Tragjike: Vdes 15-vjeçari që u shpëtua nga polici hero në aksidentin e rëndë në Fier

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

“Mos e parko veturën” – “E parkoj”: Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së rëndë në Prishtinë

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Hajvali të Prishtinës. Një konflikt i nisur, sipas dëshmive të para, nga një debat banal mbi parkimin e veturës, përfundoi në tragjedi me humbjen e një jete.

Viktima, Muhamet Matoshi, 41 vjeç, u gjet i vdekur brenda një veture me targa londineze. Sipas burimeve të sigurta të Gazeta Imazhi, gjithçka nisi kur i dyshuari, Xhemajl Nuhiu, i kishte kërkuar Matoshit të mos e parkonte veturën në një hapësirë të caktuar, duke i thënë: “Mos e parko veturën”. Viktima, sipas dëshmive, ishte përgjigjur: “E parkoj”. Ky shkëmbim fjalësh mendohet se ka ndezur gjakrat dhe ka çuar në agravimin e situatës.

Pas debatit verbal, Nuhiu, sipas hetimeve fillestare, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Matoshit. Plumbat e marrë ishin fatalë. Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, viktima ishte dërguar pa shenja jete dhe me plagë të shumta nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është tashmë i identifikuar dhe ndodhet në arrati. Njësitë policore kanë intensifikuar kërkimet, ndërsa Prokuroria ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Vrasja e 41-vjeçarit në Hajvali për arsye banale, ja çka dihet deri tani

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

I dyshuari për vrasjen siç raportoi Gazeta Sinjali, është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Sinjali raporti ekskluzivisht se prapavija e vrasjes së rëndë në Hajvali, ku humbi jetën 41-vjeçari lidhet me një ngatërresë banale në komunikacion.

Sipas burimeve të sigurta, pas një shkëmbimi fjalësh mes viktimës dhe të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendngjarje.

Hetimet po vazhdojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria, ndërsa i dyshuari është ende në kërkim.

Dafina Zeqiri mburret me emrin unik të djalit: Vetëm një ‘Daskan’ në Kosovë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë lidhur me emrin e djalit të saj.

Ajo ka treguar me krenari se djali i saj ka një emër unik dhe të veçantë në Kosovë.

Në një postim, artistja shqiptare ka theksuar se në të gjithë Kosovën ekziston vetëm një ‘Daskan’, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur një emër të rrallë dhe të veçantë për të birin.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, pak javë më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali.

Zeqiri vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura në skenën muzikore shqiptare, duke mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me publikun dhe duke ndarë momente të rëndësishme personale me ta.

Së fundmi ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga muzika për t’u përkushtuar më shumë djalit të saj dhe jetës familjare.

Ky vendim tregon pjekurinë dhe prioritetet e saj në këtë fazë të jetës, duke vënë theksin tek dashuria dhe kujdesi ndaj familjes