Protesta në përkrahje të UÇK-së në Tirané, Kurti ndodhej në Holandë

Gjersa sot po mbahej protesta në Tiranë në përkrahje të ish-ushtarëve të UÇK-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndodhej në Holandë, ku mori pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES), që po mbahet në Amsterdam.

Në këtë kongres, Lëvizja Vetëvendosje ngriti statusin e saj në PES, duke u bërë parti e asociuar në këtë organizatë politike evropiane statusi më i lartë që një parti nga një shtet joanëtar i BE-së mund të ketë në një familje politike evropiane.

Kurti, në fjalimin e tij para delegatëve, falënderoi udhëheqësit e PES-it për pranimin e Vetëvendosjes dhe theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane të demokracisë, drejtësisë dhe solidaritetit. Ai kërkoi gjithashtu që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe t’i dorëzojë Komisionit Evropian pyetësorin për anëtarësim, si hap drejt statusit të vendit kandidat.

Në këtë kongres, krahas Kurtit, morën pjesë edhe Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, dhe anëtarja e Kryesisë, Tinka Kurti.

Në fund të fjalimit, Kryeministri Kurti u bëri thirrje forcave progresiste evropiane të forcojnë unitetin dhe demokracinë, përballë sfidave të reja që kërcënojnë kontinentin.

“Le ta forcojmë demokracinë dhe solidaritetin përballë forcave të errëta të fashizmit të ri dhe ta shkruajmë bashkë historinë e mendimit e veprimit të ri social-demokratik për të mirën e të gjithë qytetarëve evropianë”, tha Kurti.

Autobusi del nga rruga në Serbi, tre të vdekur e 80 të lënduar

Tre persona kanë vdekur dhe rreth 80 të tjerë janë lënduar pasi një autobus ka devijuar nga rruga në mes Sremska Mitrovicës dhe Jarakut të Serbisë.

Sipas Tanjugut, 35 prej të lënduarve janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore, të cilët ishin punonjës të kompanisë “Healthcare”, transmeton Klankosova.tv.

Një nga 35 të lënduarit që janë pranuar në spital, sipas mjekut Millan Mandiq, është në gjendje kritike, ndërsa pjesa tjetër e të lënduarve janë në gjendje të qëndrueshme.

Rekord votash për Majlinda Kurtin në Mitrovicë, ky është mesazhi i saj

Majlinda Kurti ka dalë kandidatja më votuar në Mitrovicë, duke marrë plot 636 vota, raporton Gazeta Online Veriuinfo.

Ajo ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mbështetjen.

“Kemi qenë bashkë në garë, do të jemi bashkë edhe në fitore. Vazhdojmë më 9 Nëntor, për Arian Tahirin, kryetar.” – shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Unë nuk hyra në garë vetëm për të zënë një vend, por për të dalë e para. Megjithatë, edhe vendi në top 3 më bën shumë të lumtur, sepse bëra një garë të ndershme, pa sulmuar apo dëmtuar askënd dhe u bëra gruaja më e votuar në Mitrovicë.

Faleminderit nga zemra të gjithë ju votues, familjarë e miq, që investuat kohën dhe përkushtimin tuaj në fushatën time. Do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Kemi qenë bashkë në garë, do të jemi bashkë edhe në fitore.

Vazhdojmë më 9 Nëntor, për Arian Tahirin, kryetar.

650♥️

Ndodh e papritura: Ish-komandanti i UÇK-së dërgohet në spital pas protestës në Tiranë

Një ngjarje e papritur ka tronditur protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” këtë pasdite, kur një ish-komandant i UÇK-së, Isuf Morina, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Çfarë ndodhi realisht dhe si u reagua nga autoritetet?

Protesta e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ngjarja e papritur ka bërë që vëmendja të përqendrohet te shëndeti i Isuf Morinës. Ai është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë urgjente, duke shkaktuar alarm në vendngjarje.

