div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjobë deri 500 euro për shoferët me zhurmues të paautorizuar

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të modifikuara me zhurmues të veçantë, niveli i të cilëve tejkalonte kufijtë ligjorë të zhurmës.

Gjatë javës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar disa automjete të tilla dhe i ka dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

Sipas raporteve teknike, ato që rezultuan me zhurmë mbi normat e lejuara u gjobitën me 150 euro për përdorim të zhurmuesit të paautorizuar dhe deri 500 euro për prishje të rendit dhe qetësisë publik

Përveç shkeljeve për zhurmë, policia ka shqiptuar gjoba edhe për tejkalim të shpejtësisë, ku disa raste kanë arritur deri në 500 euro.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve, duke inkurajuar përdorimin e aplikacionit “Raporto Policinë” për raportimin e shkeljeve.

Qytetari serb sulmon seksualisht një femër kosovare

Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan.

Sipas raportit policor 24-orësh, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30.

Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë atë.

Rasti në hetime!

E dhimbshme: Vdes në moshë të re Dr. Ryve Nika

Ka vdekur Dr. Ryve Nika, një figurë e dashur dhe e respektuar në familje, rrethin shoqëror dhe komunitet.

Dr. Nika u kujtua gjithmonë për dashurinë, mirësinë dhe përkushtimin e saj si grua, nënë, mike dhe profesioniste.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15 gusht 2025, pas faljes së Xhumasë, në Varrezat e Qytetit, në Lagjen Arbëria (Dragodan), Prishtinë.

Rrahje në Mitrovicë, një person rrahet brutalisht nga dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun e qytetit të Mitrovicës, ku dy persona janë filmuar duke e sulmuar fizikisht një qytetar.

Pamjet e siguruara nga portali “Jepi Zë” tregojnë momentin kur viktima goditet brutalisht nga dy të dyshuarit.

Sipas një sinjalizuesi që ka dërguar videon në redaksinë tonë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

Po ashtu, burimet tona bëjnë të ditur se të dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për rastin janë në zhvillim.

Pamje shqetësuese dhe të rënda nga Serbia – Policia godet protestuesit me shkopinj dhe shkelma

Pamje të rënda dhune janë publikuar në rrjetet sociale nga protestat e mbajtura mbrëmë në disa qytete të Serbisë, ku policia ka përdorur forcë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë, duke i rrahur me shkopinj gome dhe shkelma, madje edhe kur ishin të shtrirë në tokë.

Në qytetin e Valjevës, qytetarët iu përgjigjën thirrjes së studentëve për të protestuar nën parullën “Sonte po shpërtheni nga brenda”. Mirëpo, ajo që pasoi ishte një reagim i ashpër dhe i dhunshëm nga forcat policore, të cilat, siç shihet në videot që qarkullojnë në internet, kanë sulmuar qytetarët në mënyrë të egër dhe çnjerëzore, raporton Nova.

Rrugët e Valjevës ishin të bllokuara nga një kordon i dyfishtë policor i pajisur me armaturë për shpërndarje protestash, që nuk lejonte kalimin e qytetarëve. Protestuesit brohoritnin kundër pushtetit, presidentit dhe sjelljes së policisë. Tensionet arritën kulmin kur forcat e rendit filluan të ndjekin dhe të rrahin qytetarë, përfshirë edhe ata që nuk ishin pjesë e protestës.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, policë të uniformuar sulmojnë një të ri në rrugën Karaxhorxhe, afër një furre buke, duke e goditur brutalisht me shkopinj dhe shkelma, edhe pasi ai ishte i shtrirë në asfalt. Pamjet kanë shkaktuar indinjatë të madhe në publik, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, i riu është ende në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Sipas dëshmive të banorëve, policia ka hyrë edhe në lokale pranë protestës, duke nxjerrë njerëz jashtë, pa dallim, dhe duke i rrahur. Në një rast, rreth 20 policë u panë duke sulmuar fizikisht dy të rinj, pa asnjë shenjë rezistence nga ana e këtyre të fundit.

Protesta me moton “Sonte po shpërtheni nga brenda” u mbajtën mbrëmë në të gjithë Serbinë, në organizim të studentëve. Skena të dhunës janë regjistruar edhe në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera. Në kryeqytet, policia ka përdorur gaz lotsjellës, autoblinda dhe piroteknikë për të shpërndarë turmat, ndërsa në Novi Sad janë dëmtuar disa seli të partisë në pushtet (SNS) pas përplasjes së qytetarëve me forcat e rendit.

Vuçiq flet sërish për protestat: Mbrëmë donin të digjnin njerëz të gjallë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë protestave në Novi Sad dhe Beograd.

Ai ka theksuar se disa nga protestuesit, që ai i quajti “blokadër”, donin të digjnin njerëz të gjallë, duke shtuar se nëse do të kishin arritur të realizonin këtë akt, do të ishin 300 viktima.

”Pendohem që disa nga organet tona shtetërore nuk janë të afta të reagojnë siç duhet”.

”Ata mbrëmë donin të digjnin njerëz të gjallë. Mund të imagjinoni se çfarë do të kishin bërë ata mbrëmë me njerëzit që ishin brenda. Do të kishin qenë 300 të shpërthyer të gjallë. Kjo është diçka që tani është e qartë për të gjithë. Tani është krejtësisht e qartë se me kë kemi të bëjmë dhe ata kurrë nuk kanë dashur paqe, çdoherë ka qenë fjala vetëm për dhunë”, citon Kurir, Vuçiqin.