div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Matoshi për Kurtin: Nuk di të interpretoj ligje, ka lexuar libra mbrapsht

Gjykata Kushtetuese sot publikoi vendimin në të cilën përflitet paraliza politike në vend.

Sipas saj, i njejti kandidat i propozuar mund të votohet vetëm tri herë, gjë që solli reagime të ndryshme.

Sipas analistit politik, Halil Matoshi, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti nuk mund ta interpretoj saktë një ligj.

Albin Kurti nuk di me lexu ligj, kur e ka mësu, kur e keni dëgju Albin Kurti duke e interpretu drejt një ligj? A e keni ni ndonjëherë, jo për besë. Njeri për marrë me shkenca kompjuterike e i ka lexu dy libra të mbrapshta“, tha Matoshi në Politiko.

Barrikadat në veri, Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë urdhërarrest për ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, pasi që dyshohet për rastin e barrikadave në vitin 2022, në Veri. Ndërsa, krerët aktualë të Listës Serbe janë intervistuar nga Prokuroria për këtë çështje.

Rakiç, i cili aktualisht është deputet i Partisë Progresive Serbe në Serbi, është ftuar për intervistim nga Prokuroria tri herë. Herën e parë nuk ka shkuar nën arsyetimin për “shkaqe shëndetësore”, ndërsa për dy herët e tjera nuk ka dhënë arsyetim. Përveç tij, urdhërarrest nga Prokuroria është kërkuar edhe për 11 persona të tjerë.

“Me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R., Prokuroria Speciale e Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhërarrestit ndaj tij”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, për mediumin Koha.

Për këtë rast janë intervistuar kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, dhe nënkryetarët: Igor Simiç dhe Slavko Simiç.

“Në kuadër të zhvillimit të këtyre hetimeve, PSRK i ka ndërmarrë dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e të pandehurve në këtë rast penal. Tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurve S.S., I.S. dhe Z.E.”, ka njoftuar Prokuroria./koha

Serbia nënshkruan kontratë 1.64 miliardë $ me gjigantin izraelit të mbrojtjes “Elbit Systems”

Mediat në Izrael kanë raportuar se Serbia është shteti evropian pas një marrëveshjeje 1.64 miliardë dollarëshe të nënshkruar me gjigantin izraelit të mbrojtjes “Elbit Systems”.

Elbit javën e kaluar njoftoi për një marrëveshje për furnizim me sisteme artilerie raketore me rreze të gjatë si dhe të dronëve, por nuk e njoftoi se kush është klienti.

“Times of Israel” raporton se si pjesë e kontratës pesëvjeçare, Elbit do ta furnizojë Serbinë me një sërë dronë luftarakë me inteligjencë artificiale, duke përfshirë edhe dronë që operohen personalisht për përdorime taktike dhe operacionale.

Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me raketa artilerie me precizion të lartë dhe produkte të pajisura me teknologjinë e avancuar të Elbit për inteligjencë, survejim, identifikim objektivash dhe zbulim (ISTAR), si dhe sisteme komunikimi dhe inteligjencë sinjalistike. Paketa përfshin gjithashtu dorëzimin e sistemeve të avancuara elektro-optike dhe pajisjeve të shikimit natën.

Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Helsinki, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

“Jepi zë” merr vesh se i vdekuri në këtë aksident është shqiptar nga Kosova.

Policia finlandeze ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku një automjet me katër persona ka dalë nga rruga.

Njëri nga pasagjerët ka vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Tronditëse: Brenda një dite regjistrohen tri vetëvrasje në Kosovë

Një ditë e rëndë për vendin. Vetëm brenda datës 18 gusht 2025, në Kosovë janë raportuar tri raste të vetëvrasjeve, duke ngritur shqetësim të madh për situatën e rëndë sociale dhe psikologjike që po kalon shoqëria.

Vetëm sot në Obiliq – rreth orës 10:00, Muhamet Qerkezi (rreth 45-50 vjeç) u gjet i varur pranë shtëpisë së tij.

Pastaj në Skenderaj – po ashtu rreth orës 10:00, në Prekaz të Poshtëm, një burrë rreth 65 vjeç u gjet i varur në pyll, pranë fushës së sportit.

Ndërsa, në Istog – pas orës 15:30, në fshatin Rakosh, u gjet i vdekur në veturë një person, me armë pranë trupit, ku dyshohet për vetëvrasje.

Në të gjitha rastet, policia, njësitë e hetimeve dhe mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

Këto ngjarje kanë hapur diskutime të mëdha për nivelin e stresit, presionet sociale dhe mungesën e mbështetjes psikologjike në shoqërinë tonë.

Gjobitet me 500 euro një kompani e autobusëve të Poodujevës që po kthehej nga Xhamia e Llapit

Inspektorati Komunal i Prishtinës ka dal sot në terren, ku ka ndaluar kthimin e autobusëve të Podujevës nga Xhamia e Llapit.

Gjatë këtij inspektimi, një nga kompanitë e autobusëve të Podujevës ka marrë gjobë 500 euro.

Inspektorati Komunal e kanë dënuar këtë kompani duke ia marrë tabelat si dhe duke e përjashtuar nga komunikacioni.

Nga kompania në fjalë kanë thënë për lajmi.net se bazuar në orarin e dhënë nga Ministria e Infrastrukturës, ata kanë të drejtë të kalojnë nga Xhamia e Llapit.

Kurti: Nuk ka asnjë aktgjykim të Kushtetueses që s’e kam respektuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se njëjtë ka vepruar edhe ai si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.

Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe aktgjykimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

“Më vjen keq për familjen…”, deklarohet Top Kolshi i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit

Top Kolshi është i dyshuari kryesor për vrasjen e më pas groposjen e Enver Bajraktarit.

Ai në Gjykatë ka thënë se është penduar, dhe ka pretenduar se Enver Bajraktari e ka sulmuar.

E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati i Kolshit ka kërkuar ekzaminim psikiatrik për klientin e tij.

Daut Haradinaj: Trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon

Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës”.

Në një reagim publik, Haradinaj përmend disa çështje ku, sipas tij, Kurti ka dëmtuar rëndë vendin.

“Trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon.
Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i kostos së megavatit ishte rreth 82 euro, sot operatorëve ju kushton nga 198 deri në 220 euro. Kostoja që do paguajnë shkon tek 360 milionë euro në vit. S’ka qytetar që nuk do e vuajë peshën e kësaj rritjeje astronomike (mafioze). Jo rastësisht energjia hyn në sektorin e sigurisë globale dhe jo rastësisht blerja e kësaj rryme bëhet nëpërmes lidhjeve të shkurtra të Kurtit. Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë. Mos i mbyllni sytë, po reagoni në çfarëdo forme, se e nesërmja mund të jetë vonë. Ky “patrioti“ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb.
Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës”, shkruan Haradinaj në reagim.