Dy gra e një burrë arrestohen në Deçan, iu gjetën armë, municion e thika

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj – pasi iu janë gjetur armë , fishek e marihuanë në pronat e tyre, shkrua Insajderi.

Arrestimet janë kryer në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me leje me 16 fishekë, një pushkë, një tjetër pistoletë me leje me karikator dhe 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtjen e armëve, një pushkë tjetër, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika, si dhe rreth 1.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore, të cilat janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Të ndaluarit janë liruar.

Njoftoi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhekonfiskuar;  një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbytet një pushues në Vlorë
Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës./TCh

E rëndë: Shënohet edhe një viktimë nga zjarri

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Pas 80-vjeçarit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi ndez zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN mëson se një tjetër person dyshohet se ka vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, A2 CNN mëson se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht, ndërsa një fshat i 7-të sapo është përfshirë nga flakët dhe një tjetër shumë afër.

Situata nga zjarret në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era ka përhapur flakët dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas për pak po digjet dhe fshati i fundit.

Në njësinë Kodovjat, zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri-tjetrin.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën

Nis nënshkrimi i një peticioni për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale, këtu mund ta nënshkruani

Organizata “Lëvizja Ndryshe” ka nisur inicimin e një peticioni të quajtur “Për Drejtësi dhe Dinjitet”.

Ky peticion ka disa kërkesa lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Aty do të kërkohet një monitorim nga një institucion i pavarur, garanci për gjykim të drejtë dhe përjashtim i provave nga Serbia.

Deri më tash peticioni është nënshkruar nga mbi 2 mijë persona.

KËTU mund ta nënshkruani.

Haziri: Koalicion më popullor dhe më të dashur se ai LDK-LVV, Kosova nuk ka pasur

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësuar se koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka qenë më popullori dhe më i dashuri për qytetarët e Kosovës.

Haziri në Tëvë1 ka thënë se në vitin 2019 të dy partitë ishin shumë pranë krijimit të një liste të përbashkët parazgjedhore.

“Koalicion më popullor dhe më të dashur se koalicioni LDK-LVV Kosova nuk ka pasur. Por tani kjo është situatë e re politike. Pse po them nuk ka pasur? Sepse I pari dhe i dyti kanë ndërtuar platformë të përbashkët. Ne kemi qenë shumë afër për ta bërë një listë të përbashkët parazgjedhore në 2019″, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij, kjo marrëveshje nuk është realizuar për shkak të refuzimit të Albin Kurtit për t’i dhënë pozitën e parë në listë Vjosa Osmanit.

“Kemi qenë të gatshëm më hy por a e dini kush nuk e ka lejuar të bëhet një listë e vetme? Albin Kurti sepse nuk ia ka dhënë Vjosës numrin një, pra nuk ka pranuar që Vjosa Osmani të dal me numrin 1 në listë se e ka dashur vetë. Kjo ka qenë e gjitha, vetëm problem i numrit asgjë tjetër nuk ka pasur”, ka deklaruar Haziri.

U ndalua për 48 orë, por u lirua – avokatja tregon alibinë e djalit të Mefail Shkodrës

Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku i dyshuari kryesor është 52-vjeçari Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, 25-vjeçari Edonis Shkodra dhe 22-vjeçari Engjull Shkodra, avokatja Lirije Kovani ka sqaruar rrethanat e ndalimit të një tjetër djali të Mefail Shkodrës.

Në Debat Plus Kovani ka thënë se klienti i saj nuk ka qenë i pranishëm gjatë momentit të krimit. Sipas saj, ai është njoftuar nga e ëma për ngjarjen dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm për të pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Ajo bëri të ditur se prokurori e kishte ndaluar për 48 orë, por gjatë seancës klienti i saj dha deklarim dhe paraqiti alibi, që dëshmonte se nuk kishte qenë fare prezent në vendin e ngjarjes.

“Pse është arrestuar djali i Mefail Shkodrës, i njëjti nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti. Mirëpo është njoftuar nga nënë e tij se ka ndodhur diçka. Dhe i njëjti shkon në vendin e ngjarjes dhe pyet se çka ka ndodhur. Dhe i njëjti afrohet pranë zyrtarëve policor, të njëjtit e pyesin se kush je. Dhe tregon që është djali i Mefail Shkdorës dhe e fusin në veturë zyrtare, fillimisht për shkaqe të sigurisë dhe më pastaj dërgojnë në stacion policor në Gjilan., e intervistojnë si të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje. Dhe më pas të njëjtin më vendim t prokurorit të shtetit e ndalojnë për 48 orë. Dje është mbajtur seanca, i njëjti ka deklaruar dhe ka pasur albini se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë video-incizimi në një aheng familjar dhe nuk ka qenë fare prezent. Dhe nuk ka pas njohur. Kështu prokurori i shteti e la të lirë. Dhe është liruar me procedurë të rregullt…

Janë të gatshëm të bashkëpunojnë me drejtësinë, por as familjarët nuk e dinë vendodhjen e të dyshuarve….”, ka thënë Kovani./RTVD