Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke djegur një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Në video, ajo kishte bashkëngjitur përshkrimin “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”.

Videoja është dënuar gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e myslimanëve, liderë politikë dhe përdorues të internetit.

https://twitter.com/ShadowofEzra/status/1960102833149362514

Olluri: Kusari e Vetëvendosja e votojnë me loçkë të zemrës Slavko Simiqin për nënkryetar

Gazetari Parim Olluri ka thënë se Mimoza Kusari, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partia që përfaqëson do ta votonin “me loçkë të zemrës” për nënkryetar Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa po diskutohej për çështjen e nënkryetarit nga ana e pakicës serbe, e vlerësoi si folklorizëm propozimin e Nenad Rashiqit.

“Mimoza Kusari s’po e çon dorën me e votu Slavko Simiqin. Kush po e beson këtë rrenë. Po dojnë me na thanë që Mimoza Kusari nuk e voton slavkon, ajo e voton me loçkë të zemrës, edhe Slavkon edhe Radoiçiqin, komplet Vetëvendosje. Nuk guxon me marrë atë vendim, me shpallë organizatë terroriste. Hajde e bllokojmë na procesin, na met neve që jem patriota se na nuk po e çojmë dorën për Slavko Simiqin, del Gjykata Kushtetuese me një interpretim dhe ne thomë “ja qe u detyruam”, deklaroi Olluri.

LAJMI I FUNDIT/ Trazirat në Zvicër, kjo është arsyeja

Lozana e Zvicrës është shndërruar në një fushë betejë me dhunën që u përshkallëzua përsëri gjatë të martës.

Rreth 200 të rinj u trazuan për të dytën ditë radhazi dhe sulmuan policinë. U hodhën gurë, bomba zjarri dhe fishekzjarrë. Kontejnerë dhe kazanë mbeturinash u dogjën. Një autobus i transportit publik u dëmtua gjithashtu, raporton Bild.

Bëhet e ditur se lidhur me incidentin, policia ka angazhuar 140 oficerë, me shtatë persona që u arrestuan.

Arsyeja e trazirave? Vdekja e një adoleshenti.

Sipas ” Blick “, viktima ishte 17-vjeçari Marvin M. Ai po ngiste me shpejtësi të tepërt nëpër një zonë prej 30 km/orë të dielën. Sipas policisë, skuteri ishte raportuar i vjedhur të shtunën. Kur një patrullë u përpoq ta ndalonte, ai përshpejtoi, duke rezultuar në një aksident. Marvin M. u plagos rëndë dhe vdiq pak më vonë.

Trazirat dhe sulmet ndaj policisë shpërthyen që në natën e së dielës kundër të hënës. Zemërimi ndaj autoriteteve u nxit edhe nga një incident tjetër: Në qershor, një vajzë 14-vjeçare vdiq pas një aksidenti me motoçikletë – gjithashtu ndërsa po i ikte policisë. “Ne duam të dimë të vërtetën rreth aksidenteve”, tha një adoleshente për SRF. /Klankosova.tv

Protestuesit pozojnë për kamerën
Oficerët e policisë të armatosur me mburoja dhe shkopinj sulmohen me piroteknikë
Trazirat ndodhën kryesisht në distriktin Boveresses/Praz-Séchaud.
Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që vrau gruan: I kërkoj falje 4 fëmijëve

Zbardhet dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit në Greqi ditën e sotme, gjatë masës së sigurisë ku u la në “arrest me burg”, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marjola, 36 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve.

Media greke dhe avokati i familjarëve të viktimës e kanë quajtur një “vrasje të dytë të Mariolës” deklaratën e të dyshuarit, që u përpoq të kërkonte ndjesë dhe të pretendonte se kishte tentuar vetëvrasjen pas ngjarjes në qeli i shkatërruar.

Për gjysmë ore me radhë ka zgjatur fjala e Nakolecit, teksa media greke e zbardh të plotë atë që ai tha në sallën e gjyqit, ku shprehu pendesë dhe kërkoi falje, duke thënë se “do donte ta kthente kohën pas”. Shqiptari i qëndroi alibisë së tërbimit të tij kur mësoi se fetusi që kishte mbajtur gruaja nuk ishte i ngjizur prej tij dhe se ajo e tradhtonte, njofton euronews.al.

Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Nakoleci në Gjykatën e Volosit:

“Unë dhe gruaja ime patëm një jetë familjare perfekte, të qetë, paqësore, normale për më shumë se 20 vjet, pasi kishim 4 fëmijë, të cilët i rritëm së bashku. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer emocionale dhe jetë dashurore si çift, pa u shqetësuar për asnjë arsye, me përkushtim dhe dashuri.

Unë punoj ditë e natë si bukëpjekës dhe njëkohësisht si ndërtues, me qëllim që të siguroj të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht jetesën dhe nevojat financiare të familjes sonë prej gjashtë anëtarësh, në mënyrë që fëmijëve tanë të mos u mungojë asgjë, ndërsa gruaja ime ishte e përfshirë në rritjen e tyre, duke punuar herë pas here ose sezonalisht.

Jeta jonë martesore u trondit veçanërisht pas Pashkëve të vitit 2025, kur mësova dhe zbulova se ajo mbante një marrëdhënie romantike paralele me një burrë tjetër me të cilin kishte komunikim pothuajse të përditshëm dhe shkëmbim të shpeshtë mesazhesh erotike, dhe dyshoj se ajo takohej dhe kryente marrëdhënie seksuale me të, siç rrëfeu ajo pas kujtimeve para meje.

 

 

Ky zhvillim negativ më bezdisi, më zemëroi dhe më çmendi mëngjesin e 22/8/2025 kur, lidhur me këtë çështje, lidhur me vendimin e saj për të prishur marrëdhënien tonë, familjen e saj që e krijuam me shumë mund në kombinim me zbulimin se fetusi me të cilin ishte shtatzënë pak kohë më parë dhe e humbi, nuk ishte i imi, një njoftim që ajo bëri me një ton shumë ofendues dhe ironik, një deklaratë që më preku brutalisht si burrë, duke rezultuar në mua të çmendem, në një gjendje vullkanesh mendore të vluar dhe me çrregullim serioz të funksioneve të mia mendore, për të kapur një objekt të mprehtë me majë, një thikë që e përdorëm për të pjekur mish në ballkon pa e planifikuar, i paramenduar me qëllim vrasës për t’u armatosur dhe për ta sulmuar me zemërim, me turbullirë mendore dhe për t’i shkaktuar goditje në gjoks dhe qafë pa e kuptuar se ajo ishte fatale dhe kështu do t’i merrja jetën, gjë që nuk e kërkova në asnjë rrethanë. Nuk kisha një qëllim të tillë kriminal, nuk doja ta “trembja” sepse ajo më nënvlerësoi në mënyrën më të përbuzshme.

Jam penduar sinqerisht për aktin tim të shëmtuar, dua t’u kërkoj falje në radhë të parë 4 fëmijëve të mi, të afërmve të saj, shoqërisë për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht nëse u provokova brutalisht dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.

Do të doja ta ktheja kohën pas, nëse gruaja ime do të ishte gjallë, nëse do të isha në vendin e saj, jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i tronditur dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe pardje mendova në qendrën e paraburgimit t’i jepja fund jetës sime me dhunë.

Ndihem keqardhje dhe fajtor për humbjen e parakohshme, vrasjen e gruas sime, e dënoj veten që nuk zgjodha rrugën e arsyes dhe vetëpërmbajtjes në kërkim të zgjidhjes së martesës sonë, të cilën e ndjera nuk e respektoi, në mënyrë që debati intensiv, grindja e 22/8/2025 të mos përshkallëzohej, devijoj dhe arrij në krim.

Mohoj kategorikisht se kam qenë i dhunshëm me të, se kam përdorur dhunë fizike ndaj saj ose e kam detyruar me forcë ose kërcënim të kryejë marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, nuk korrespondon me realitetin dhe është një pretendim i rremë, përndryshe ajo do të më kishte denoncuar për çdo incident të dhunës në familje.

Kërkoj kryerjen e menjëhershme të një ekzaminimi psikiatrik, me qëllim përcaktimin nëse vuaj nga ndonjë sëmundje mendore, duke qenë se isha shtruar në spital në një strukturë psikiatrike nga e cila u lirova së fundmi pas një shtrimi tre-ditor të pavullnetshëm pas një tentative vetëvrasjeje dhe më ishin dhënë ilaçe që ende i marr, më diagnostikuan me një çrregullim ankthi dhe konfuzion që u shfaq së fundmi dhe u përkeqësua, me qëllim përcaktimin nëse jam i justifikuar të marr një imputim të reduktuar”.

Kapet minibusi i mbushur me gra lëmoshë-kërkuese – kush fshihet prapa tyre? (VIDEO)

Çdo ditë, sapo zbardh drita e parë e mëngjesit, shumë gra ia mësyjnë fshatit Bibaj.

Stacioni i përditshëm i tyre është vendi ku ndalen autobusët.

Me fëmijë këmbëzbathur, në karroca apo në krahë, ato qëndrojnë disa minuta duke pritur autobusin për në Gjilan.

