Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Një dasmë e zhvilluar në një restorant në Shkabaj është kthyer në një skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist rezulton të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e tyre me vonesë dhe gjendja e dehur në të cilën ndodhej këngëtari, kanë tensionuar situatën në vendngjarje. Mospajtimet me nikoqirët kanë eskaluar në një përplasje fizike, e cila përfshiu disa persona.

Në incidentin e dhunshëm është lënduar edhe nusja e dasmës, për të cilën dyshohet se mund të jetë goditur nga vetë Kasapi gjatë përplasjes.

Raportohet se këngëtari dhe familjari i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29).

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas ngjarjes së bujshme, Shpat Kasapi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku është shprehur:

Tre persona rrahin Shpat Kasapin, këta janë të dyshuarit!

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Djali rrah nënën, e bën për spital

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga djali i saj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima N.K. rreth 60-vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, O.K. rreth 29-vjeçare. Ajo ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

 

 

Në rast është përfshirë edhe njësia e specializuar për dhunë në familje. Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Deputetja e Guxo: Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën

Deputetja e Guxos, Jeta Statovci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën.

Ajo ka thënë se kjo Gjykatë po ia grabit kompetencat Kuvendit.

Postimi:

Gjykata Kushtetuese nuk po e interpreton Kushtetutën – po e rishkruan atë. Me këtë, po i grabit kompetencat që i takojnë vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës.

S’mund të mbyllim sytë para faktit që ky dispozitiv nuk mbështetet në asnjë nen të Kushtetutës. As në praktikë, as në logjikë kushtetuese, nuk ekziston kufizimi që një kandidat për Kryetar Kuvendi të mund të propozohet vetëm tri herë. Përkundrazi – vetë aktgjykimet e mëparshme e kundërshtojnë këtë logjikë.

Si ka mundësi që Gjykata kushtetuese krijon një normë duke e detyruar numrin e propozimeve nga propozuesi por heshtë për të caktuar detyrime për pjesën tjetër të deputetëve? Por, nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar të rishkruaj Kushtetutën, ne nuk kemi ku të drejtohemi për këtë sqarim në Kosovë, përveç te populli. Demokracia nuk mund të pezullohet me manipulime procedurale e interpretime që i përshtaten politikave ditore. Ka ndodhur edhe më herët, që pak grupe të interesit kanë marrë kurajo të sfidojnë një popull, dihet epilogu. E kush nuk mëson nga historia, i përsëritet.

Izraeli vendosi të pushtojë Gazën, Lidhja Arabe marrin vendimin e papritur

Liga Arabe do të mbajë nesër (10 gusht) një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mënyrat për të kundërshtuar planin e qeverisë izraelite për të pushtuar Gazën.

Kjo u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Përfaqësuesi palestinez në Lidhjen Arabe, Muhannad al-Aklouk, i tha agjencisë se “takimi do të mbahet në dritën e vendimit të Izraelit për të ripushtuar Rripin e Gazës dhe për ta kontrolluar atë plotësisht, si dhe zhvendosjen e detyruar që rezulton nga populli palestinez brenda dhe jashtë Rripit”.

Vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak në Gaza, reagon Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar vendimin e Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës si “absolutisht të papranueshëm” gjatë një telefonate me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, të dy udhëheqësit diskutuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe zhvillimet e fundit në rajon. Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Palestinës dhe përmendi mbështetjen ndaj deklaratave të Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e mundshme të shtetit palestinez.

Ai gjithashtu vuri në dukje rritjen e kritikave ndaj Izraelit në Perëndim dhe angazhimin e Turqisë për paqe në rajon.

Ndërkaq, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër vendimin e Izraelit, duke e cilësuar atë si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.

Ky është heroi që shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori nga Policia e Shtetit

Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua ditën e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, i cili ka vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, por 18 muaj pjesë e Policisë së Fierit, u gjend rastësisht pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa një automjet kishte humbur kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

VIDEO nga momenti heroik

Punonjësi i policisë ka nxituar drejt automjetit duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, për t’i larguar në një zonë të sigurtë.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje për të shpëtuar të gjithë të lënduarit, polici 26-vjeçar pësoi lëndime në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Policia e Shtetit ka vlerësuar Inspektorin Klajdi Mustaj për aktin e guximit që shpëtoi tre qytetart e lënduar. Lidhur me këtë, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i ka akorduar Mustajt Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se veprimi i Inspektorit Mustaj tregon angazhimin e Policisë së Shtetit për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve në momente emergjente

Tre persona rrahin Shpat Kasapin, këta janë të dyshuarit!

Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka mbetur i sulmuar bashkë me Albin Kasapin.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktimat janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.

Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistim.

Deri të rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu dyshohet se ishte edhe në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.

Sot u martua, ja kush është bashkëshorti i deputetes Sala Jashari

Sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzon Gashin.

Ky i fundit, është djali i Sulejman Gashit, gazetarit të ndjerë nga SHBA.

”Egzon dhe Sala, sot zemra m’u është mbushur, ftyra më ka buzëqeshur dhe sytë me kanë lotuar. Urime për martesën tuaj dhe dasmën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë! Shumë urime! Ju dua sot dhe përgjithmonë!”, ka shkruar Drilon Gashi.

“Mo bre t’lutna”- Arrestohet njëra nga vajzat e mitura që rrahën brutalisht moshataren e tyre në Gjilan-Detaje

Një vajzë 14-vjeçar është dërguar për 24 orë në burg pas rrahjes brutale dhe keqtrajtimit të një të miture tjetër në Gjilan.

Në rrahjen e vajzës së mitur kanë marrë pjesë katër vajza të tjera.

Sipas Klanit, tri prej vajzave të tjera ishin nën moshën 14-vjeçare, arsye kjo që ka bërë që të mos arrestohen nga policia.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria.

“Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, ka thënë Hashani.

“Mo bre t’lutna”- Disa vajza të mitura e rrahin brutalisht njëra pas tjetrës moshataren e tyre në Gjilan