Luiz Ejlli merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit që vdiq në aksident trafiku/Pamje

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq dhe figura publike.

Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ardhur për të shprehur ngushëllimet dhe përkrahjen ndaj familjes në këtë moment të rëndë.

Luiz Ejlli merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit që vdiq në aksident trafiku/Pamje - Insajderi - 552169588 1116765753994014 6884062582364407439 n

Kujtojmë se i mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje, pas një aksidenti në trafik

Zvicra mbulohet nga bora

Vështirësi të mëdha janë shënuar sot në trafikun rrugor si pasojë e motit të lig. Në Bettmeralp të kantonit Wallis dhe në maloren First në Grindelwald të kantonit Bern, qytetarët u zgjuan me një peizazh të mbuluar nga bora.

Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i borës luhatet mes 1800 dhe 2100 metrave, ndërsa në Alpet perëndimore dhe jugore ka rënë deri në 50 centimetra borë.

Për shkak të reshjeve, kalimi i rrugës së Gotthardit është mbyllur në të dy drejtimet, ashtu si edhe rrugët Tiefenbach–Gletsch dhe Wassen–Meiringen, të cilat mbeten të pakalueshme.

Ndërkohë që në male ka reshje bore, në zonat e ulëta të Zvicrës ka rënë shi. Parashikimet tregojnë se e diela do të jetë kryesisht e thatë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 18 gradë në disa zona.

 

Bora Zemani prek me fjalët për humbjen e vëllait të Gjestit gjatë emisionit

Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi i njohur si “Gjesti” humbi të premtën vëllain e tij në një aksidenti të rëndë në Pejë.

Lajmi tronditës ka prekur shumë figura publike, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale. Ndër ta, edhe moderatorja Bora Zemani, e cila në hapje të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka përcjellë një mesazh prekës për këngëtarin dhe familjen e tij.

“Një tjetër lajm tragjik dhe i trishtë që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë, aksidenti ka ndodhur në Kosovë, ku ka humbur jetën një djalë i ri. Ai quhej Eldion dhe ishte vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të ‘Big Brother VIP Albania 4’. Në emër të gjithë stafit të Top Channel, duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe urojmë që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe,” u shpreh Bora mes emocioneve dhe dhimbjes.

 

Policia arreston dy serbë në Koshare, njëri nga është ushtar aktiv në Serbi – U kapën nga dy ish pjesëtarë të UÇK-së

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia pë Reagim të Shpejtë NJ.R.SH e Policisë kufitare në Ponashec ka arrestuar dy serbë në Koshare.

Dy serbët, babai dhe djali i tij i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë, fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.

Të njëjtit u arrestuan nga disa policë që kanë qenë edhe pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kontrollit janë gjetur uniforma, simbole nacionaliste, emblema të ndryshme të Serbisë dhe iu është konfiskuar edhe vetura me të cilën po lëviznin.

Ish-ushtari i UÇK-së u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë, reagon i afërmi i tij

Një person është gjetur i vdekur dje në Përpellac të Podujevës. Sipas njoftimit të policisë ai u gjet i vdekur afër varrezave dhe se afër tij ishte një pistoletë.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

Personi që u gjet i vdekur është ushtari i UÇK-së, Hamdi Zejnullahu

Hysen Mustafa përmes një postimi ka fajësuar institucionet për neglizhencë të rehabilitimit të luftëtarëve.

“Na e le pa frymë, o Hamdi burri! Moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve të lirisë po bën që shumë prej tyre ta privojnë vetën nga jeta dhe të ikin në amshim. Të dashur bashkëluftëtarë, sot na u nda nga kjo botë edhe një vëlla i armës. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë. Nderime bashkëluftëtari im. Të qoftë i lehtë dheu i lirisë, Hamdi Zejnullahu”, shkroi ai.

“Me zemër të thyer” – Gjesti reagon pas vdekjës së vëllait

Me dhimbje të thellë, Gjesti ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin tragjik për humbjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendit, i cili ka ndërruar jetë në moshë të re më 26 shtator 2025.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në “Instagram Story”, ku ekipi i artistit ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet më 27 shtator, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.

Në njoftim thuhet:

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit).”

Ky lajm ka prekur thellë komunitetin e fansave dhe të gjithë ata që e ndjekin artistin, duke shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.

Reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit

Pas publikimit të këtij njoftimi, shumë personalitete të njohura të muzikës, artit dhe shoqërisë civile kanë shprehur mbështetjen dhe dhimbjen e tyre për këtë humbje të parakohshme. Mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të vërshojnë në adresën e artistit, duke dëshmuar se komuniteti është i bashkuar në këto momente të vështira.

Përfundim

Humbja e një të riu gjithmonë lë pas dhimbje dhe boshllëk të madh, veçanërisht kur bëhet fjalë për një anëtar familjeje. Gjestit dhe familjes Kelmendi u shprehen ngushëllime të sinqerta, ndërsa kujtimi i Eldionit do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën.