Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ka ndërruar jetë këmbësorja që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 20 gusht 2025, në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.
Viktima është identifikuar si Shkurte Zeka, 44-vjeçare e cila pas aksidentit ishte dërguar në QKUK dhe po trajtohej në kujdesin intensiv.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:00 të mëngjesit, familja Zeka është njoftuar se ajo nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Qytetarët që jetojnë në disa zona të Prishtinës dhe Graçanicës janë udhëzuar të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së përqendrimit të manganit në rrjetin shpërndarës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.
Zonat e prekura përfshijnë: Graçanicën dhe fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Lagjen 038, Lagjen Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshatin Preoc, Çagllavicën, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjen Qershia, Lagjen NIC, Matiçanin (drejtimi nga Pallati i Drejtësisë), fshatin ndërkombëtar, rrugën Muharrem Fejza, Enver Maloku, Lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, dhe zona të tjera si Bregu i Diellit (qendra dhe rreth Albi Mall), shkolla Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala, dhe pjesa “te Xhambazët”.
Sipas komunikatës së përbashkët nga IKSHPK dhe KRU “Prishtina”, analizat e fundit laboratorike kanë treguar rritje të nivelit të manganit në ujin e liqenit Badoc dhe në rrjetin e furnizimit.
Edhe pse kjo tejkalon kufijtë teknikë të cilësisë së ujit për konsum, deri tani niveli nuk ka arritur në pragun e rrezikshëm për shëndetin.
Megjithatë, si masë parandaluese, qytetarët këshillohen që të mos e pijnë ujin deri në njoftimin e radhës.
IKSHPK thekson se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin, pasi bëhet fjalë për ndotje kimike.
Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës personale e ambientale. /Telegrafi