div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Ky është njëri nga personat që humbi jetën në aksidentin me dy të vdekur në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë me dije se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.

Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës, Veton Kastrati, dhe një pasagjer në Audi kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës. Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve.
Nuk i mbijetoi plagëve: Vdes në QKUK personi i qëlluar me armë zjarri

Një person ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.

Viktima, ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në puntatën e parë, Eglit ia kujtojnë martesën me Gjestin!

Puntata e parë e emisionit të ri të Egli Takos “Yes Day” ka shkaktuar një reagim të fortë nga ndjekësit, duke sjellë në pah momente të papritura dhe emocionale.

Ky emision, i cili premton të sjellë ngjarje të ndryshme dhe surpriza, ka arritur të kapë vëmendjen e publikut që nga fillimi. Një nga momentet më të diskutueshme ishte përmendja e martesës së Egli Takos me Gjestin, një temë që duket se është ende e freskët në mendjet e fansave.

Një djalosh i ri, pjesëmarrës në emision, e shfrytëzoi mundësinë për të përmendur këtë ngjarje të rëndësishme, duke thënë: “Egli, kam zgjedhur ‘Sara Event’ sepse më ka pëlqyer shumë dasma jote në ‘Big Brother Vip’.” Kjo deklaratë shkaktoi duartrokitje të forta nga publiku, duke treguar se tema është ende e njohur dhe e dashur për shumë.

Megjithatë, ky moment i papritur duket se e vuri në siklet Egli Takon, e cila përpiqej të mbante një qëndrim sportiv përballë situatës. Ajo u përpoq të kalonte këtë moment me qeshje, por ishte e qartë se ndjenja e sikletit ishte e pranishme.

Reagimet e publikut në rrjetet sociale ishin të shumta, me shumë ndjekës që shprehën mendimet e tyre për këtë moment. Disa e shihnin si një shenjë të dashurisë dhe mbështetjes për Egli Takon, ndërsa të tjerë e konsideronin si një ndërhyrje të panevojshme në emision.

Ky episod i “Yes Day” ka hapur një diskutim të gjerë mbi marrëdhëniet dhe mënyrën se si ato ndikojnë në jetën e personazheve publikë. Martesa e Egli Takos me Gjestin është një nga ato tema që gjithmonë do të tërheqë vëmendjen e publikut.

Me këtë episod, Egli Takos ka arritur të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe interesante, duke e bërë emisionin e saj një platformë për të diskutuar tema të rëndësishme dhe personale. Ajo ka treguar se është e gatshme të përballet me çdo situatë, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë ajo.

“Valë njohjesh” për Palestinën: Edhe një shtet i fuqishëm e njeh zyrtarisht

Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Australia.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

Konferenca synonte t’u jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.

“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai./

Përparim Rama u thotë mirëmëngjesi me një “selfie” me gruan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e sotme e ka nisur me shumë energji

Në Facebook publikoi një “selfie” me gruan e tij, Kristalen, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se këto çaste i japin energji dhe frymëzim për të mënuar për Prishtinën.

“Mirëmëngjesi, Prishtinë!

 

Sot e nisa ditën me një kafe të këndshme bashkë me Kristalen. Këto çaste të thjeshta më japin energjinë dhe frymëzimin për të menduar për qytetin tonë.

Uroj që secili prej jush ta fillojë ditën me buzëqeshje dhe me besim në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku”, shkroi ai./Indeksonline/

 

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Klinë, mësohen detaje të reja, janë nga ky qytet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë nga Komuna e Deçanit.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 05:00 të mëngjesit, ku si pasojë mbetën dy persona të vdekur. Viktimat janë nga Deçani”, tha ai.

Trump: Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë rrezik për autizëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në një deklaratë zyrtare nga Zyra Ovale, ka shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e disa barnave dhe vaksinave në shëndetin e fëmijëve, duke veçuar përdorimin e Tylenol (acetaminofen) gjatë shtatzënisë si një faktor të mundshëm rreziku për zhvillimin e autizmit.

I shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., Presidenti Trump deklaroi se Departamenti i Shëndetësisë do të lëshojë udhëzime të reja për profesionistët e mjekësisë, duke i informuar ata mbi rreziqet e mundshme që lidhen me përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë.

“Ka një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol nga gratë shtatzëna dhe rritjes së rasteve me autizëm tek fëmijët”, tha Presidenti Trump, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe kujdes në përshkrimin e medikamenteve për gratë shtatzëna.

Ai gjithashtu ngriti dyshime për efektet anësore të disa vaksinave dhe medikamenteve të tjera, duke përmendur komunitetin Amish si shembull.

“Në komunitetin Amish nuk kemi raste autizmi”, u shpreh Trump, duke nënkuptuar një lidhje të mundshme mes stilit të jetesës dhe mungesës së diagnostikimeve të këtij çrregullimi.

 

E rëndë: Vdesin dy persona në një aksident trafiku

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.