Isuf Morina, një figurë e njohur si ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, ka përjetuar një moment të vështirë shëndetësor. Sipas informacioneve, ai ka kërkuar ndihmë në momentin që ka filluar të ndjehet keq, duke alarmuar autoritetet përkatëse.

Uniformat blu kanë reaguar menjëherë, duke dërguar një ambulancë në sheshin “Skënderbej”. Mjekët kanë mbërritur shpejt dhe kanë filluar procedurat e nevojshme për ndihmën e Morinës, i cili tashmë po merr trajtimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Një familjar i Morinës ka sqaruar se situata ka ndodhur për shkak të lodhjes. Ai ka theksuar se ish-komandanti nuk kishte ngrënë dhe se ishte ndjerë i lodhur pas një dite të gjatë. “Ambulanca erdhi menjëherë”, ka thënë ai, duke shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente.

Ndërkohë, protestat në kryeqytet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, pa incidente të raportuara nga policia. Kjo tregon se, pavarësisht tensioneve të mundshme, qytetarët kanë treguar një sjellje të përgjegjshme gjatë protestës.

Ngjarja e sotme ka rikthyer vëmendjen te shëndeti i figurave publike, veçanërisht atyre që kanë luajtur role të rëndësishme në historinë e vendit. Morina, si një ish-komandant, ka një ndikim të madh në opinionin publik, dhe shëndeti i tij është një çështje e rëndësishme për shumë qytetarë.

Si përfundim, ngjarja e sotme në sheshin “Skënderbej” na kujton rëndësinë e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për ata që kanë kaluar përvoja të vështira. Çfarë mendoni për situatën dhe reagimin e autoriteteve? Na shkruani mendimet tuaja në komentet më poshtë.

“Votat e diasporës mund të ndikojnë në këto 15 komuna”

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se numërimi i votave të ardhura nga diaspora mund ta ndryshojnë garën në 15 komuna. 

Cakolli ka thënë se matematikisht, votat e diaspora mund ta caktojnë balotazhin në disa komuna, por edhe mund ta ndërrojnë renditjen e partive politike.

“Sot ka filluar numërimi i 29,638 vota të ardhura nga diaspora. Ndonëse përbëjnë vetëm rreth 1.4% të totalit të përgjithshëm të votave, ato mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore fatin e garës zgjedhore. Duke supozuar që të gjitha votat do të jenë të vlefshme (zakonisht nuk ndodhë kështu), MATEMATIKISHT, ato mund të ndikojnë drejtpërdrejtë rezultatin e 15 komunave të mëposhtme – qoftë në përcaktimin nëse do të ketë balotazh apo jo, qoftë në renditjen përfundimtare të kandidatëve”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë: 

Votat jashtë vendit mund ta ndikojnë rezultatin përfundimtar në plot 15 komuna!

Sot ka filluar numërimi i 29,638 vota të ardhura nga diaspora. Ndonëse përbëjnë vetëm rreth 1.4% të totalit të përgjithshëm të votave, ato mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore fatin e garës zgjedhore. Duke supozuar që të gjitha votat do të jenë të vlefshme (zakonisht nuk ndodhë kështu), MATEMATIKISHT, ato mund të ndikojnë drejtpërdrejtë rezultatin e 15 komunave të mëposhtme – qoftë në përcaktimin nëse do të ketë balotazh apo jo, qoftë në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

1. Deçani

Kjo komunë mbetet matematikisht e hapur për balotazh. Bashkim Ramosaj (AAK) e siguron fitoren në raund të parë vetëm nëse fiton mbi 33% të votave të diasporës. Në të kundërtën, nëse partitë e tjera marrin mbi 66%, gara shkon në balotazh mes AAK dhe LDK.

2. Gjakova

Ardian Gjini (AAK) mund ta fitojë komunën pa balotazh vetëm nëse merr rreth 90% të votave të diasporës – skenar pothuajse i pamundur.

3. Gjilani

Alban Hyseni (LVV) mund ta mbyllë garën pa balotazh nëse fiton mbi 57% të votave jashtë vendit. Çdo përqindje më e ulët se kjo e dërgon komunën në balotazh.

4. Dragashi

Bexhet Xheladini (LDK) do të duhej të fitonte rreth 85% të votave të diasporës për ta mbyllur garën pa balotazh. Ndërsa Filiz Mustafa (LVV) mund të hyjë në balotazh vetëm nëse fiton rreth mbi 83 % të votave jashtë vendit (pavarësisht si performon kandidati i PDK-së, Shaban Shabani).

5. Kaçaniku

Balotazhi është i pashmangshëm, por votat nga diaspora mund të ndikojë në renditjen e dy kandidatëve kryesorë. Sabedin Vishi (PDK) duhet të sigurojë mbi 21% të votave jashtë vendit për ta ruajtur matematikisht pozitën e parë ndaj Jeton Rakës (LVV).

6. Klina

Zenun Elezaj (AAK) do ta fitonte komunën pa balotazh vetëm nëse siguron mbi 73% të votave nga diaspora. Në të kundërtën, gara shkon në raund të dytë.

7. Kamenica

Matematikisht, balotazhi mbetet i mundshëm. Kadri Rahimaj (LVV) e mbyll garën pa balotazh vetëm nëse fiton të paktën 42% të votave të diasporës. Nëse performanca është më e dobët se kjo, Qëndron Kastrati (PSD) hyn në balotazh me të.

8. Mitrovica e Jugut

Balotazhi është i sigurt, por votat jashtë vendit do të përcaktojnë renditjen mes Arian Tahirit (PDK) dhe Faton Pecit (LVV). Tahiri e ruan vendin e parë nëse fiton rreth 48% të votave të diasporës.

9. Rahoveci

Balotazhi është i pashmangshëm, por diaspora mund të ndikojë se kush hyn në balotazh. Burim Krasniqi (LDK) duhet të fitojë rreth 58% të votave jashtë vendit për ta kaluar Ali Dulën (LVV) dhe për të siguruar vendin e dytë.

10. Prishtina

Komuna do të ketë balotazh mes Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çekos (LVV). Votat e diasporës mund të ndryshojnë vetëm renditjen e dy kandidatëve të parë. Rama e ruan vendin e parë nëse fiton mbi 15% të votave jashtë vendit.

11. Shtimja

Votat e diasporës mund të përcaktojnë nëse do të ketë apo jo balotazh. Qemajl Aliu (LVV) e siguron fitoren në raund të parë vetëm nëse fiton rreth 42% të votave të diasporës. Nëse partitë tjera fitojnë rreth 60% të këtyre votave, komuna shkon në balotazh.

12. Vitia

Balotazhi mbetet i pashmangshëm, por diaspora mund të ndikojë në renditjen përfundimtare. Arsim Ademi (LVV) do të duhej të fitonte rreth 80% të votave të diasporës për ta kaluar Sokol Halitin (LDK).

13. Juniku

Kjo është komuna më e ndjeshme ndaj votave jashtë vendit – ato mund të përcaktojnë nëse do të ketë balotazh, kush del i pari, apo kush i dyti. Ruzhdi Shehu (LDK) e fiton pa balotazh vetëm nëse merr të paktën 55% të votave të diasporës, ndërsa Agron Kuçi (AAK) duhet të fitojë mbi 70% të këtyre votave për ta përmbysur rezultatin përfundimtar. Për ta garantuar vendin e parë në balotazh, pavarësisht shpërndarjes, kandidatit të LDK-së i duhen mbi 42% të votave të diasporës, kurse, atij të AAK-së, për pozitën e njëjtë, i duhen mbi 58% të votave të diasporës.

14. Mamusha

Abdülhadi Krasniç (KDTP) mund të shkojë në balotazh, vetëm nëse ai nuk arrin të fitojë të paktën 45% të votave jashtë vendit. Nëse Fikret Morina (MHH) dhe Agron Mazreku (LVV) fitojnë mbi 55%, komuna shkon në raund të dytë. Në rast se Morina fiton rreth 75% të votave, ai do të shpallet fitues pa balotazh.

