Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?

Policia e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë–Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballor me autobusin.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i veturës ndërroi jetë në vend, gjë që u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

Viktima është Sadik Muslija.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

Një aksident i rëndë komunikacioni i ka marrë jetën një të riu sot në Dollc të Klinës. Viktima është Sadik Muslija, 23 vjeçari nga fshati Dujakë i Gjakovës. Sadiku ishte djali i vetëm i familjes Muslija.

Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё autobus dhe njё veturё me targa vendore.

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore

Trajneri i Baselit ia kthen Shaqirit: Je ende i ri, ke kohë për të mësuar!

Skuadra e Baselit mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82-të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey, në barazimin 1:1 ndaj Copenhagenit.

Pikërisht për këtë, Shaqa i dha një kritikë trajnerit të tij, Ludovic Magnin.

“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri

Magnin ia kthehu me shumë sportivitet: “Ju e dini se çfarë marrëdhënie kam me Shaqirin. Nuk është aspak problem. Shaqa është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner. Ai ka ende shumë kohë për të mësuar”.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme. Kush fiton nga ky takim siguron fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë

Fyerjet e disa militantëve të VV-së ndaj deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, pse kjo e fundit nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, i kanë penguar hoxhës së njohur nga Drenasi Osman Musliu.

Musliu ua ka rikujtuar atyre se çfarë luftëtare ka qenë dikur Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Duke ju përgjigjur fyerjeve të shumta në statusin e Shqipe Selimit, Musliu ka shkruar se deputetja e VV-së në moshë të ri kishte lftuar kundër forcave serbe.

Në komentin e tij, ai ka shkruar se kur Selimi kishte kapur pushkën, ata që po e fyejnë sot pinin kafe në Prishtinë.

“Repekt per Shqipe Mehmeti Selimi. O ju “njerez “a e dini se se njeriu ka te drejt te mendoj ndryshe,te votoj sipas bindjes personale dhe kjo nuk ka diq te keqe. P.s Ju qe po ofendoni mos me ju kthy me ate gjuhen se si e meritoni kujdes sepse kur Shqipja ne mosh te re luftonte krah me babin dhe ushtaret e UÇK-së ne Likofc e rrethin ju ndoshta ishit tuj pi kafe neper Prishtinë e ndoshta edhe me naj Juvosllav … spo tham shkavell…”,ka kometuar Hoxhë Musliu, të cilit në darkë i kishte shkura dikur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani te familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

Reagimi i plotë:

Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dal në mbrojtje deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën.

Derisa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve që deputetja Selimi ka marrë nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, Arbërie Veliu-Maqedonci e ka duartrokitur veprimin e bashkëshortes së Rexhep Selimit për mosvotimin e Donika Gërvallës, e cila vazhdimisht ka fyer ish-krerët e UÇK-së.

Në statusin e deputetes Selimi, ku ajo tregon arsyet e mosvotimit të Gërvallës, Veliu-Maqedonci ka komentuar, duke shprehur respekt për ish-ushtaren e UÇK-së.

Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci ka qenë ushtare e UÇK-së. Madje, ajo gjatë luftës është njohur me bashkëshortin Ejup Maqeodnci, i cili aktualisht është ministër në detyrë i Mbrojtjes dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është zgjedhur deputet i VV-së.

Aksidenti i rëndë në Klinë mes një veture dhe autobusi, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident janë të përfshira një autobus i udhëtarëve dhe një veturë, gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, por njëri nga të lënduarit nga mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.”, tha ai.

Për këtë ka shkruar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Spitali i Pejës ka shtuar se për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, do të informojë opinionin publik me kohë.