E rëndë: Kjo është gruaja që vdiq në aksidentin e rëndë në Komoran

Një aksident i rëndë ku u përfshinë gjashtë vetura ka ndodhur ditën e djeshme në Komoran, si pasojë e të cilit një grua ka humbur jetë.

Viktima e këtij aksidenti është 62-vjeçarja, Myvedete Suka. Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarët.

I dyshuari për shkaktimin e kasidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Nëse e shihni këtë person, lajmërone policinë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka shpallur në kërkim Driton Sokolin, i dyshuar për disa vepra penale të lidhura me mashtrimin dhe veprimtari të paligjshme në fushën e teknologjisë.

Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndaj Driton Sokolit, i lindur më 25 mars 1979 në Vushtrri, është ngritur procedurë për këto vepra penale: Mashtrim – Neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Hyrje e paautorizuar kompjuterike – Neni 277/D, Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve – Neni 277/H

I arrestuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan, pranon fajësinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të Enver Bajraktarit nga Lipjani.

Sot, më 12 gusht 2025, në kuadër të këtyre hetimeve, është realizuar një urdhër kontrolli në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit. Si rezultat i këtij veprimi policor, është arrestuar një person i dyshuar, mashkull me inicialet T.K.

I dyshuari, pas ndalimit nga policia dhe dhënies së deklaratës së tij, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës theksojnë përkushtimin e tyre të plotë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është Top Kolshi nga Baica e Lipjanit, vendi ku edhe u krye krimi.

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i arrestuar është Top Kolshi, nga fshati Baicë, vend ky nga i cili vinte edhe Enver Bajraktari.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo është lista e LDK-së për Prishtinën, figuron emri edhe i asambleistit të njohur të VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gati listën për asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.

Indeksonline ka siguruar listën me 56 emra pjesë e të cilës është edhe asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Edmond Azemi dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së.

Përparim Rama është bartës i listës ndërsa në top 5-she janë edhe Sokol Havolli, Donjeta Dragusha, Pëllumb Bajqinovci dhe Gëzim Kastrati.

Teuta Selimi mezi i mban në duar paratë bakshish që mori në një dasmë

Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi vazhdon të mbetet një nga zgjedhjet e preferuara të dasmorëve dhe më gjerë për ahengjet e tyre.

Në një të tillë ka marrë pjesë përsëri Teuta Selimi, e cila përveç pagesës së caktuar nga vetë ajo, ka marrë edhe një shumë të madhe të “bakshishit”.

Në një video të publikuar, këngëtarja Teuta Selimi shihet me paratë e mbushura plotë me bakshish nga dasmorët.

Ndonëse ATK i obligon këngëtarët që t’i deklarojnë fitimin e tyre në dasma, nuk dihet nëse ata e bëjnë një gjë të tillë dhe i deklarojnë edhe bakshishet.

Ekskluzive: Si ndodhi vrasja në Hajvali – plumb në kokë pas një mosmarrëveshjeje për parkim

Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 21:40, Policia u njoftua për të shtëna në rrugën “Minatori”.

Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Hetimet e para tregojnë se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

I dyshuari për vrasjen në Hajvali ende në arrati

I dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit në lagjen “Hajvali” të kryeqytetit vazhdon të jetë në arrati.

Pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë armë zjarri.

“Mos e parko veturën” – “E parkoj”: Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së rëndë në Prishtinë

Rasti mbetet në hetime!

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

 

 

Fjalosja pas përleshjes të qenve çoi në vrasjen e të riut

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.B. nën dyshimin për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen “Tusuz”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake, që ndodhi pasi i pandehuri dhe viktima fillimisht i nxitën qentë e tyre në një përleshje. Në kërkesë thuhet se E.B. e ka vrarë H.Sh. me thikë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen ‘Tusuz’ në rrugën ‘Lapidari’ në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.