Në pamje të parë, nga veshja e thjeshtë, dialekti dhe mënyra e sjelljes, ato duken si pjesëtare të komunitetit rom, të ardhura nga Shqipëria.

Pa e ditur se objekt i kamerës së Kiks-it ishin pikërisht ato, gratë bashkë me fëmijët e tyre përshëndesnin me dorë kamerën, të buzëqeshura, teksa prisnin autobusin.

Derisa syri i kamerës së Kiks-it ndiqte autobusin për në Gjilan, të njëjtat ndalonin stacion pas stacioni; secila zbriste në lokacione të ndryshme, të gjitha me të njëjtin qëllim – për të kërkuar lëmoshë.

Njëra nga gratë, me një fëmijë në krah, u ndal në Pozharan.

E tjetra e kishte pikë synimi këtë herë Vitinë për kërkimin e parave.

Pasi ishin shumë në numër, shumica e ulëseve të linjës së autobusit të orës 8:30 u mbushën me to.

Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:

Ngjarjet ditore në parlament, reagon presidentja

Nga Presidenca e Republikës së Kosovës është bërë reagimi i parë rreth zhvillimeve të sotme në Kuvend.

Presidenca deklaron se presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe fillimin e zhbllokimit të tij, shkruan IndeksOnline.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit” thuhet në reagim.

Kujtojmë se Dimal Basha u zgjodh sot kryetar i Kuvendit, në tentativën e tij të dytë për këtë pozitë.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, ku do te vazhdohet emërimi i nënkryetarëve të tjerë të kuvendit.

Behrami: Do ta votonim këdo prej 34 deputetëve që do ta propozonte LVV, s’lidhet me emrin e Dimal Bashës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se nuk e kanë menduar asnjëherë që LVV do të bënte propozime për kryetar të Kuvendit të emrave si Gërvalla, Murati, Basha e të tjerë.

“As në ëndrrën më të keqe s’e kemi mëndu që një parti mundet me dalë me propozime të tilla”, ka thënë Behrami.

Ai ka thënë se PDK vetëm e ka mbajtur fjalën dhe se do ta votonte cilindo prej 34 deputetëve që do ta propozonte Kurti për kryetar të Kuvendit.

“Kurti ka pasë 34 deputetë në dispozicion, nga 48. Cilindo që e kish vendosë e kishim votu. Nuk e kem votu ne Dimal Bashën se na pëlqen, e as se i nënshtrohemi. PDK tregoi që në rrethana të vështira di me dalë jashtë vijave të kuqe, në mënyrë që me i zhblloku institucionet”, ka thënë Behrami.

Abidixhiku paralajmëron krizë të re – Votat e PDK’së dhe AAK’së për Bashën thotë se janë ‘‘gabim trashanik’’

Lumir Abidhxiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas seancës së sotme konstituive, duke e konsideruar si ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

Ai ka paralajmëruar edhe se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.

‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, ka thënë ai.

LAJM I FUNDIT: Dyshohet për vrașje në Veri

Një rast i dyshimtë vdekjeje është raportuar në afërsi të burgut në Mitrovicën e Veriut.

Burime të Insajderin kanë bërë me dije se dyshohet për vrasje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Insajderin se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje.

Ai ka konfirmuar se viktima është person i njohur si përdorues i substancave narkotike.

“Bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë. Personi ishte i njohur për përdorim droge – nuk dihet ende çka e ka shkaktuar vdekjen e tij,” tha Elshani, duke shtuar se ekipet e mjekësisë ligjore do ta konstatojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Basha dikur: Djemtë e mi më përpara do të doja me m’i rritë një homoseksual si Tim Cook, se sa Shefqet Krasniqi

Projektkodi Civil, i cili në vazhdimësi ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë ishte komentuar dikur edhe nga Dimal Basha, i cili sot u bë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në mars 2022, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ishte bashkuar debatit, duke përkrahur projekt kodin që do t’u hapte rrugë martesave të gjinive të njëjta.

Basha kishte deklaruar në KTV se do të preferonte që para imamit të njohur Shefqet Krasniqi, tre djemtë e tij t’i rriste Tim Cook, shefi i kompanisë gjigante Apple, i cili orientimin seksual e ka të deklaruar si ‘gay’.

“Nesër hipotetikisht, unë i kam tre djem si pëllumba… me më pyet, a po do me t’i rritë Shefqet Krasniqi si heteroseksual apo Tim Cook si homoseksual, unë gjithë jam Tim Cook me i rritë ata. Edhe qetu përfundon ky debat”, deklaronte Basha, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, ai sot u zgjodh kryeparlamentar me 73 vota për.