Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se as sot nuk do të votojnë për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai po ashtu tha se ka refuzuar një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar këtë çështje.
Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar shumë i mirë.
“Nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq në një rrethanë tjetër do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. Kurti këtë entuziazëm për me zgjedh Rashiqin, se ka pas as për me zgjedh Albulena Haxhiun e aq më pak për Dimal Bashën. Edhe ai e di që një gjë e e tillë s’është në pajtim”, tha Krasniqi para fillimit të seancës.
Ai shtoi se ka refuzuar takimin me Kurtin: “Unë kam refuzuar sot që ta takojë z.Kurti përkundër kërkesës së tij që me u taku me diskutu për zgjedhjen e Nenad Rashiqit”, deklaroi ai.
Krasniqi tha gjithashtu se qëllimi i Kurtit dhe Vetëvendosjes është vazhdimi i bllokadës në Kuvend.
“Pse po insiston me kriju edhe një lëndë në Kushtetuese spo e kuptoj”, përfundoi ai.
Profesoresha Jana Arsovska në parathënien e librit të saj “Dekodimi i Krimit të Organizuar Shqiptar”, e kishte cilësuar si incident masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999. Në këtë libër, ajo kishte falënderuar Dimal Bashën për punën e tij si asistent në këtë libër. Të dy janë bashkautorë të një “hulumtimi” skandaloz shkencor që e lidhnin UÇK-në me botën e krimit.
Jana Arsovska bashkautorja e “hulumtimit” skandaloz me Dimal Bashën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte shkruar edhe një libër në lidhje me krimin e organizuar shqiptar, të cilin në hulumtimin e përbashkët e kishte lidhur me UÇK-në.
Në librin me titull “Decoding Albanian Organized Crime – Culture, Politics and Globalization”, Arsovska e ka cilësuar masakrën e Reçakut si incident.
Në parathënien e këtij libri, Arovska kishte shkruar se sulmet e UÇK-së dhe ato serbe kulmuan në incidentin e Reçakut më 15 janar 1999 në qendër të Kosovës. Raporte të ndryshme, përfshirë ato të Human Rights Watch, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve të Jugosllavisë, i kanë karakterizuar vrasjet si masakër të qëllimshme të civilëve nga forcat policore serbe. Qeveria jugosllave deklaroi se të rënët të gjithë ishin anëtarë të UÇK-së dhe ishin vrarë në luftimet me forcat e sigurisë”, ka shkruar ajo në njërën nga faqet e parathënies së librit.
Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay” dhe autore e artikullit të vitit 2012 “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Ndërkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Pahijshme”, e kishte falënderuar Dimal Bashën për kërkimet e tij lidhur me të dhënat që i ka përdorur ajo në këtë libër.
Në fund të këtij artikulli, ku UÇK-ja lidhej me bandat kriminale e ato të drogës, autorja Arsovska e kishte falënderuar Bashën për punën e tij.
“Gjithashtu dua të falënderojë edhe asistentët kërkimorë dhe ish-studentët Michael Temple, Irini Gjoka, Adriana Michilli, Dimal Basha, Jeff Walden….”, shkruhet në artikullin e Arsovaskas.
Basha e Arsovska tronditën opinionin në Kosovë pasi vëmendja shkoi te hulumtimi skandaloz shkencor që dyshja e kishte publikuar në vitin 2012.
“Me qëllim që UÇK-ja të armatosej, duhej sasi e madhe e parave. UÇK-ja nuk përkrahej zyrtarisht nga ndonjë shtet dhe duhej të varej nga burimet alternative. Sipas rasteve të hulumtuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarët e zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin nëpër Evropën Perëndimore dhe SHBA. Kjo përkrahje nuk ishte kufizuar vetëm në para, por trafikantët e drogës dërguan edhe burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe po blinin armë në emër të saj”, thuhej më tej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.
“Për lidhjet mes UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet në mënyrë sasiore, ka raste gjyqësore në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Republikën Çeke që sugjerojnë për lidhje mes trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, thuhej më tej në “hulumtimin” e tani kryeparlamentarit.
Gjithashtu, Basha në hulumtimin e tij, duke cituar intervista të policëve belgë, kishte shkruar se në Belgjikë, bosi i “Mafisë shqiptare” VH, kishte lënë plumba te dyert e shtëpive nga diaspora shqiptare për t’ua përkujtuar për taksat “vullnetare” që duhej të paguanin për të përkrahur qeverinë në hije dhe UÇK-në në fakt nuk ishin vullnetare. Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi që sigurohej nga banditët patriotë që operonin përtej kufijve”, kishte shkruar ai.
Basha në këtë hulumtim e implikon edhe Xhavit Halitin me krimin e organizuar.
“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, “u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, thuhej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.
Vetë Basha kishte mohuar bashkautorësinë në këtë artikull. Ai kishte thënë se kishte marrë pjesë vetëm në kapitullin 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.
Sikurse Basha njëjtë kishte deklaruar edhe vetë autorja Jana Arsovska, teksa deklarimet e tyre sot i ka mbështetur edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Basha është kritikuar ashpër për gjuhën skandaloze të përdorur kundër UÇK-së në artikullin ku ai është bashkautor, ndërsa është kërkuar edhe shkarkimi i tij nga pozita e kryeparlamentarit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten.
Në njoftimin për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte 1 mijë kilogramë speca.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 92 pako me speca në sasi totale rreth 1 mijë kilogramë (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 euro), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm”.
“Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente”, thuhet në njoftim.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht në poligonin e qitjes “Fazani-S”.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Lindore Sejdiu, 24-vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale. Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë.