Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan

85.71% e votave me postë janë numëruar për zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit.

Bazuar në rezultatet e publikuara, i pari është Alban Hyseni i VV-së me 51.77%, derisa Arbër Ismajli i LDK-së radhitet i dyti me 36.32% të votave.

Derisa ka mbetur edhe një kuti nga shtatë gjithsej e votave me postë për t’u numëruar.

Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan - Insajderi - 1 57 1024x455

Hyseni po udhëheq edhe në rezultatet e QKN-ve për kryetar komune, me 49.76%, derisa Ismajli menjëherë pas tij, me 34.24% të votave të grumbulluara.

Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan - Insajderi - 1 58 1024x459
Votat me postë, dramë e vërtetë në Gjilanin – A do të ketë balotazh në këtë komunë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Në disa komuna veçse ka përfunduar procesi i numërimit.

Në Gjilan, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 687 vota, ndërsa Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 482 vota. Kjo komunë me shumë gjasë do të shkojë në balotazh, edhe pse Hyseni ishte shumë afër ta kryente me të parën. Ka mbetur numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa, sipas rezultateve preliminare, Hyseni në total, bashkë me votat e diasporës, ka 22.140 vota apo 48.84%, ndërsa Ismajli i LDK-së ka 15.245 vota apo 34.29%.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar edhe në Junik e Dragash. Të dyja pritet të shkojnë në balotazh.

Aksident i rëndë në Ferizaj – pesë anëtarë të KKZ-së të lënduar, një në gjendje kome

Pesë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Slivovë – Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Shoferi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar, ndërsa katër prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK nga Emergjencia e Ferizajt.

“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë‑Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, të cilët pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona dërgohen në Q.K.U.K‑Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njoftoi Veseli për Sinjalin.

Ndërkohë sipas deklaratës së deputetit Blerton Jakupi nga LDK Ferizaj, pesë të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor. Jakupi raportoi se një prej tyre është në gjendje kome.

Si nëpër filma: Momenti kur i dyshuari del nga garazha dhe i plagosë dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë ditës së premte në Pejë, derisa i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, plagosja në Pejë ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit, ku u shqiptuan 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen në Volljakë të Klinës.

Janë publikuar pamjet kur Mahmut Kijeva del nga garazha dhe plagosë dy personat në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë informacione të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të dy personave që u plagosën gjatë të shtënave të ndodhura dje pasdite në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

“Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore,” thuhet në njoftimin e spitalit./IndeksOnline/

LDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 3? Vjen lajmi i fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri në një intervistë, ka thënë qartë se nuk do ta votojnë formimin e Qeverisë dhe nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndër arsyet ai thotë të jetë keqqeverisja e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin.

“Jo ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur ka fillu hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV, duke e pasur parasysh që qeverisja e tyre gjatë katër viteve të kaluara, ata kanë keqqeverisë me të gjitha dikasteret, në të gjitha ministritë. Kështu që kësaj radhe ne nuk do të bashkëqeverisim e as nuk do ta votojmë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje,” tha Guri.

Në adresë të LDK-së të paktën deri më tani nuk ka shkuar ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për bisedime, megjithatë Guri thotë se ftesa do të refuzohet, ngjashëm sikurse kishin vepruar me ftesat paraprake.

“Jo, ne nuk kemi pasur ftesa zyrtare. Ne i kemi pasur disa ftesa të cilat kanë qenë publike prej LVV-së në drejtim të LDK-së për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, të cilat edhe ne publikisht i kemi refuzuar për arsye që mendojmë se nuk është i duhur një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Duke e pasur parasysh që ne dallojmë jashtëzakonisht shumë, duke e pasur parasysh që për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta gjatë katër viteve i kanë dëmtu shumë interesat tona në raport me miqtë tanë dhe Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisje prej LVV-së. Ato ftesat që i kemi marrë publike, që kanë qenë dy ose tri prej tyre, i kemi refuzu publikisht,” deklaroi deputeti i LDK-së.

Referuar ftesave të kaluara, Guri thotë se LDK asnjëherë nuk deshi t’ia di për ofertën.

“Ne nuk kemi qenë të interesuar për me ditë ofertën e tyre. Për atë arsye nuk kemi shku në asnjë takim që na kanë ftu për me diskutu rreth ofertës, për arsye që kjo nuk është çështje oferte ose interesi, është punë për të mirën e Kosovës. Për atë arsye ne e kemi refuzu atë ftesë,” tha Guri.

