Qeveria me vendim: Nga 1 tetori rriten pensionet

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Vrasja e të riut në Gjilan, dëshmitari tregon çfarë i kërkoi i dyshuari pak para rastit tragjik

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Sokol Osmanit, i cili u vra në mënyrë tinëzare në nëntor të vitit 2024 në qytetin e Gjilanit.

Lidhur me këtë rast, në seancë ka rrëfyer rreth këtij rasti dëshmitari i rastit, Adem Bajrami, nga nacionaliteti rom. Aktualisht, në paraburgim ndodhen dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje tragjike Valmir Salihu dhe Florian Mitev.

Ai gjatë seancë u pyet rreth bicikletës të cilen Valmiri e shfrytëzoi për këtë akt. “Unë i njoh dy të dyshuarit në këtë rast, personin në anën e djathtë e kam në lagjen ku jetoj. Ndërsa personin nga ana e majtë e njoh pasi ka lëvizur disa herë në lagjen tonë”, ka deklaruar Bajrami.

“Salihun e njoh përafërsisht 3-4 vjet. Kjo ka qenë më herët, jemi takuar në rrugë, kemi pasur pak probleme. Dhe më ka sugjeruar që mos të ngatërrohem më me të, pasi që na jemi rom, ndërsa ne jemi pakicë, ata si shqiptarë janë shumicë” tha ai.

Ai është pyetur edhe për ditën kritike kur edhe ndodhi vrasja e Sokol Osmanit. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të prokurores së rastit. “E kam parë pasi jetojmë në lagjen e njëjtë. Edhe kur ka ardhur policia e kam parë. Disa ditë më parë, para ngjarjes, ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar karrige që ju kanë shërbyer për të luajtur me letra, kurse ditën kritike ka kërkuar një biçikletë nga unë. Biçikletë nuk i kam dhënë pasi s’kam pasur, pastaj e ka kërkuar një motor nga një fqinje tjetër,” shtoi ai.

Tutje, me pyetje ka vazhduar avokati mbrojtës i familjes Osmani. “Fillimisht për rastin e kam kuptuar kur i kam parë policinë, shumë policë në lagjen tonë. Ndërsa rastin për vrasjen e kam kuptuar në media”, shtoi ai. Seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit Afrim Kurdiu, shok i të ndjerit./IndeksOnline/

Mitrovicasi humb jetën në QKUK pasi u godit nga vetura

Ka vdekur një person në QKUK, një muaj pasi është goditur nga një veturë teksa po ecte në rrugë.

Menjëherë pas aksidentit që kishte ndodh më 31 gusht, viktima kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të gjatë shëndetësor, më 29 shtator 2025, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe pritet të sqarohen të gjitha rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Fotografia e Vjosa Osmanit me presidentin argjentinas nxit debat në Argjentinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Argjentinës, Javier Milei, gjatë pritjes së organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në kuadër të aktiviteteve përcjellëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, shkroi Osmani në “Facebook” të shtunën në mbrëmje, pa dhënë detaje specifike.

Fotografia e Osmanit me Milein ka nxitur debat në Argjentinë, për shkak se ky vend refuzon ta njohë Kosovën.

Qëndrimi i Buenos Aires ka qenë i qartë që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë: autoritetet argjentinase e kanë kundërshtuar njohjen, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm për çështjen e Ishujve Falkland.

“Përbuzje ndaj Ishujve Malvinas. Milei në OKB u fotografua – buzagaz – pranë përfaqësueses së Kosovës, duke refuzuar qëndrimin tonë historik mbi integritetin territorial”, shkroi ish-Ministri i Jashtëm, Santiago Cafiero, duke përmendur edhe misionin paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkand.

Ish-sekretari i Ishujve Falkland, Guillermo Carmona, reagoi gjithashtu pas fotografisë të dy liderëve, duke kritikuar presidentin argjentinas: Argjentina pretendon sovranitet mbi ishujt, duke i konsideruar pjesë të territorit të saj historik, kurse Britania e Madhe administron ishujt dhe i konsideron pjesë të territorit të saj jashtëkontinental.

“Është jashtëzakonisht serioze që Milei është fotografuar – dhe ndoshta ka zhvilluar një takim – me dikë që pretendon të jetë president i një entiteti që Argjentina nuk e njeh si shtet, duke kundërshtuar qëndrimin tonë në lidhje me integritetin territorial”.

Në të kaluarën, emri i Kosovës është përdorur nga presidenti argjentinas vetëm në kontekste metaforike. Milei ka përdorur shprehjen “Esto es Kosovo/Kjo është Kosova” për të ilustruar një gjendje të çrregullt. Megjithatë, këto referenca kanë qenë jashtë kontekstit diplomatik dhe nuk përbëjnë qëndrim të artikuluar politik për Kosovën.

“Dëshiroj të martohem me ty…”, prokuroria merr vendim për Behar Kamberin

Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albano Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar.

Vendimi për lirimin e Kamberit, është marë nga Prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga Komisariati nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si edhe realizoi këqyrjen e mesazheve.

Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua t’ju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

Deklarata e Kurtit në SHBA-Kajtazi: Tashmë jam bindur se ky punon për Rusinë e Serbinë

Analisti Vehbi Kajtazi tha se është i bindur që kryeministri në detyrë, Albin Kurti punon për Serbinë dhe Rusinë.

Sipas Kajtazit, Kurti nuk e përfaqëson interesat e këtij shteti.

“Me këtë që tha zoti Kurti nuk kam asnjë dilemë që ky njeri nuk punon për Kosovën, ky nuk i përfaqëson interesat e këtij shteti, ky njeri e tha vet se ai përfaqëson interesat e Rusisë, se ai tha ‘s’du me ni a po don Amerika a jo me tërheq Serbinë dhe krejt Ballkanin nga ndikimi rus”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Ai shtoi se Rusia çdo ditë investon që ta mbajë rajonin, më saktë Serbinë nën kontroll, duke nënvizuar se një pro-amerikan do të ishte në gatishmëri me iu përgjigj Amerikës gjithçka që ka të bëj me sigurinë.