Këngëtari shqiptar bëhet baba, ndan foton unike me bebin

Këngëtari i njohur shqiptar, Egzon Pireci, ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin më të bukur të jetës: ai është bërë baba për herë të parë i një djali.

Përmes një postimi emocionues në rrjete sociale, Egzoni publikoi një fotografi ku shihet dora e tij dhe e partneres duke mbajtur dorën e foshnjës, shoqëruar me mbishkrimin: “Genar, gjithmonë për ty.”

Edhe pse nuk ka treguar saktësisht ditën e lindjes, artisti ka zgjedhur ta ndajë sot me publikun këtë moment të madh.

Kujtojmë që në muajin shkurt, Egzoni u fejua me partneren e tij dhe zbuloi se shumë shpejt do të bëhej baba.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Një person është therur me thikë sot në parkun e qytetit në Mitrovicë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë të Jugut, ku njoftoi se një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar..

Zahiti, bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Gjendje ‘lufte’ në Serbi: Policia serbe përdor dhunë të paparë ndaj protestuesve

Protesta paqësore e mijëra njerëzve në kryqëzimin pranë rrethrrotullimit në Novi Sad të premten në mbrëmje u shndërrua në dhunë dhe represion policor siç nuk mbahet mend ndonjëherë në atë qytet.

Protesta u bë e dhunshme kur studentët dhe qytetarët e mbledhur arritën tek Fakulteti i Filozofisë, përpara të cilit policia ndodhet tash dhjetë ditë.

Qytetarët pretendojnë se incidentet i nisi vetë policia, ndërsa autoritetet thonë të kundërtën, duke deklaruar se policët u sulmuan pa asnjë arsye.

Është e çuditshme që vetëm një minutë pas përfundimit të fjalimeve në protestë, mediave u është dërguar një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhej se kishin informacione për një sulm të planifikuar ndaj policisë, duke paralajmëruar se policia do të ndërhyjë.

Pasojë e ndërhyrjes policore ishin qytetarë të arrestuar dhe të plagosur, ndërsa policët me maska përdorën bomba shokuese, gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj qytetarëve – madje edhe ndaj personave të moshuar që po kalonin të pafuqishëm në rrugë.

Në stilin e tij të zakonshëm, për të disatën herë, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se protestuesit “tentuan destabilizimin e Serbisë” dhe se bëhej fjalë për “ndërhyrje nga jashtë”, duke akuzuar “plehrat evropiane”.

“Jam mirënjohës për përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nuk di nga cila parti janë, disa plehra janë mbledhur atje, që na treguan se ku e kanë vendin dhe si duhet të luftojmë kundër tyre… Shkoni rrënojeni vendin tuaj, mos e rrënonin Serbinë. Plehra të ndyrë. Jo vetëm që jeni plehra, por jeni edhe më keq se aq…”

Situata e tensionuar vazhdoi edhe pas mesnate, kryesisht pranë godinës së rektoratit ku ishin fshehur qytetarët pas ndërhyrjes së policisë.

Brutaliteti i policisë u dëshmua edhe nga një video, në të cilën një pjesëtar i xhandarmërisë ia merr nga dora telefonin një studenteje për të mos lejuar që ajo të filmonte çfarë po ndodhte brenda ndërtesës.

Sipas Nova.rs, policia të premten në mbrëmje në Novi Sad ka goditur qytetarët me shkopinj gome, ka hedhur bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Nga sasia e madhe e gazit, edhe disa policë janë ndjerë keq, duke hequr maskat dhe duke u ulur në gjunjë. 

 

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave të aksidentit tragjik

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Astrazup ka rezultuar me humbjen e dy jetëve, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Autoritetet dhe familjarët kanë konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë: Mizaqete Popaj, nga fshati Fortesë dhe Masar Krasniqi, nga Krusha e Madhe

Ceremonitë mortore për viktimat do të mbahen gjatë ditës së sotme, më 6 shtator 2025.

Varrimi i të ndjerës Mizaqete Popaj do të bëhet në Fortesë, me fillim nga ora 15:00, ndërsa varrimi i të ndjerit Masar Krasniqi do të zhvillohet në Krushë të Madhe, në ora 17:00.

Familjet Popaj dhe Krasniqi kanë pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë pas kësaj tragjedie.

