Përfshirja e Trump në temën e Kosovës, Grenell vjen me një paralajmërim

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për Klan Kosovës, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.

I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

Martohet deputetja e Kuvendit të Kosovës, ja si duket ajo si nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë.

Në një ceremoni tejet private, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë në jetën e saj.

Megjithëse dasma është mbajtur larg syrit të publikut, deputetja ka ndarë disa pamje të bukura drejt altarit me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

Një dasmë në një restorant në Shkabaj është shndërruar në skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist është këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Ai, bashkë me vëllain e tij, ka qenë i ftuar në aheng, por situata ka dalë jashtë kontrollit pas një vonese të konsiderueshme të tyre.

Sipas Demos, Shpat Kasapi është vonuar rreth dy orë dhe në dasmë ka mbërritur në një gjendje jo të mirë. Kjo vonesë, e shoqëruar me tensionet në vendngjarje, dyshohet të ketë çuar në një përplasje të ashpër me nikoqirët.

Përveç përleshjes me tre persona që përfundoi me arrestimin e njërit prej tyre, në këtë incident është lënduar edhe nusja e dasmës. Madje, dyshohet se vetë Kasapi ka qenë shkaktar i lëndimit të saj.

Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, ku tre persona janë marrë në pyetje. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Grenell: Kurti e Osmani duhet ta mbrojnë Thaçin – nesër mund të jenë vetë në vendin e tij

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale.

I pyetur se në rast se ish-presidenti Hashim Thaçi do të dënohej, a do ta njihte këtë vendim qeveria amerikane, Grenall në një intervistë për Klan Kosova tha se ka ende besim në sistemin e drejtësisë dhe që individët do t’i dëgjojnë provat dhe nuk do të veprojnë politikisht.

“Shikoni, unë kam ende besim në sistemin e drejtësisë që individët që po i dëgjojnë provat nuk do të veprojnë politikisht. Shikoni provat dhe unë më të vërtetë do t’i inkurajojë njerëzit të shohin se çfarë po thonë, si aktakuza ndaj Thaçit”.

“Unë përqendrohem në këtë rast në Hagë. Nuk dua të futem në këtë. Dua të kem shpresë dhe mendje të shëndosh se gjyqtarët do ta hedhin [aktakuzën] dhe në atë moment dua të kemi një pajtim të mirëfilltë se pse po ndodh kjo, pse po ndodhin këto ndjekje politike penale. Duhet rregullojmë këtë rrëmujë”, tha Grenell.

Tutje, ai u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani mund ta ndihmojnë Hashim Thaçin, pasi sipas tij, kjo nuk është për ta mbrojtur Thaçin si individ por për ta mbrojtur Kosovën.

“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjnë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për ta ndihmuar Hashim Thaçin por për ta ndihmuar Kosovën. Kjo ka të bëjë me rikthimin e sovranitetit të Kosovës duke thënë se ne do t’i trajtojmë vet çështjet tona gjyqësore”.

“Askush s’po thotë që këto aktakuza të hedhen automatikisht, por kishim një vizion gjithmonë që të mos kemi një gjyqtar ndërkombëtar që gjykon, por të marrin gjyqtarë të Kosovës dhe të tregojnë se kanë një sistem gjyqësor në vend për të vënë drejtësinë në mënyrë të duhur”, tha Grenell.

Ai i bëri apel Kurtit e Osmanit që të dy të bëjnë më “shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.

“Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata. Ndjekjet politike janë të tmerrshme, duhet t’i refuzojmë këto dhe duhet të kemi një sistem që iu mbron nga kjo, qoftë në Amerikë, qoftë në Kosovë”, tha Grenell.