15. Hani i Elezit

Në këtë komunë me vetëm dy kandidatë, votat e diasporës janë vendimtare për fituesin. Mehmet Ballazhi (PDK) fiton nëse e ruan epërsinë me të paktën 33% të votave jashtë vendit, ndërsa Rufki Suma e përmbys rezultatin vetëm nëse fiton mbi 67% të tyre.

Verifikimi i votave rrit diferencën e Tahirit ndaj Pecit

Pas procesit të verifikimit të votave, diferenca në garën për kryetar të Mitrovicës është rritur për 12 vota.

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, pas verifikimit të votave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka marrë 15 mijë e 393 vota, ose 40 më shumë se Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka 15 mijë e 353 vota.

Në numërimin preliminar, Tahiri kishte 15 mijë e 368 vota, pra 28 më shumë se Peci, i cili kishte 15 mijë e 340 vota.

Fillimisht votat numërohen nëpër vendvotime, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit bëhet verifikimi dhe numërimi për kandidatët për asamble komunale.

Në vijim pritet të numërohen edhe votat e ardhura nga diaspora, ndërsa gara në Mitrovicë sipas të gjitha gjasave do të shkojë në raundin e dytë.

Numërimi në vendvotime

Votat pas verifikimit

Gjinovci: Edi Rama është me Vuçiqin kundër Kosovës

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar protestën e sotme në Tiranë, shkruan Demos.

”A mun dikush me m’kallxu a u ndrru koncepti i protestës a qysh? Protesta mahët para nji institucioni a autoriteti ndaj të cilit proteston, jo nëpër hava. Dalin krerët e shtetit ku po mahet protesta, në protestë, ndaj kujt?! Nëse e kanë ndaj BE-së a naj institucion tjetër ndërkombëtar, janë samitet, janë forumet ku munët Shqipnia me i ngritë këto, madje përfaqësonjësit e saj mujnë me protestu me aksione simbolike. Ama jo të nderum, nuk i prishë punët Shqipnia me kërkon për Kosovën, si ka prishë kurrë, madje as kur ndaj neve janë ushtru akte gjenocidi. Duhet dikush me bo nji llogaritje e me na kallxu a ka ma shumë dëshmorë Shqipnia në Kosovë a Kosova në Siri. Sdi pse jom i bindun që Kosova në Siri ka ma shumë.
Edi Rama lun kapak qishtu me juve edhe ju sheh si primitivca që ia shpifni. N’fund ai osht me Vuçiçin kundër Kosovës. 😉
Ndërsa ky i sotmi ishte një koncert i lehtë. Kaq.”, shkroi Gjinovci.

Lushtaku nga protesta: Turp i madh për Albin Kurtin që sot nuk është këtu

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku po merr pjesë në protestën e sotme në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai e quajti “turp të madh” mospjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Turp i madh për Albin Kurtin që sot nuk është këtu dhe nuk vjen bashkë me qytetarët e tij… Turp imadh”, tha Lushtaku./21Media

Më në fund, Vesa publikon foto krah Mirlindit

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banorës së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, sapo mori një zhvillim të ri

Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me zemër – një gjest që shumëkush e ka marrë si konfirmim publik të lidhjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, trajneri i ekipit rus ku luan Daku u citua në disa media teksa deklaronte se çifti janë tashmë të “kurorezuar”, ndonëse ky detaj nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët.

Megjithatë, postimi i fundit i Vesës, i shoqëruar me këtë imazh dhe simbolin e dashurisë, po interpretohet si shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën drejt një etape më të qëndrueshme.

 

 

Për vëllain e Gjestit, G-Bani shokon me deklaratën

Reperi i njohur G-Bani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për humbjen e vëllait të Gjestit.

Ai është ndalur tek ndikimi që ngjarje të tilla kanë në jetën e artistëve dhe të rinjve në përgjithësi.

Reperi shtoi se arti shpesh është mënyra e vetme për të përballuar dhimbjen dhe për të përcjellë mesazhe pozitive në shoqëri.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.