Blero pas humbjes së Kosovës: “Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën, le të largohet menjëherë”

Pas humbjes së turpshme të Kosovës ndaj Zvicrës, ka reaguar këngëtari i njohur mitrovicas, Blero. Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

“Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën. Le të largohet menjëherë”, është shprehur Blero, duke ironizuar situatën pas rezultateve të dobëta të Kombëtares.

Reagimi i tij ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë tifozë po ndajnë të njëjtin mendim për trajnerin gjerman të Kosovës.

E dhimbshme: Ndërron 17-vjeçari Granit Zeka

Ka vdekur në moshën 17 vjeçare, Granit Zeka nga fshati Nekoc i Drenasit, shkruan rajoni.org.

Lajmi për vdekjen e të riut kosovar e kanë bërë të ditur familjarët e Granitit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja Zeka përmes rrjetit social “facebook”

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 06.09.2025, në ora 15:00 , në Varrezat e reja të fshatit Nekoc.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se pas një sëmundjeje të gjatë ndërroi jetë në moshën 17 vjeqare më i dashuri ynë: Granit (Sokol) Zeka. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 06.09.2025, në ora 15:00 , në Varrezat e reja të fshatit Nekoc”, thuhet në njoftimin e familjes Zeka.

Rrahu nxënësin në shkollë, ndalohet për 48 orë mësuesi

Një mësues në Istog është ndaluar për 48 orë pasi ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Ky ndalim vjen pasi prokuroria kishte nisur hetimet rreth një video të publikuar në rrjete sociale ku një mësimdhënës kishte rrahur nxënësin në shkollën “Avni Rrustemi”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, një mësimdhënës në Istog është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale “sulm ndaj viktimes se ndjeshme”, kakonfirmuar për Insajderin zëdhënësi Shkodran Nikqi.

Masa e përkohshme ndaj Kuvendit, Tahiri: Presidentja e ka mbyllur gojën

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar masën e përkohshme të Kushtetueses për Kuvendin.

Ajo e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen ndaj këtij rasti.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se e para e vendit duhet të reagojë.

“Gjykata kushtetuese prapë foli, prapë bllokoi Kuvendin – presidentja ka mbyllur gojën – kur do të flasë populli – populli është sovrani i takon ta marrë në dorë fatin e Kosovës përballë shkelësve të Kushtetutës”, ka shkruar Tahiri.

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm? Zbulohet raportini ri

Një raport i ri, që pritet të publikohet brenda këtij muaji nga autoritetet shëndetësore amerikane, mund të ndezë debate të reja rreth sigurisë së medikamenteve gjatë shtatzënisë.

Sipas Wall Street Journal, dokumenti në përgatitje lidh përdorimin e qetësuesit pa recetë Tylenol (paracetamol/acetaminofen) nga gratë shtatzëna me rritjen e rrezikut për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.

Raporti gjithashtu nënvizon se mungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë mund të përbëjë një faktor tjetër rreziku për autizmin, ndërsa forma aktive biologjike e tij, acidi folinik (leukovorina), mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të autizmit, sipas burimeve të cituara nga gazeta.

Këto zbulime të mundshme vijnë në një kohë të ndjeshme për Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., i cili u paraqit këtë javë para Komitetit të Financave të Senatit, në Capitol Hill, më 4 shtator.

Kennedy është përballur me kritika për shkurtimet buxhetore prej gati 500 milionë dollarësh, që kanë prekur veçanërisht projektet e reja mbi teknologjinë mRNA.

Tylenoli (acetaminofen/paracetamol) është një nga medikamentet më të përdorura në botë për lehtësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës, përfshirë edhe nga gratë shtatzëna. Ndërsa disa studime kanë sugjeruar një lidhje të mundshme me zhvillimin e çrregullimeve neurozhvillimore, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) vazhdon të mbështesë përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, por me rekomandimin që çdo përdorim të bëhet vetëm me konsultë mjekësore.

Nuk është ende e qartë nëse raporti do të përfshijë ndonjë referencë ndaj vaksinave, një çështje për të cilën Kennedy Jr. ka qenë një kritik i zëshëm prej vitesh, duke pretenduar më parë – pa prova të pranuara shkencërisht – se vaksinat lidhen me autizmin, një qëndrim që ka shkaktuar polemika të shumta.

Raporti pritet të publikohet deri në fund të shtatorit, dhe pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në politikat e shëndetit publik dhe diskutimet mbi medikamentet që konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë.

Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0

Granit Xhaka ka folur menjëherë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

Xhaka shkëlqeu dhe udhëhoqi Zvicrën në fitoren 4:0.

“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, ka thënë Xhaka.