Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu është rikthyer me postime të ëmbla që flasin vetë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, e cila prej kohësh është në një lidhje me futbollistin e njohur Mirlind Daku, ka zgjedhur që këtë ditë ta ndajë me ndjekësit në mënyrë romantike.
Në Instagram, ajo ka postuar një kolazh fotosh në përqafim me partnerin, shoqëruar me një buqetë trëndafilash të kuq dhe mbishkrimin “Gëzuar përvjetorin”.
Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë raportin larg vëmendjes publike, duket se marrëdhënia e tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë dhe plot dashuri.
Avokati Besnik Berisha ka reaguar për koalicionin e arritur sot ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi
Berisha ka thënë se ky koalicion nuk ka ndodhur rastësisht. Sipas tij, është miratuar paraprakisht nga vet kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndonëse ky i fundit sot publikisht reagoi kundër marrëveshjes.
Sipas Berishës, marrëveshja është diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga Abdixhiku deri në mbrëmjen e kaluar, kur “është kërkuar që të anulohet ose të mos realizohet publikisht”.
Për këtë, ai thotë se ka prova.
Statusi i plotë:
Edhe kete e boll
Me i ra pishman ka drejt secili, ama me iu servu te paverteta antareve te familjes eshte gjynah bre…!
Per mos me i hy ne hak askujt, po aq sa per ta thene te verteten e plote, edhe kur e verteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhe rastesisht.
Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu.
Madje, nese duan me tregu drejt, ne kembim te asaj vote ne Vushtrri, eshte kerkuar perkrahje edhe ne Suhareke per Ardianin. Kjo perkrahje eshte siguru dhe keshtu eshte edhe per Suhareke, ndonese po perpiqen ta mbajne msheft. .
Per keto, dikush ka prova.
Po e mbylli me nje citat te kryetarit Abdixhiku, thene tek Leo ne Pressing :
” Tash, ne garen ne Vushtrri, ku LDK do te jete ne gare potencialisht me PDK-ne, eshte Vetevendosje ajo qe ben fituesin dhe njera prej partive duhet te beje marreveshje me Vetevendosjen per Vushtrrine”
Nejse… kaq sa per “rrugen pa busulle”
dhe per “konsistencen” qe shpesh i degjojme ne deklarata, por rralle i shohim ne veprim.
Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.
Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.
Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet.
Ajo u godit me sende të forta për motive banale. /Prive By Liberta Spahiu
Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë.
Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.
Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.
Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.
Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.
Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.
Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.
Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014.
Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”.
Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.
Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili./REL/
Sikurse në 16 komuna të tjera edhe në Pejë qytetarët do ti drejtohen përsëri qendrave të votimit me 9 nëntor.
Në garën e balotazhit do të përballen Gazmend Muhaxhiri nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendi nga VV-ja.
Por me cilin prej kandidatëve do të arrijë koalicion Kelmendi i VV-së?
Në një prononcim për Indeksonline, Kelemendi është shprehur se ai tashmë ka ftuar të gjitha subjeket politike për një marrëveshje për ndryshim.
‘‘’Ftesën e kamë bërë publike, të gjitha subjektet politike, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ndryshim. Kjo ftesë vlen për të gjitha subjektet që janë të interesune për një ndryshim në Pejë’’, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.
Sipas Kelmendit parimi i tij është që të gjithë duhet të bashëkohen për një ndryshim në Pejë.
‘’Akoma nuk kemi rezultate përfundimtare, nuk kemi pasur diskutim por parimi jonë është që duhet të bashkohemi të gjithë për një ndryshim në Pejë’’, shprehet Kelemendi për Indeksonline.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri ka arritur ti sigurojë 46.23% apo 19,688 Vota ndërsa Taulant Kelmendi ka arritur ti sigurojë 27.81% apo 11,843 Vota.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte njoftuar se ka bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Vushtrrisë, më saktë me kandidatin e kësaj partie, Sylejman Mehollin, raporton Gazeta10.
Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së, në ndërkohë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku kishte thirrur për mbledhje urgjente.
LDK reagoi ndaj koalicionit të arritur nga kandidati i kësaj partie për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, me Sylejman Mehollin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se veprimet e Tahirit për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta10.
Pas reagimit nga kryesia e LDK-së, Tahiri kishte bërë një tjetër reagim së bashku me kandidatët për asamble, të cilët u zgjodhën në këtë komunë.
