Kraki për rastin tragjik në Gjilan: Prokurorët e gjqytarët i kemi pjesë të bandave kriminaIe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Gjilan.

Sipas Krakit, Policia e Kosovës ka vite që e kryen punën me profeisonalizëm, derisa “prokurorët e gjyqtarët i kemi pjesë të bandave kriminale’

“Policia ka vite qe e kryen punen me profesionalozem. Prokuroret dhe gjyqtaret i kemi pjese te bandave kriminale. Ky eshte problemi kryesor i ketij vendi”, ka shkruar ai.

Dejona Mihali i kundër-përgjigjet Tahirit, hedh vrer ndaj Thaçit, Lushtakut e plot të tjerëve

Pas një konference për shtyp të Abelard Tahirit sot, për shkak të vrasjeve të shumta që janë shënuar ditëve të fundit në Kosovë, një reagim mjaft i ashpër dhe me plot helm e vrer ka ardhur nga koordinatorja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, shkruan Gazeta Metro.

 


Në këtë konferencë, deputeti i PDK-së tha se Kosova ndodhet në krizë sigurie dhe se bandat kriminale të lidhura me pushtetin e kanë kapur shtetin.

 

Nuk duroi pa reaguar menjëherë ‘komesarja’ e VV-së, e cila siç e ka zakon, filloi të përmendë plot figura të PDK-së duke i lidhur me krimin e organizuar.

 

Teksa shkruante për botën e krimit, Dejona tha se Abelard Tahiri ka bashkëvepruar me ta dhe i ka kryer porositë e shefave të tij, si sekretar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“U ka çuar porosi e ende ju çon, kur i lipset shefit. Nga Raketa (tani i ndjerë) te Sami Lushtaku, nga djemtë e Grabovcit tek Nazmi Thaçi e mandej Gani Thaçi e Njazi Thaçi. Nga Elmi Reçica e Latif Gashi tek Kamishi, Shpend Maxhuni e Rashit Qalaj. Secili me “libër” në dorë duke luftuar krimin e organizuar gjithë këto vite”, shkroi Dejona e VV-së.

Pastaj, me një kthesë interesante, duke pasur paraysh edhe zgjedhjet lokale, Dejona kapërceu te një dredhi tjetër që ta sulmojë edhe Uran Ismailin.

 

“Flet Abelardi që e ka Nënkryetar partie Uranin me shkollë, por pronar lokali, çerdhe e krimit dhe kriminelëve ngapak të parfumosur, ku para 2 vitesh një njeri mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur nga të shtënat e armëve dhe 17 të tjerë të plagosur nga dhuna e shkaktuar dhe rrethanat e krijuara”, shkroi ‘komesarja’ që deri vonë mbante në fotografinë e profilit një beretë të kuqe.

Fatkeqësia është se në Kosovën e vrasjeve të shumta brenda ditës, aksidenteve me fatalitet dhe vetëvrasjeve mjaft të shpeshta, partia VV e ka zvarritur vendin në një krizë 6-mujorë pa institucione legjitime./gazetametro.net

 

E lë PDK-në – Vëllai i Armend Mujës rikthehet në skenën politike, kësaj here me Vetëvendosjen

Vëllai i deputetit Armend Muja, Gazmend Muja, do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes në garën për asamblist në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kështu mëson Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj, pasi ai mori votat e nevojshme në Këshill për të kandiduar.

Për dallim nga Muja, Veriu.info mëson se Doni Beshiri nuk ka kaluar, pasi pas kandidimit nuk i ka marrë votat e nevojshme në Këshillin e kësaj e qendrës në Mitrovicë.

Beshiri ka aplikuar dje në Këshill, por nuk ka kaluar.

Kujtojmë që vëllai i deputetit Muja, Gamzmend Muja, më herët ka qenë asamblist i AKR-së dhe PDK-së./Veriu.info/

“Albini pat ra në mat te dërrasa e zezë”, Maliqi dyshon se Qeveria Kurti do të kalonte testin PISA

Analisti politik Shkëlzen Maliqi e ka vlerësuar Qeverinë Kurti si shumë të dobët.

Ai dyshon se kjo qeveri do ta kalonte testin e PISA-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka treguar për veprimet e kësaj qeveri të cilat tregojnë se do të ngelnin në këtë test.

“Dyshoj se do ta kalonte testin e PISA qeveria në detyrë. Albini pat ra në mat te derraa e zezë. Hekurani m financa si ‘Bulena, mos vetni më!”, ka shkruar Maliqi.

Profesori nga Podujeva hyn në garë për Asamblenë Komunale – premton ndershmëri dhe zhvillim

Një nga figurat e njohura të arsimit në Podujevë, profesori Arbrimi, ka marrë një vendim të rëndësishëm: të kandidojë për Asamblenë Komunale, duke garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një deklaratë publike plot emocion, ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj Zotit për shëndetin dhe forcën që i ka dhënë, si dhe falënderim të veçantë për delegatët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e votuan në mbledhjen e këshillit.

“Ky hap është një thirrje zemre për t’i shërbyer qytetit tim me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë,” tha Arbrimi, i bindur se me vullnetin e përbashkët të qytetarëve dhe bekimin hyjnor, Podujeva mund të ecë drejt zhvillimit të mëtejshëm.

Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve që t’i besojnë zërin e tyre në Asamble, duke premtuar se do të jetë gjithmonë në anën e të mirës së përbashkët.

Gazmend Syla: Kurti edhe banda e tij po ndihën shumë të rrezikuar nëse Thaçi lirohet prej Hagës

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën politike në vend dhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti si dhe sic u shpreh ai “banda e tij”, po ndihet të rrezikuar nga mundësia që Thaci të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.

Shihet një inati i madh, njëri prej politikanëve të parë që i thotë Hashim Thaçit ‘ti ki mu ballafaqu’, ky është Albin Kurti, pastaj ti i ki deklarimet e ministres Gërvalla këtu se përjashtojmë asnjëherë edhe zonjën Osmani tash presidente edhe ajo ka pas deklarata të forta prapa grilave, dihet ajo far kohe edhe s’kemi me harru asnjëherë. Ky me gjasë Kurti dhe banda e tij njihen shumë të rrezikuar nëse zotëri Thaçi ndonjëherë do të kthehet në Kosovë i pafajshëm sepse e sheh që momentin që ai do të vjen skena politike ka me ndryshuar edhe për këto jemi të bindur gjithsecili se e dim qysh e ka pas potencialin prandaj njëri prej atyre njerëzve që kish muajt me ja lëkund karrigen në të ardhmen ish kanë zotëri Thaçi edhe pse opozita është tu e ba punën qysh është më së miri”, ka deklaruar Syla në emision.
Kurti: Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në historinë e saj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Kurti thotë se gjatë mandatit të tij është zgjeruar prania diplomatike e Kosovës me ambasadë të re në Kolumbi, Malajzi, një mision në Poloni e një në Selinë e Shenjtë, shkruan IndeksOnline.

“Kosova sot gëzon përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë e kemi zgjeruar praninë tonë diplomatike në nivele të papara, duke hapur një ambasadë të re në Kolumbi, një ambasadë të re në Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision të posaçëm në Selinë e Shenjtë.

Këto momente të rëndësishme forcojnë zërin e Kosovës në skenën globale dhe thellojnë partneritetet e saj në të gjithë botën” deklaroi Kurti.

Publikohet momenti i vrąasjes në Gjilan (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes se trefishtë në Gjilan.

Në pamjet e kamerave të sigurisë që tash janë në duar të policisë dhe prokurorisë, fillimisht dëgjohen të shtëna armësh dhe shihen qytetarë të tronditur me atë që po shihnin e dëgjonin.

Në video po ashtu shihet personi që ka marrë goditje me plumb, raporton PortaliMagazina.

Ai dëgjohet duke sharë me nënë sulmuesin por më pas ai bie për toke.

Lutfi Haziri: Kam kryer Haxhin dhe Umren, jam Musliman

Në një intervistë për RTI, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur hapur për identitetin dhe bindjet e tij fetare. Ai ka theksuar se është krenar për përkatësinë e tij si musliman, duke treguar se ka kryer si Haxhin ashtu edhe Umren.

“Natyrisht, jam musliman! Kam qenë në Umre dhe Haxh! Familja jonë e ka mbajtur Xhaminë”, u shpreh Haziri gjatë intervistës, përcjell Gazeta Imazhi.

Ai shtoi se tradita fetare ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e familjes së tij dhe se trashëgimia shpirtërore e mbajtur brez pas brezi është një vlerë që e çmon thellësisht.

Këtu është intervista e tij