Qyteti spanjoll ndalon festën e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Partia Popullore Konservatore në Jumilla votoi për të ndaluar përdorimin e qendrave qytetare dhe palestrave për aktivitete “të huaja për identitetin tonë”.

Një autoritet lokal në Spanjën juglindore u ka ndaluar myslimanëve përdorimin e objekteve publike si qendrat qytetare dhe palestrat për të festuar festat fetare të Fitër Bajramit, i cili shënon fundin e Ramazanit, dhe Kurban Bajramit.

Ndalimi në Jumilla, në Murcia, është i pari në Spanjë. Ai u prezantua nga Partia Popullore Konservatore (PP) dhe u miratua me abstenimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox dhe kundërshtimin e partive lokale të majta, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Propozimi thotë se “objektet sportive komunale nuk mund të përdoren për aktivitete fetare, kulturore ose shoqërore të huaja për identitetin tonë, përveç nëse organizohen nga autoriteti lokal”.

Partia lokale Vox postoi në X: “Falë Vox, masa e parë për të ndaluar festat islamike në hapësirat publike të Spanjës është miratuar. Spanja është dhe do të jetë përgjithmonë vendi i njerëzve të krishterë.”

LAJM I FUNDIT: Arrestohen dy shtetas serbë në Koshare

Pasditen e djeshme në Koshare të Gjakovës janë arrestuar dy shtetas serbë. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e fshatit Batushë të Gjakovës.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa çiklistë kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë (SJ-032-IT) dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Gjakovës. Policia ka reaguar me shpejtësi, duke u nisur drejt fshatit Koshare, ku edhe ka arrestuar dy personat e dyshuar, shtetas të nacionalitetit serb.

Arrestimi është kryer në fshatin Batushë, ndërsa sipas burimeve të gazetës “Epoka e Re”, të dyshuarit aktualisht ndodhen në stacionin policor të Gjakovës. Ndërkohë, automjeti i tyre është tërhequr me automjetin “marimangë” dhe është dërguar për në Gjakovë.

LAJMI I FUNDIT: 30 ditë paraburgim për kolonelin Nexhmi Krasniqi

Koloneli i stacionit policor të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi dhe tre persona të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës për vepren penale “detyrimi”.

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, duke iu caktuar 30 ditë paraburgim Nexhmi Krasniqit, dhe tre të tjerve.

Përveç Krasniqit, të arrestuar janë edhe Xhevat Sallauka, Liman Sallauka dhe Ramadan Paçarizi.

Prokuroria në kërkesën për paraburgim ka thënë se koloneli Krasniqi dhe të tjerët detyruan viktimën që ta shiste një parcelë 250 mijë euro, përkundër që vlera e saj shkonte në treg deri në 500 mijë euro.

Arrestimi i Nexhmi Krasniqit- Kush tjetër u kap bashkë me të (EMRAT“I dëmtuari nga frika dhe presioni, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E., si pronarë i pjesës të kësaj ngastre vendosin të tërhiqen në dobi të R.P., i cili më pas e blenë këtë parcelë nën çmimin e tregut për 250,000 euro, e cila pronë realisht kishte vlerë prej 400 mijë deri në 500 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për Ramadan Paçarizin, prokuroria thotë se i është shmangur tatimit në vlerë prej 130 mijë eurosh.

“Gjithashtu, i pandehuri R.P., në muajin dhjetor të vitit 2024 në Prizren, me qëllim të që t’i shmanget, pagesës reale të tatimit, i cili obligim kërkohet me ligj, i njëjti nuk ka deklaruar në ATK qarkullimin real ekonomik të cilin e ka pasur në kuadër të blerjes së paluajtshmërisë së lartëcekur, ku si rezultat i shmanget tatimit në vlerë prej 130,000.00 euro, me ç’ rast i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës, respektivisht buxheti i Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” sipas KPRK”, thuhet tutje në njoftim.

Këto janë pronat që Prokuroria po kërkon të bllokojë në rastin e Nexhmi Krasniqit
Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me këtë rast ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 euro, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Monika Salihu jep lajmin, Azizi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu, i njohur ndryshe si “Zizi Olimpiku” – është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Në një postim emocional, Monika shprehet se sfidat e jetës nuk kursejnë askënd, por se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.

“Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo, “por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë:

“Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe.”
Aziz Salihu është një nga figurat më të dashura të sportit shqiptar, një ikonë e ringut dhe krenari kombëtare që ka frymëzuar breza të tërë.