Ai tha se qyteti ka nevojë për ndryshim dhe se vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta. Por pavarësisht kostove individuale, interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka, shoti tutje Tahiri në reagimin e tij, të cilin e bëri përmes profilit zyrtar të Degës së LDK-së në Vushtrri, raporton Gazeta10.
Në këtë njoftim, ishte theksuar gjithashtu se marrëveshja e tyre nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë.
“Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim.
Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë. Gjithmonë me LDK – për Vushtrrinë që e duam!”, thuthet tutje në këtë njoftim./Gazeta10
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër koalicionin ndërmjet Xhafer Tahirit dhe Vetëvendosjes në Vushtrri.
Gecaj, ka deklaruar se bashkëpunimi me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti është i papranueshëm dhe sipas tij, “me Vetëvendosjen nuk shkohet as në xhenet”.
Ai e ka përdorur këtë shprehje në mbishkrimin e komunikatës së LDK-së.
Sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), çdo anëtar që vepron kundër Programit, Statutit, vendimeve apo qëndrimeve të organeve të partisë, mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë edhe largimin nga partia, ashtu siç bëri sot Xhafer Tahiri i Vushtrrisë kur lidhi marrëveshje me Vetëvendosjen në Vushtrri për balotazhin e 9 nëntorit.
Në Nenin 13 të Statutit thuhet se ndaj çdo anëtari që me veprimet apo sjelljet e tij dëmton interesat e LDK-së, mund të shqiptohen masa disiplinore, ndërsa zhvillimin e procedurës e bën Komisioni Disiplinor, i caktuar nga Kryesia e partisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërsa Neni 14 përcakton qartë se largimi nga LDK mund të ndodhë në rastet kur anëtari: abuzon me vlerat dhe objektivat themelore të partisë; vepron kundër kandidatëve të LDK-së në zgjedhje ose mbështet subjekte të tjera politike apo kandidatët e tyre.
Po ashtu, statuti ndalon që anëtarët të mbajnë pozita brenda organeve të LDK-së nëse publikisht refuzojnë ose mohojnë vendimet e forumeve ku bëjnë pjesë.
Vendimin për masën disiplinore e merr Komisioni Disiplinor, ndërsa ankesa mund të bëhet në Këshillin e Përgjithshëm, vendimi i të cilit është përfundimtar.
Këto dispozita statutare bëhen veçanërisht të rëndësishme pas zhvillimeve në Vushtrri, ku kandidati i LDK-së ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje pa miratim nga strukturat qendrore të partisë.
Në një komunikatë për media, LDK sqaroi se “nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë”, duke theksuar se veprimet e kandidatit janë “individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Partia njoftoi se pas përfundimit të garës lokale do të analizojë performancën e kandidatit dhe të Degës së Vushtrrisë, dhe më pas do të marrë vendimet përkatëse sipas Statutit.
“Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale,” thuhet në komunikatë.
Ish-banori i “It’s My Home”, Samed Feka, ka deklaruar publikisht se i ka dështuar botoxi.
Përmes një videoje në TikTok, Samedi është shfaqur i “stërkuqur” dhe ka treguar se si ka dështuar procedura.
“Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje të kundërt, kahje të keqe, siç edhe po e shihni fytyrën time. Kam dashur të bëj një ndryshim, por nuk ka qenë kismet. Ishalla bëhet hajr, sepse për momentin jam keq”, u shpreh ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të punohet që koalicioni me LDK-në në Vushtrri të kthehet në bashkëqeverisje.
Ai ka thënë se pas 9 nëntorit ky koalicion duhet të qeverisë për të mirën e qytetarëve.
“Të punojmë jo për çdo ditë, por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët cilët do të bëjnë punë të mara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, tha Kurti.
Kurse kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Tahiri tha se këtë koalicion e ka bërë për t’ia kthyer të mirën LVV-së e cila e kishte mbështetur në vitin 2017.
“Në emër tim në emër të kryesisë së LDK-së në Vushtrri dhe në emër të asamblistëve më lejoni t’u falënderoj për prezencën e juaj dhe them se kjo marrëveshje nuk është kundër askujt por është për qytetarët në Vushtrri. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë. Më 2017 VV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje në qytetin e Vushtrrisë”,tha Tahiri.
Për këtë koalicion ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, cila ka thënë se Tahiri nuk ka qenë i autorizuar për një gjë të tillë dhe se marrëveshja është veprim individual i tij.