“Albin Kurti dhe soji i tij duan që luftëtarët e UÇK-së të trajtohen përjetësisht nëpër gjykata ndërkombëtare”

Shkruan Hisen Berisha

Një komb, një qëndrim – por edhe një përgjegjësi ndaj drejtësisë dhe të vërtetës së luftës

Nëse tubimet patriotike kthehen në mjete politike, humbet kuptimi i sakrificës dhe i drejtësisë për luftëtarët e lirisë.

Në Tiranë, sot, më 17 tetor, po mbahet një tubim në mbështetje të UÇK-së dhe të drejtuesve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Nga ajo që shihet, kryeministri Edi Rama po i mbledh të gjithë përfaqësuesit e krahut të luftës, në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Edhe drejtuesit e BDI-së pritet të marrin pjesë.

Kjo është gjë e mirë, në parim – sepse çdo zë që mbron të vërtetën e luftës së UÇK-së është i vlefshëm.

Por pyetja që shtrohet është: cili është efekti real i këtij tubimi?

Çfarë mesazhi po përcillet – emocional, moral, apo juridik?

A ndikon sadopak kjo në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë?

Në fakt, Dhomat e Specializuara nuk u krijuan për të gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por për ta mbrojtur shtetin e Kosovës nga akuzat e raportit famëkeq të Dick Martit, i cili u miratua nga Këshilli i Evropës.

Ky mekanizëm juridik u pranua nga vetë Kosova, me qëllimin për të mbyllur njëherë e përgjithmonë kapitullin e akuzave të rënda që synonin delegjitimimin e luftës për liri dhe themelimin e shtetit të pavarur.

Prandaj, çdo ndërhyrje politike apo përpjekje për ta kthyer këtë proces në tribunë emocionale, vetëm e zbeh kuptimin e misionit të drejtësisë dhe të sakrificës sonë kombëtare.

Hashim Thaçi dhe të tjerët do të mbeten në histori për dy akte madhore që përcaktuan fatin e Kosovës:

Së pari, për shpalljen e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës – akti më i lartë i shtetëzimit dhe i vullnetit politik të një populli që luftoi për liri dhe vetëvendosje;

dhe së dyti, për themelimin e Dhomave të Specializuara – një vendim i vështirë, por i domosdoshëm, që përfaqëson sfidën ligjore dhe etike për pastrimin e figurës dhe të luftës së UÇK-së nga akuzat e padrejta.

Ky ishte një veprim institucional për të mbrojtur moralin e luftës dhe integritetin historik të saj.

Mos-themelimi i tyre do të kishte nënkuptuar dorëzim përballë akuzave monstruoze të raportit të Dick Martit për trafikim organesh – një raport i miratuar në Këshillin e Evropës – që do ta vinte në pikëpyetje statusin e UÇK-së si organizatë çlirimtare, duke rrezikuar ta paraqiste atë si strukturë kriminale apo terroriste.

Një skenar i tillë do të kishte pasoja të rënda politike, juridike dhe shtetërore për procesin e pavarësisë së Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi nuk dërgoi shokët e tij, por po përballet vetë – si truri politik dhe drejtues i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkrah tij, Kadri Veseli përfaqëson neuronin e funksionimit të këtij trupi politik e ushtarak, ndërsa Jakup Krasniqi është zëdhënësi dhe zëri i ndërgjegjes së tij – njeriu që artikuloi në opinionin publik idealin e lirisë dhe të drejtës kombëtare të popullit shqiptar.

Këta po mbajnë mbi supe një barrë të rëndë historike, duke përfaqësuar në mënyrë të denjë moralin e luftës së UÇK-së në arenën ndërkombëtare të drejtësisë.

Por assesi nuk qëndron thirrja e Albin Kurtit se “dikush duhet të ndjejë çfarëdo pendese në këtë proces”. Mosthemelimi dhe dorëzimi para pretendimeve të Raportit të Dick Martyt dhe të Këshillit të Evropës do të kishte qenë akt tradhtie. Moskrijimi formal-juridik i Dhomave të Specializuara nga Kuvendi i Kosovës dhe lënia e tyre në domenin e përgjegjësisë për gjykim e mbyllje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të nënkuptonte trajtim të përjetshëm të luftëtarëve të UÇK-së nëpër gjykata ndërkombëtare, për shkak të vetos ruse, kineze apo të ndonjë shteti tjetër. Pikërisht këtë, në thelb, e ka thënë dhe e dëshiron Albin Kurti dhe soji i tij politik.

