div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bekë Berisha: Jam katunar, por problemet e Prishtinës do i ndreqi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se kandidatura e tij ka qenë kërkesë e partisë dhe aktivistëve të kësaj në Prishtinë.

Berisha tha se për Prishtinën do të dalin me një projekt shumë praktik për t’i zgjidhura disa probleme pasi sipas tij, për një kohë të gjatë Prishtina nuk ka ndryshuar kurrgjë.

“E kemi bërë një program të mirë për qytetarët e Prishtinës se si duam praktikisht t’i kryejmë punët me afate. Së pari populli dhe kryeqyteti apo qyteti sepse nuk kemi mundur t’ia japim Prishtinës atë ngjyrimin si kryeqytet, nuk duhet të anohet nga partia politike edhe me dëmin që Prishtina të mos bëhet kryeqytet”.

“Mua menjëherë janë lajmëruar të më tregojnë se unë jam katunar dhe unë s’po e lë kurrë asnjë mundësi më të voglën që të mendoj dikush se jam qytetar, po iu tregoj se jam katunar. Jam katunar, por këto problemet e Prishtinës, të prindërve, fëmijëve në shkolla, sigurisë, shtyllave elektrike, do të ua ndreq ky katunari”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit”

Nasim Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë.

Sipas tij, kjo situatë erdhi pas deklaratave të Kurtit ku tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po vizitohen nga deputetë të PDK-së për të marrë instruksione politike.

“Qikjo vrejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vrejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bohen instruksione, dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptaz e tha në media. Unë të garantoj mbi 60% ka pesh këtu,” tha Haradinaj.

Pas ndarjes, Teuta Krasniqi e gjen përsëri dashurinë: Publikon foto e përqafuar me partnerin e ri!

Kohët e fundit, jeta e aktores së njohur Teuta Krasniqi ka marrë një kthesë të papritur, duke e çuar atë në një kapitull të ri dashurie pas ndarjes nga i fejuari.

Ajo ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale që ka ndezur kureshtjen e ndjekësve, duke treguar se ndjenjat e saj janë rikthyer.

Pas një lidhjeje të gjatë dhe të qëndrueshme, ndarja e Teutës ka lënë pas një gjurmë të thellë në jetën e saj. Marrëdhënia e saj me ish-të fejuarin, një person që preferonte të qëndronte larg vëmendjes mediatike, kishte qenë një nga më të njohurat në publik. Tani, aktorja duket se është gati për një fillim të ri.

Fotografia e postuar nga Teuta tregon një peizazh të bukur, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një dorë mashkulli që shfaqet pranë saj. Ky detaj i vogël ka bërë që ndjekësit të spekulojnë për identitetin e tij dhe për marrëdhënien e re që ajo ka krijuar. Ajo duket se po shijon çdo moment të kësaj periudhe të re në jetën e saj.

Teuta ka zgjedhur të mbajë misterin rreth identitetit të partnerit të saj të ri, duke e lënë publikun të spekulojë.

Kjo strategji ka sjellë një rritje të interesit për jetën e saj personale, duke e bërë atë një temë të nxehtë në mediat sociale. Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e fansave të saj.

Me këtë postim, Teuta ka treguar se ndonjëherë një fotografi flet më shumë se fjalët. Ajo ka arritur të komunikojë ndjenjat e saj pa zbuluar shumë detaje, duke e lënë publikun të imagjinojë se çfarë ndodh në jetën e saj. Kjo qasje e saj është një shembull i shkëlqyer i menaxhimit të imazhit publik.

Ndërsa fansat e saj presin me padurim të dinë më shumë rreth këtij personi misterioz, Teuta duket se është e lumtur në këtë fazë të re të jetës së saj. Ajo po shijon çdo moment dhe duket se është gati të përballojë çdo sfidë që mund të vijë. Kjo energji e re është evidente në postimet e saj, duke reflektuar një atmosferë pozitive.

Me këtë histori të re dashurie, Teuta ka treguar se jeta vazhdon dhe se gjithmonë ka hapësirë për dashuri të re. Ajo na kujton se ndarja nuk është fundi, por një mundësi për të filluar përsëri. Si do të vazhdojë kjo histori? Ndjekësit e saj presin me padurim për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj marrëdhënie të re.

Protestohet në Gjilan pas vrasjes së trefishtë – Tahiri: Adresa para se cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

Sot në qytetin e Gjilanit është organizuar një protestë qytetare para objektit të Gjykatës Themelore, në shenjë reagimi ndaj vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.

Ngjarja e rëndë që ndodhi para pesë ditësh, ku një fajdexhi dyshohet se vrau tre persona, ka nxitur reagime të ashpra si nga qytetarët ashtu edhe nga përfaqësues të partive politike

Ndër reagimet më të ashpra ishte ai i deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se qytetarët me të drejtë kanë thirrur protestë, ndërsa akuzoi qeverinë në detyrë për heshtje dhe neglizhencë.

“Pesë ditë heshtje nga Sveçla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur. Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të ‘blindohej’ në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin,” ka shkruar Tahiri.

Protesta në Gjilan vjen si shenjë pakënaqësie për mungesën e reagimit institucional dhe kërkon drejtësi për viktimat e rastit të rëndë.

Lladrovci: Memli Krasniqi s’më do, më tha lëshoje pozitën se kam shumë presion

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për presionet që ka marrë nga PDK-ja për të lënë pozitën e kryetarit.

Lladrovci në Teve1 ka treguar se disa anëtarë të PDK-së nuk e duan në kryesi, duke e ndikuar edhe qëndrimin e kryetarit të partisë, Memli Krasniqi.

“Unë nuk besoj që PDK-së i pengon me pas një kryetar shembull, por një grup i caktuar të kryesisë në PDK nuk e dojnë që punojnë me duart të pastërta”, ka thënë Lladrovci.

Ai shtoi se nuk është çështje personale vetëm me kryesinë, por me strukturat më të gjera të partisë:
“Mu ka disa që nuk më dojën në PDK, por po i bie që nuk më do kryetari i Partisë Demokratike, sepse unë kam thënë edhe në emisione të tjera: bonu lider, dil e thuaj, ‘nuk e dua më Lladrovcin në qeverisje’, e jo të shpërndaj përgjegjësinë tek 43 anëtarët e PDK-së”, ka shtuar ai.

Lladrovci gjithashtu ka përshkruar kërkesën direkte nga Memli Krasniqi:
“Kryetari u dashtë me ardh edhe me më thanë a po vazhdon dhe për një mandat, se na jemi të kënaqur me punën tënde, e jo me ardh me thanë a po e lëshon se kom shumë presion për Drenasin. Ai u ndiku edhe nga eksponentë të komunave të tjera”, ka treguar Lladrovci.

Deklaratat e tij vijnë pas vendimit të kryesisë së PDK-së për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve për kryetar të Drenasit dhe pas krijimit të subjektit të tij politik “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, që do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LAJM I FUNDIT: Merret një vendim për Selimin, Veselin dhe Krasniqin në Speciale

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për ta hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm treshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërkesa e tyre për t’u liruar përkohësisht pas përfundimit të rastit të Prokurorisë së Specializuar ishte hedhur poshtë nga Themelorja më 13 maj 2025, ndërkaq Veseli, Selimi dhe Krasniqi e apeluan vendimin dhe hoqën dorë përkohësisht nga e drejta për rishikim të çdo-dy-muajshëm të paraburgimit deri në vendimin e ri.

Hashim Thaçi nuk e pati dorëzuar fare një kërkesë të tillë për lirim të përkohshëm meqë ndaj tij po zhvillohet edhe një proces tjetër gjyqësor për tentim-pengimi të drejtësisë.

“Ka qenë kandidat i byfeve”, Ramabaja i VV-së e nënvlerëson Mefail Bajqinovcin – s’e sheh të zot për Prishtinën

Analisti politik Sadri Ramabaja ka nënvlerësuar mundësinë e Mefail Bajqinovcit për të qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

Ramabaja tha se Bajqinovci ka qenë vetëm “opsion i byfeve”, por jo një kandidaturë reale për partinë.

“Ka qenë opsion i byfeve po, por real jo. Ka ambicie ai dhe shumë mirë i ka bërë publike. Por, s’ka qenë ambicie reale”, tha Ramabaja, duke shtuar se Bajqinovci nuk ka as grup mbështetës brenda Vetëvendosjes.

Ai shtoi se një pjesë e strukturës së partisë ka preferuar që Glauk Konjufca të kandidonte, ndërsa Hajrulla Çeku është përzgjedhur si kandidatura zyrtare për kryetar, për shkak të aktivitetit të tij të gjatë dhe të dukshëm brenda strukturave të VV-së, veçanërisht në Prizren.

“Ai aktivitetin qe 20 vjet e bën në Prizren”, tha ai në rtv Dukagjini.

Theksojmë se Albin Kurti e ka kandiduar Hajrulla Çeku për kryetar të Prishtinës.

Zeka: Jeta Xharra s’ka lënë të zezë pa folur nëpër ambasada kundër Kosovës, veç me vjelë miliona

Në kohën kur vazhdimisht po dalin lajme në media për lidhjet e gazetares Jeta Xharra me RTK-në, ku ka mjaft shumë akuza për përfitime të majme, gazetari Milaim Zeka tha se vonë po flitet për këto çështje.

Sipas Zekës, tash është vonë të diskutohen këto çështje të Jeta Xharrës, meqë është dashur të flitet kur ka qenë koha. Ai tha se Xharra ka folur zi e terr për Kosovën vetëm që ‘të vjelë’ miliona euro

“U dashte me fole kur ka qene vakti, tash shume vone. Kur ka qene vakti kam fole vetem une. Jeta me BIRN-in, nuk kane la te zeze mbi kete toke pa folur neper ambasada, sidomos te Amerikes dhe Angliise, kunder kolegeve te tyre, edhe Kosoves, vetem per me vjele miliona euro, per me dhunu lirine e fjales”, shkroi Zeka në Facebook.

Madje, ai pati edhe akuza të tjera mjaft të rënda për Xharrën dhe organizatën BIRN, duke e lidhur edhe me propagandën për shtëpinë e verdhë, shpikje famëkeqe kundër UÇK-së.

“Mos harroni qe shpikja me monstruoze per ”Shtepine e Verdhe” ne Burrel, ka ardhe nga BIRN-i. Etj, etj, etj. O besoni qe as nuk ja vlene me fole, po hajt mo…”, tha krejt në fund Zeka.

Jo më larg se sot, pati akuza të reja në drejtim të gazetares Jeta Xharra. Kreu i Radio Kosovës, Arsim Halili, tha se Jeta Xharra dhe BIRN morën 80 mijë euro nga RTK-ja brenda një dite, me marrëveshje për dy emisione.

Befason Dërguti: Me Thaçin ishim afër marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, në Rubikon të Klan Kosovës, ku u diskutua për marrëveshjet ndërkombëtare që ka arritur Kosova ndër vite, ka befasuar me një deklaratë.

Ai theksoi se vendi ka qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, në vitin 2019.

Madje, Dërguti tha se pajtohej plotësisht me qëndrimin me Presidentit të Kosovës në atë kohë Hashim Thaçi, i cili sipas saj thoshte se “Duhet marrëveshja e paqes me korrigjimin e lehtë të kufijve”.

“Faktikisht në vitin 2019 kemi qenë në prag të përmbylljes së një marrëveshje në kohën e Presidentit Hashim Thaçi dhe mendoj se ky është një shancë i humbur. Mendoj që në 2019, pajtohem me atë që e thoshte z. Thaçi, pra “nuk pajtohemi për asgjë, pa u pajtuar për të gjitha do të kemi marrëveshje përfundimtare, pra marrëveshje të paqes dhe korrigjim i lehtë i kufijve”, sepse ne nuk e kemi ende demarkacionin me Serbinë siç ka ndodhur me Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe kjo do t`i hapë rrugë bashkimit kombëtar”, tha Dërguti në Rubikon.

E kaluara kriminale e Mefail Shkodrës me djemt e tij, Prokuroria në Gjilan jep detaje të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës me djemt e tij.

Sipas PTH në Gjilan, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë” thuhet në njoftim.