Zeka s’kursen Osmanin: Lojë e guxhave me popullin budallë, hajgare me fatin e Kosovës

Pas konferencës së djeshme ku filloi fushatën e sulmit ndaj Gjykatës Kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka qenë në qendër të kritikave nga një pjesë e madhe e figurave mediatike. As analisti Milaim Zeka nuk u kursye ndaj vendimit të presidentes.

Zeka tha se presidentja po tallet me popullin e Kosovës dhe me diplomatët e huaj, e po ashtu po bën hajgare me fatin e shtetit.

“Kjo ashte loja guxhave, e para me pjesen e popullit budalle, e dyta me korin diplomatik qe ka zero interes per Kosove, e treta, me ba hajgare me fatin e Kosoves…!!!” – shkroi Zeka në Facebook.

Osmani në konferencën e djeshme tregoi se e ka tërhequr kërkesën e saj në Kushtetuese për moskonstituimin e Kuvendit, teksa tha se gjyqtari i rastit, Radomir Laban, përbën rrezik për sigurinë kombëtare./gazetametro.net

Në Veri edhe sot po lirohet një pronë e uzurpuar

Edhe sot, Policia e Kosovës po ndihmon Agjencinë e Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave, e cila hyri në apartamentin në rrugën Kralja Petra I këtë mëngjes, për shkak të dyshimeve dhe pretendimeve se ishte uzurpuar. Zyrtarët e kësaj Agjencie ndodhen në apartament.

Në momentin e hyrjes së tyre në apartament, brenda u gjetën disa persona që jetonin aty dhe të cilët tani ndodhen jashtë tij, shkruan Kossev.

Qytetari nga Tirana e shkel flamurin e Kosovës me dy këmbët në Prishtinë, konfrontohet nga një person -VIDEO
Një qytetar nga Tirana është parë sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë duke e shkelur flamurin e Kosovës me dy këmbët derisa e mbante në duar flamurin kombëtarë.

Në një video të publikuar, qytetari nga Tirana thotë se këtë po e bën për bashkimin kombëtar.

Derisa po e kryente këtë aksion, një qytetar tjetër konfrontohet me të dhe ja heq flamurin e Kosovës nga këmbët.

LAJMI I FUNDIT: Në prag të protestës, merret një vendim për Thaçin

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot me 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Për Thaçin: Rreziku i pengimit të procedurave nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Përveç kësaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku që ai të arratiset, t’i pengojë procedurat si dhe të kryej krime të tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

Këto vlerësime kanë të bëjnë me rëndësinë e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet dhe dënimi i mundshëm në rast që ai shpallet fajtor, qëllimet jo të mira të të akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave të Gjykatës, mundësinë e tij për t’u arratisur pavarësisht paraburgimit të tij aktual në çështjen 06 ku ai akuzohet për krime lufte etj.

Konstatimin për rrezikun për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështet për faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkëpunuar me tri grupe që i udhëheqte për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte,

“veprimet e z. Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshëm i zbulimit e rrit më tej këtë rrezik, pasi i jep z. Thaçit qasje në informacion sensitiv që lidhet me dëshmitarët”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, Masselot ka thënë se asnjë masë alternative nuk mund t’i zbus mjaftueshëm rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit për Thaçin është i nevojshëm.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Ngjashëm si mbrojtja e Thaçit, edhe mbrojtja e Fazliut cila përfaqësohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgjë ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ngjashëm si mbrojtja e Thaçit, edhe mbrojtja e Fazliut cila përfaqësohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgjë ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndryshe, ngjashëm si për Smakajn edhe për Fazliun thuhet se në vendimin për konfirmimin e aktakuzës ishte konstatuar se Fazliu mban përgjegjësi penale brenda juridiksionit të DhSK-së.

Përveç kësaj, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit u konstatua se vazhdon të ketë rrezik të arratisjes, pengim të procedurave të DhSK-së dhe rrezik për kryerjen e krimeve të tjera për Fazliun.

Ndër, vlerësime të tjera, vlerësohet që Fazliu ka rrezik t’i shmanget drejtësisë duke e marrë parasysh lidhjet e tij të ngushta me ish-komandantet e UÇK-së po ashtu edhe veteranët e UÇK-së me ndikim politik nga të cilët mund të kërkojë dhe sigurojë burime të mjaftueshme për arratisje.