Mesazhi i Monikës nuk është vetëm një lajm, është një thirrje për dashuri, respekt dhe kujdes për të moshuarit dhe ata që përballen me sëmundje të rënda. /Prive By Liberta Spahiu

 

 

“106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme“

Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale.

Lidhur me protestën e nesërme ka folur edhe Hysni Gucati- kreu i kësaj organizate.

Ai për RTV Dukagjini u shpreh se në Prishtinë do të vijnë 106 autobusë për protestën e nesërme.

”106 autobusë janë që do të vijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës.Po kemi marrë informata që do të vijnë protestues edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut” ka thënë ai.

Protesta nis nga ora 17:00 në sheshin ”Skëndërbeu” .

Gucati tha se për protestën e nesërme kanë marrur përkrahje nga të gjitha partitë politike pos LVV-së.

Ish-deputeti i VV-së Korenica rrëfen përvojën tronditëse në QKUK: “Vajza ime hyri në sallë operimi, me thanë s’ka pej e as aspirator”

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka ndarë një rrëfim të rëndë personal mbi gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka kujtuar një ngjarje të ndodhur më 24 prill 2023, kur vajza e tij u fut në sallën e operimit në QKUK pa asnjë përgatitje psikologjike dhe pa pajisjet më elementare mjekësore.

“Kur mendoja që më e rënda kaloi, del mjeku dhe më thotë: ‘S’kemi pej as aspirator. Duhet me i ble vetë’”, ka shkruar ai, duke theksuar se ishte i detyruar t’i siguronte vetë mjetet për operim.

Ai ka shtuar se një tjetër mjek i kishte treguar se mungonin edhe mantela njëpërdorimshme.

“E informova ministrin e atëhershëm, Arben Vitia, për gjithçka. Nuk e bëra publik, me shpresë se do të përmirësohej situata”, shtoi ish-deputeti.

Sipas tij, pavarësisht pritjeve, gjendja në shëndetësi nuk është përmirësuar.

“Në fakt, kemi një ‘përmirësim’: Qeveria në detyrë po na bën me dije që të mos ankohemi për barna. Pra, leji ti albuminat…”, përfundon ai postimin, duke ironizuar me deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Qeverisë Kurti.

Dodiku shpall referendum

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, të cilit gjatë ditës iu hoq mandati si president i Republikës Sërpska nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë, ka shpallur referendum për pozitën e tij në krye të këtij entiteti.

Pas njoftimit të Komisionit, Dodiku ka mbledhur partnerët e koalicionit. Ai ka thënë se unanimisht kanë vendosur që të thirrin referendum.

“Mandati më është dhënë nga populli, prandaj do t’i dëgjoj në referendum, që do të mbahet në periudhën e ardhshme dhe që do të vendosë për mua”, ka thënë ai.

Dodiku më herët gjatë ditës reagoi ndaj vendimit duke thënë se nuk e njeh Komisionin.

Vendimi i Komisionit ndaj Dodikut u mor pas dënimit të tij me një vit burg dhe ndalimit për gjashtë vjet që ta ushtrojë funksionin e presidentit, vendim ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në legjitimitetin e tij për të vazhduar mandatin.

Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë vendimin në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, e cila trajton ankesat lidhur me proceset zgjedhore. Ankesa mund të bëhet brenda dy ditëve nga pranimi i vendimit. Pas përfundimit të procesit të ankesës, vendimi do të bëhet përfundimtar.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit, KQZ-ja pritet të marrë një vendim për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën Sërpska.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, ka paralajmëruar se do të kërkojë një masë të përkohshme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit dhe do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

“Thuaji pronarit t’i kthejë 62.2 milionë euro” – Kurti ‘kapet’ me gazetaren pasi ministri Vitia u zë ngushtë në pyetje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është pajtuar me insistimin e gazetares Arbreshë Uka për të marrë përgjigje nga ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë një vizite në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, Kurti e Vitia pranuan që pas shumë kohëve të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve.

 

 

Por, pyetja e gazetares së Klan Kosovës nuk i pëlqeu Kurtit.

Pasi e njëjta insistoi të marrë një përgjigje nga ministri Vitia lidhur me mungesën e alguminave në QKUK, Kurti iu kthye gazetares duke “e goditur” atë rreth pronarit të tyre.

 

 

“Për transformimin e shëndetësisë nuk ka dilema, ndërkaq zonja gazetare ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro. Fillimisht t’i ktheni 62.2 milionë euro pastaj mund të flisni për algumina”, i ka thënë Kurti gazetares.