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Insajderi merr vesh qe Nexhmi Krasniqi me tre persona të tjerë në formë detyrimi, nga viktima kanë marr 30 mijë euro.

Arrestimi i tij ka rrjedhur pas një aksioni që ka zhvilur Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë e Prizrenit.

Aaksioni ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Detajet nga komunikata:

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel. Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.

Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.

Dyshimet për vrasjen tragjike të Enver Bajraktarit, flasin familjarët

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

Derisa bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.  Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti