div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vetura hedhet në erë me eksploziv, humb jetën një person

Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës.

A2 CNN mëson se i vdekur ka mbetur Isuf Jaçe, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën.