I veshur në të zeza, Dini nga Big Brother shkoj në varrim te Gjesti, nuk mund t’i mbante lotët

Sot në Pavlan është varrosur Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Ceremonia mortore u mbajt me një pjesëmarrje të madhe të familjarëve, miqve dhe të afërmve që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, shkruan Kosovarja.

Siç shihej nga pjesëmarrja e gjerë, drejt Pavlanit kishin udhëtuar shumë njerëz, të prekur nga kjo humbje e rëndë.

Atmosfera ishte e mbushur me dhimbje e pikëllim, ndërsa familja Kelmendi mori ngushëllime nga të gjithë të pranishmit.

Ndër ta edhe Alaudin Hamiti mori pjesë.

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Edicioni i 24-të i Maratonës Prishtina 2025 (sheshi në Prishtinë, ora 09:00).

Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt (ora 10:00).

Homazhe pranë varrit të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferrit (ora 10:30).

Akademia Përkujtimore, (Teatri “Adriana”, Ferizaj, ora 11:00).

Gara në motocross në Mollopollc. (Shtime, ora 11:00).

Përurohet rruga në Devetak. (Shtime, ora 13:00)

Finalja e turneut memorial në futsall (Salla e sporteve “Bill Clinton” – Ferizaj, ora 18:00)./Kosovapress/

Asnjë fjalë ngushëllimi! – Vetëm 2 ish-banorë nuk reaguan për tragjedinë e Gjestit, cilët janë ata

Tragjedia e rëndë ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti (Besart Kelmendi), ka shkaktuar një valë ngushëllimesh nga ana e shumë figurave publike, përfshirë edhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

Megjithatë, u vu re se vetëm dy prej tyre nuk reaguan publikisht pas kësaj humbjeje të madhe.

Dy ish-banorët që nuk kanë bërë asnjë postim ngushëllues janë Marius Dervishi (Zebervoki) dhe Xum Allushi.

Të dy këta personazhe kanë pasur përplasje dhe debate të forta me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Pavarësisht konflikteve të vjetra, ndjekësit prisnin një reagim humanitar nga ana e tyre.

Kjo heshtje është komentuar në rrjetet sociale, duke dëshmuar se publiku gjykon sjelljen e figurave publike edhe përtej “lojës” së spektaklit.