“…natyra e akuzave të konfirmuara kundër z. Fazliu, i cili ishte pjesë e një grupi të udhëhequr nga z. Thaçi, që synonte të ndikonte në mënyrë të paligjshme mbi dëshmitarët; (ii) njohuritë e treguara të z. Fazliu për synimet penguese të z. Thaçi, si dhe qëllimi i tij për t’i ndjekur ato; (iii) këmbëngulja dhe prirja e tij për të penguar procedurat e DhSK-së duke mbështetur interesat dhe urdhrat e udhëheqjes së lartë të UÇK-së; (iv) aftësia e tij për të fituar pëlqimin nga persona besnikë ndaj tij, përfshirë djalin e tij, me qëllim të pengimit të procedurave të DhSK-së”, thuhet në vendimin ku u konstatua se Fazliu ka rrezik që të pengojë procedurat e DSK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot thotë se asnjë prej kushteve të propozuara për lirimin me kusht të Fazliut nuk mund të jenë të mjaftueshme për t’i zbutur plotësisht rreziqet që dalin për këtë rast si dhe paraburgimi i tij është i nevojshëm.

Ndonëse ankesë në Apel, Kilaj nuk heq dorë nga rishikimi periodik i paraburgimit, mbrojtja kërkon lirim me kusht

Vlen të theksohet se me 19 qershor 2025, mbrojtja e Kilajt e përfaqësuar nga Alexander Admiraal me 19 qershor 2024, paraqiti një ankesë ndaj vendimit të tretë të Speciales për vazhdimin e paraburgimit. Kjo ankesë është ende në shqyrtim por Kilaj me 27 qershor 2025 ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga e drejta e tij për rishikim periodik të paraburgimit të tij pavarësisht se nuk ka ndonjë vendim në ankesën e tij.

Sipas vendimit të fundit për vazhdimin e paraburgimit për Isni Kilajn, Prokuroria thotë se asnjë garanci e dhënë prej tij dhe asnjë kusht për lirim nuk mund të zbus mjaftueshëm rreziqet që dalin nga ky proces konkretisht atë të arratisjes, pengimin e procedurave dhe kryerjen e krimeve të tjera.

Sipas Prokurorisë, këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në qendrën e paraburgimit.

Në përgjigje të Prokurorisë, mbrojtja e Kilajt kishte parashtruar se vazhdimi i paraburgimit për klientin e saj nuk është i arsyeshëm dhe proporcional dhe ai duhet të lirohet me kusht.

Mbrojtja kishte parashtruar se koha e kaluar në paraburgim para gjykimit rreth 14 muaj e gjysmë si dhe koha kur ka qenë për pothuajse shtatë muaj në lirim të përkohshëm tejkalon çdo dënim përfundimtar me burgim.

“Mbrojtja e z. Kilaj parashtroi se, në rast dënimi: (i) si periudha e paraburgimit para gjykimit, ashtu edhe të paktën një pjesë e kohës në lirimin e përkohshëm do të zbriten nga çdo dënim me burgim; (ii) duke marrë parasysh se, në përputhje me Rregullën 196(2) të Rregullores, z. Kilaj do të ketë të drejtë të kërkojë ulje të dënimit pasi të ketë vuajtur dy të tretat e tij, 14 muajt e gjysmë të kaluar në paraburgim përfaqësojnë dy të tretat e një dënimi prej 21 muajsh e ¾ burgim (që tejkalon dënimin maksimal prej gjashtë (6) muajsh të paraparë për veprën penale të fyerjes së gjykatës, siç është e përfshirë në aktakuzë); dhe (iii) edhe nëse z. Kilaj dënohet për veprën më të rëndë të përpjekjes për të penguar personat zyrtarë, siç është e përfshirë në aktakuzë, ka të ngjarë që çdo dënim të jetë në kufijtë më të ulët të shkallës së dënimeve prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, mbrojtja thotë se çdo rrezik i konstatuar mund të menaxhohet përmes kushteve për lirim të cilat Kilaj është i gatshëm që t’i respektojë.

Mbrojtja thotë se garancia pre 40 mijë eurove dëshmon se ai nuk ka qëllim që të arratiset ose të pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka konstatuar se ekziston rreziku që Kilaj të arratiset, pengojë procedurat ose të kryej krime të tjera.

Konstatimet për rrezikun e arratisjes, gjyqtarja e ka mbështetur ndër të tjerash në vlerësimin se ai ka mjete dhe mundësi që të shmanget drejtësisë si dhe mund të ketë aftësinë për të mobilizuar mbështetje për ta bërë një gjë të tillë duke marrë parasysh edhe profilin e tij që ka në Kosovë.

Ndërsa konstatimet për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështetë në qasjen e Kilajt në informacione të ndjeshme që lidhen me dëshmitarët, gatishmëria e ij për t’i shkelur urdherat e gjykatës etj.

Kurse, për dorëzaninë e propozuar prej 40 mijë euro, gjyqtarja thotë se mbrojtja nuk e ka sqaruar si duhet se si një pagesë e tillë e eliminon rrezikun për pengim të procedurave. Si rrjedhojë, gjyqtarja ka thënë se ky propozim nuk do të merret në konsideratë.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi

E rëndë në Prishtinë: Djali e rrah nënën, e bën për spital

Rastet e dhunës në familje janë të shtrira gjithandej Kosovës, ku pothuajse çdo ditë raportohet për të tilla, raporton GazetaDemos.

Një tjetër rast, ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku siç njofton Policia e Kosovës, një grua është rrahur nga djali i saj.

E njëjta, si pasojë e kësaj ngjarje, ka pranuar tretman mjekësor.

I gjithë konflikti dyshohet të ketë ndodhur pasi një mosmarrëveshje që dyshja e kishte.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar teksa rasti po vazhdon në procedurë të rregullt”.

Ali Ahmeti mban nesër fjalim në protestën e veteranëve

Ali Ahmeti do të jetë njëri nga katër folësit që pritet t’i drejtohen qytetarëve në protestën e veteranëve të luftës të UÇK-së, të ftuar për të enjten.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të jetë i ftuar special në protestë, tha sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla.

Më tutje Syla tha se në protestë do të ketë edhe tre folës të tjerë, përfshirë kryetarin e organizatës, Hysni Gucatin.

Protesta e thirrur nga veteranët e luftës për kundërshtimin e padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, pritet të fillojë në orën 17:00. Ajo do të mbahet në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta 18-vjeçarja nga Prizreni, Tringa Buqaj

Ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare Tringa Buqaj, nga Prizreni, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerës, duke bërë të ditur se 18-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit sot, me drekë, nga ora 13:00 në varrezat e Prizrenit.

“Nisja e funeralit bëhet nga xhamia e lagjes Dardania, Prizren.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, për vdekjen e saj ka reaguar edhe Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e tragjike të nxënëses së tyre.

“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Gjetjet e autopsisë së trupit të Enver Bajraktarit: U vra me mjete të forta

Enver Bajraktari të hënën u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Express mëson nga burimet brenda prokurorisë se bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë i tha Expressit se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”

Bajraktari do të varroset sot.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se fillimisht ‘’kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Dje përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tërmkolli: Më e rrezikshme për Kosovën Presidentja Osmani apo Llabani?!

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes Osmani se gjyqtari Radomir Llaban përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se a është më e rrezikshme për Kosovën Osmani apo Llabani.

Po ashtu, Tërmkolli ka thënë se Llaban është dashur të arrestohet kur presidentja ka pasur të dhëna se ai përbën rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

“Presidentja Osmani dhe Albin Kurti padyshim janë rrënuesit më të mëdhenj të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare me Puçin e tyre kundër rendit kushtetues që pas zgjedhjeve e deri në veprimin e djeshëm”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Më e rrezikshme për Kosovën Presidentja Osmani apo Llabani?!

Llaban do të duhej të ishte arrestuar që kur Presidentja paska pasur të dhëna zyrtare se ai përbën rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

Presidentja Osmani dhe Albin Kurti padyshim janë rrënuesit më të mëdhenj të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare me Puçin e tyre kundër rendit kushtetues që pas zgjedhjeve e deri në veprimin e djeshëm.

Këta kanë dëshmuar se për pushtet janë në gjendje të shkelin mbi çdo gjë, edhe mbi rendin kushtetues edhe mbi të gjallë e të vdekur!

Në kushte të tilla, në mungesë për kohë të gjatë të institucioneve më vitale të shtetit, të Kuvendit dhe Qeverisë, institucionet e sigurisë do të duhej të vepronin për të rivendosë rendin kushtetues!

Këta fëmijaqë të rrezikshëm nuk njohin gjuhë tjetër!

#MakeDardaniaAgain

#MDA

Protesta kundër Speciales, Mustafa: Sikur ta kisha shëndetin, më 7 gusht do të isha edhe unë në shesh

Të enjtën më 7 gusht me fillim nga ora 17:00, Organiazata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar një protestë për të kundërshtuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale.

Në mbështetje të kësaj proteste, doli edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Mustafa tha se po ta kishte shëndetin edhe ai do të dilte dhe të protestonte në shesh.

“Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së. Është vlerë e përbashkët. Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës. Jam dëshmitar se këtë besim të plotë e kanë pasur edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, me të cilët kam punuar asokohe. Gjykata u themelua me bindje se do të marrin dënimet e merituara njerëzit për të cilët faktohet se kanë kryer krime. Askujt s’do ti shkonte mendja se në vend të kësaj, bartësit kryesor të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë, me rol kyç në Rambuje, në bisedat e Vjenës, në shpalljen e pavarësisë; në kundërvënien ndaj depërtimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova, do të cilësoheshin si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Mustafa