Plumbi qorr godet 62-vjeçarin në oborrin e shtëpisë në Vushtrri, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një burrë ka mbetur i plagosur nga një e shtënë me armë zjarri.

Sinjali mëson se viktima është Sh. Maxhuni, 62-vjeçar i cili ka deklaruar se rreth orës 20:25, përderisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij, ka dëgjuar një krismë dhe menjëherë ka ndjerë një goditje në këmbën e djathtë, sipër gjurit.

Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme me askënd dhe se nuk dyshon në ndonjë person të caktuar. Deri më tani, Policia nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, ku sipas mjekëve është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Dikur shumë i njohur, kështu duket sot këngëtari Mentor Kurtishi

Mentor Kurtishi dikur ishte një prej emrave më të njohur të muzikës, i njohur për këngët e tij melankolike që prekën zemrat e publikut.

Hitet e tij të dashurisë e bënë të pëlqyer në skenë dhe një nga zërat më të kërkuar të kohës.

Por si po e përjeton ai këtë transformim të karrierës së tij? Një pyetje që ngjall kuriozitetin e shumë fansave të tij.

Sot, vite më pas, Mentori vazhdon të jetë aktiv në muzikë, por tashmë më shumë i pranishëm në dasma dhe mbrëmje familjare.

Kjo ka sjellë një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si ai e përjeton artin e tij.

Edhe pse koha ka kaluar, ai duket se ka ruajtur stilin e tij të njëjtë dhe nuk ka ndryshuar shumë nga periudha e famës së madhe. Kjo tregon për një artist që e ka të qartë identitetin e tij dhe e respekton atë.

Mentor Kurtishi ka pasur një ndikim të madh në muzikën shqiptare, duke sjellë një frymë të re dhe emocione të thella përmes këngëve të tij. Ndërsa ai vazhdon të performojë, është interesante të shohim se si publiku e pranon këtë transformim.

Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se vendimi i sotëm për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës ka impakt negativ.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se dëmi nga ky vendim i fundit i Kushtetueses për vendin do të jetë i pariparueshëm.

“Unë këto i kam trajtuar në mënyrë shumë profesionale dhe të specializuar. Mund të them se masa e përkohshme, e cila është vendosur sot nga Gjykata Kushtetuese, prodhon efektet e pariparueshme për institucionet dhe për shoqërinë e Kosovës”.

“Kështu që, në këtë kontekst, unë konsideroj që gjyqtarët nuk kanë marrë parasysh interesin e madh kombëtar dhe shtetëror, dhe janë ngutur që të bëjnë një masë të përkohshme, efektet e së cilës janë të pariparueshme, jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për legjislaturat tjera që vijnë me radhë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

 

 

Kryeziu ka sqaruar se cili është efekti kryesor më i pariparueshëm që ai e sheh: “Një përfaqësues i minoritetit serb mund të vendosë se kur të konstituohet parlamenti dhe kur të mos konstituohet parlamenti. Kjo quhet, në aspektin diplomatik dhe politik, ‘veto’, që nënkupton se një minoritet me një udhëzim administrativ ka mundësi çdo herë të bojkotojë ose të mos marrë pjesë në parlament, dhe në bazë të kësaj nuk mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës pa qenë një minoritet serb.”