Nëse do të kishte një kërkesë konkrete për amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në pjesën që trajton dëshmitë e ardhura nga shërbimet dhe prokuroria serbe – që të mos procedohen dëshmi të tilla; apo nëse do të niste nënshkrimi i një peticioni mbarëkombëtar – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë Lindore, Çamëri e diasporë – atëherë po, do të kishim një veprim me efekt real në mbështetje të drejtësisë dhe lirimit të të mbajturve në Hagë.

Ashtu siç ndodhi dikur me letrat e mbështetjes ndaj Avni Rrustemit në Paris, të cilat ndikuan në një akt gjyqësor historik.

Po ashtu, Rezoluta për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës duhet të unifikojë qëndrimet politike të të gjitha partive parlamentare në Tiranë.

Në këtë çështje kombëtare, askush nuk duhet të udhëhiqet nga parimi ogurzi “për inat të sime re, vdektë im bir”.

Kosova është boshti i unitetit kombëtar – ashtu si në vitet e luftës na bashkoi thirrja: “Një komb, një qëndrim.”

Në kontekstin e luftës, gjenocidi merr përmasat e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Nën okupimin e Serbisë, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze – përfshirë edhe Çamërinë në Greqi – ndodh brenda përkufizimit juridik ndërkombëtar si “zhdukje sistematike e një populli”.

Që nga projektet shfarosëse të Garashaninit, Çubrilloviqit e Dobrica Qosiqit, e deri te politikat e Millosheviqit në vitet ’90, shqiptarët u privuan nga e drejta për ekzistencë kombëtare, u larguan nga puna, nga sistemi arsimor e shëndetësor, u kufizuan në liritë themelore, madje u ndalua regjistrimi i fëmijës së tretë.

Ky ishte një presion politik e juridik sistematik – ndjekje nga atdheu dhe krijimi i kanaleve të shpërnguljes masive, si formë e re e spastrimit etnik.

Unë e mbështes këtë tubim dhe besoj se duhet të marrim pjesë të gjithë, pa përjashtim, me moton që mbështet luftën e drejtë të UÇK-së:

“Një komb, një qëndrim.”

Por njëkohësisht, duhet të pyesim me ndershmëri:

Çfarë impakti konkret do të ketë ky tubim në procesin gjyqësor në Hagë?

Fjalimet patriotike të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Parlamentin Evropian – emocionale, me tone të larta atdhetarie – nuk patën asnjë efekt juridik në procesin ndaj luftëtarëve të lirisë.

Prandaj, edhe ky aktivitet rrezikon të kthehet në një përfitim politik mbi fatkeqësinë e tyre, për efekt elektoral apo imazh publik.

Unë nuk flas si politikan i momentit, por si ushtarak në jetë dhe misionar në politikë.

Për mua, e vërteta dhe Kosova janë mbi çdo gjë.

Mbi 70% të votave të numëruara për Kuvend Komunal, ky është rezultati

Janë numëruar deri më tani për Kuvendin Komunal në Prishtinë 72,76% e votave.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së në 08:55, LDK, me prijës të listës Përparim Ramën, deri më tani ka 29.29% apo 20,351 vota, duke u pasuar nga PDK, me prijës të listës Uran Ismailin, e cila deri më tani ka 22.37% apo 15,539 vota.

Ndërkaq, e treta është Lëvizja Vetëvendosje, listës të së cilës i prin Mrika Limani-Myrtaj, me 21.63% apo 15,029 vota.

E katërta është AAK me Bekë Berishën, e pesta Lidhja për Prishtinën me Fehmi Kupinën dhe e gjashta është PSD me Besa Shahinin.

Mbi 70% të votave të numëruara për Kuvend Komunal, ky është rezultati - Insajderi - Screenshot 2025 10 18 090645 1000x474 1
Aksion i madh i Policisë: Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, gjendet armë, drogë dhe pajisje të dyshimta

Njësitet policore kanë realizuar një bastisje në një shtëpi në Podujevë, në kërkim të një personi ndaj të cilit kishte urdhër-arrest aktiv. Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka arritur të largohet para se të arrestohej.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

  • Një armë të gjatë
  • Një pistoletë
  • Katër karikatorë
  • Dy thika dhe një brisk
  • Dy fishekë
  • Pajisje për pastrim të armës
  • Substancë narkotike në sasi prej 7.60 gramësh
  • Dy mullinj për bluarje

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

“Podujevë  17.10.2025 – 12:50.  Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili kishte urdhër-arrest aktiv, (por kishte arritur të largohet) gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

 

 

Çka ndodhë nëse Albin Kurti nuk mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re?

Kanë kaluar një javë prej se Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është mandatuar për kryeministër të Republikës së Kosovës. Mirëpo as pas kaq ditësh, të paktën jo publikisht ka pasë lëvizje për ta formuar Qeverinë e re.

Profesori universitar, Mazullum Baraliu në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se cka ndodhë nëse vetëvendosje si partia e parë që doli në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk i ka votat.

“Nëse mandatri për formimin e qeverisë i siguron në kabinetin e tij 61 vota për t’u votuar në Kuvend, atëherë presidentja ia jep mandatin dhe caktohet një seancë e Kuvendit në të cilën votohet për këtë. Nëse nuk i ka numrat e duhur, mandatri do të duhej që këto ditë, madje në një mënyrë ai ka paralajmëruar se në këtë fundjavë do të ketë kontakte, takime me partitë politike për të bërë ndonjë marrëveshje ose kompromis. Nëse kjo nuk arrihet, i mbetet mandatarit që të provojë dhe të mbështetet në vullnetin dhe në vetëdijen politike të deputetëve të partive të tjera që ta krijojnë një shumicë të thjeshtë, ta formojë një qeveri ndonëse të pakicës, e cila do të ishte me mandat të plotë dhe do të merrte përsipër punët e grumbulluara të cilat kaq muaj kanë ngecur në status quo dhe kanë shkaktuar gjithsesi probleme, sidomos mosmiratimi i marrëveshjeve dhe mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe plani i rritjes rreth 900 milionë euro dhe kontrata dhe marrëveshje të tjera të cilat presin miratimin dhe konfirmimin nga Kuvendi që të fuqizohen dhe të zbatohen në praktikë për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka sqaruar Baraliu.

Sa i përket ndonjë marrëveshje mes partive politike, Baraliu në intervistën për Ekonomia Online ka thënë se në politikë gjërat janë të paparashikushme. Megjithatë, ai shtron versionin që një marrëveshje për balotazh në zgjedhjet lokale, mund të reflektojë edhe për marrëveshje poliitke në nivel qendror.

“Askush asnjëherë nuk mund të thotë në politikën tonë të paparashikueshme që nuk mund të ketë ndonjë marrëveshje, qoftë edhe të heshtur apo të publikuar, aq më tepër kur i kemi zgjedhjet lokale dhe kur kemi balotazh në shumë komuna, mbi 17 komuna ku partitë politike kanë nevojë si për bukë dhe ujë për njëra-tjetrën. Mund të ndodhë që të ketë reflektim dhe një marrëveshje të tillë në komuna politike, që partitë politike kanë një interes të jashtëzakonshëm për të fituar, pastaj të reflektohet edhe në nivel qendror për të pasur një marrëveshje politike”, tha ai.

Por Baraliu ka shpresën se pasë parasysh pasojat që Kosova të përballet me mungesën e institucioneve dhe rëndësinë për të pasë Qeveri, atëherë ndonjëri nga deputetët do të reflektojnë dhe do të votojnë formimin e qeverisë .

“Nëse nuk ka, unë thashë, nuk është e pamundur që të mos ketë vullnet politik dhe vetëdije politike, emancipim demokratik të deputetëve, të cilët me Kushtetutë e kanë të garantuar dhe të paprekshëm mandatin e tyre të deputetit, e kanë personal, nuk mundet askush të ndikojë në bindjen e çdo deputeti të votojë apo jo për një çështje. Dhe meqë deputetët kanë investuar edhe financiarisht për t’u bërë deputetë dhe kanë një mandat katërvjeçar para tyre dhe kanë interesa dhe natyrisht do bien autoritete, përfitime nga mandati për ta mbajtur, që nuk janë të prirur për zgjedhje, dhe besoj që ndonjëri prej tyre do ta votojë, sepse kemi të bëjmë për tre-katër deputetë. I inkurajoj të votojnë edhe nëse nuk ka marrëveshje politike dhe ta vënë në sprovë, t’ia japin mundësinë sepse kjo është interes publik, shtetëror, strategjik i Kosovës të mos mbesim pa qeveri”, theksoi Baraliu.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, seanca konstituive nisi me 15 prill, por kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës. Pas shumë përpjekjeve, në seancën e 26 gushtit, me 73 vota “për”, Dimal Basha u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe, ndërsa konstituimi ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe.

Deputetët refuzuan ta votonin kandidatin e Listës Serbe – partia serbe e mbështetur nga Beogradi dhe më e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me 9 vende.

Megjithatë, më 10 tetor Nenad Rashiq është votuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës pasi nëntë deputetë të Listës Serbe nuk kanë marrë numrin e votave të mjaftueshme për këtë pozitë. “Pro” Rashiqit votuan 71 deputetë, 9 kundër dhe 24 abstenuan.