Rinumërimi për Prishtinë, këto vota morën kandidatët për kryetar

Prishtina është pjesë e garës së balotazhit më 9 nëntor midis kandidatit të LDK-së Përparim Rama dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku.

Këta dy të fundit kanë marrë më së shumti vota edhe nga rinumërimi për Prishtinë.

Përparim Rama 165 vota ose 34.59 për qind, Hajrulla Çeku 140 ose 29.35 për qind, raporton KosovaPress.

Uran Ismaili nga PDK-ja 18 vota ose 29.14 për qind. Bekë Berisha AAK 18 vota ose 3.77 për qind, Besa Shahini PSD 11 vota ose 2.31 për qind. Agim Prishtina nga Prishtina në dorën tënde, tri vota ose 0.63 për qind.

Në raundin e parë më 12 tetor Përparim Rama LDK ka fituar 35.595 vota ose 33.71 për qind, Hajrulla Çeku Lëvizja Vetëvendosje 35.077 vota ose 33.21 për qind.

Meholli i bindur: Do të jem kryetar i ardhshëm i Vushtrrisë, pikë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, është shprehur më se i bindur se do të fitojë në balotazh.

Meholli në një intervistë për KTV’në ka thënë se do të jetë kryetar i ardhshëm “pikë, s’ka asnjë dilemë”. Ai ka sulmuar edhe mediat.

“Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Vushtrrisë, pikë, s’ka asnjë dilemë. Më i vendosur edhe më optimist se kurrë, nuk më lëkund asnjë analist, asnjë medium, asnjë propagandë. Gjithë ky mediatizim i marrëveshjes së dy subjekteve shqiptare dhe asnjë fjalë për marrëveshjen e Ferit Idrizit me Listën Srpska, kjo s’përbën sinqeritet”, ka thënë ndër të tjera në videon që e ka shpërndarë vetë.

Meholli ka pretenduar se Ferit Idrizi ka marrëveshje me Listën Serbe.

 

Kushtetuesja flet për kërkesën e Listës Srpska rreth zgjedhjes së Nenad Rashiq

Ende nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë apo jo rrjedhjen afatit për formimin e qeverisë përmes një mase të përkohshme.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për RTV21 tha se ankesa Listës Serbe rreth zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe kërkesa për caktim të masës së përkohshme është në shqyrtim e sipër por nuk bëri të ditur se kur do të merret vendimi.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, tha Gjykata Kushtetuese.

Ankesa e Listës Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje, pason kërkesën për vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar, siç thonë ata, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

Nëse e shihni këtë person lajmërone mënjeherë policinë, dyshohet për 14 vepra penale

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Edon Bytyqin i dyshuar për 14 vepra penale

Sipas njoftimit nga Policia Identifikimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës (ILECU), përmes të cilës Drejtori është kërkuar asistimi i autoriteteve kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Po ashtu është bërë e ditur se dyshimi bazohet në prova se i dyshuari  me anë të paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke përdorur emra të personave publik dhe zyrtar, kishte vënë në lajthitje qytetarët duke i mashtruar që ti dërgojnë të para përmes institucioneve të transfereve financiare andaj hetuesit  policor kanë paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit në kërkim:

Dyshohet se personi vendndodhjen aktuale e ka në Republikën e Bosnjë e Hercegovinë andaj Kallëzimi Penal ndaj tij është paraqitur në mungesë.

 

 

Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij.

Ministria e Financave jep njoftimin, ja kur pritet të dalin 100 eurot

Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.

 

Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje për “Front Online”.

Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur për “Front Online” Ministria e Financave.

 “Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje për Front Online.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

 

Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik./

Rovenës po i mungojnë momentet me Gjestin, ja çfarë postoi së fundmi

Rovena Stefa dhe Gjesti, gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova” krijuan raporte të ngushta shoqërore dhe shpesh u panë pranë njëri-tjetrit brenda shtëpisë.

Në shumë dalje televizive, Rovena ka qenë ajo që ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Gjesti si gjatë lojës ashtu edhe pas përfundimit të spektaklit, shkruan “Kosovarja”.

Mesa duket, këngëtarja është bërë nostalgjike për momentet e përbashkëta që kanë kaluar në shtëpinë më të famshme.

Së fundmi, ajo ka ndarë një video ku shihet duke kënduar pranë Gjestit, ndërsa afër tyre gjendeshin edhe Leo dhe Xuxi – një postim që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Haliti: Koalicioni PDK-VV është gabim i madh, deputetët që tradhtojnë partinë duhet të përjashtohen

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka vlerësuar si gabim të madh mundësinë e një koalicioni të PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haliti ka theksuar se shumica parlamentare e VV-së ka krijuar një situatë mosbesimi tek qytetarët ndaj të gjithë politikanëve në Kosovë.

Për këtë arsye, sipas tij, PDK-ja duhet të pozicionohet dhe  të forcohet në opozitë.

“Sa i përket mundësisë së futjes së PDK-së në koalicion me VV-në, unë mendoj që është gabim i madh. Kjo shumicë parlamentare e VV-së ka krijuar një situatë mosbesimi tek qytetarët për të gjithë politikanët e Kosovës, dhe unë mendoj se PDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë, pasi duhet të forcohet dhe të ballafaqohet me problemet që i shkakton pozita,” ka thënë ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Haliti është shprehur skeptik se do të ketë ndonjë deputet të PDK-së që do ta votojë Qeverinë Kurti 3.

Megjithatë, sipas tij, nëse dikush “ka shitur veten”, duhet të japë llogari dhe të përjashtohet nga partia.

“Nuk e besoj që do të ketë deputetë që do të kalonin në votim të qeverisë. Në qoftë se dikush e ka shitur vetveten, ai duhet të japë llogari para partisë dhe duhet të përjashtohet. Po ashtu, duhet të japin përgjegjësi ata që i kanë kandiduar për deputetë persona të tillë. Kemi pasur raste të tilla në të kaluarën që kanë votuar ndryshe dhe janë larguar nga partia, duke iu bashkuar Vetëvendosjes, por nuk kemi reaguar duke e konsideruar si vullnet të individit, sepse nuk kanë dëmtuar shumë PDK-në. Por tani mendoj se partia duhet të jetë më e rreptë dhe më rigoroze ndaj elementëve që në një mënyrë apo tjetër tradhtojnë. Nuk guxon dhe nuk duhet të ketë deputetë të zgjedhur të PDK-së që pa miratimin e Këshillit Drejtues të partisë të votojnë për këdo qoftë,” ka theksuar Haliti./teve1.info/

Vazhdojnë befasitë zgjedhore- Kandidati i LDK’së indirekt bën thirrje që të votohet kandidati i VV’së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka bërë kërkesë në mënyrë indirekte drejt elektoratit të kësaj partie që të votohet Ali Dula, kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

Krasniqi ka thënë se mesazhi është thënë nga fillimi që “Rahovecit i duhet ndryshimi”. Në balotazh do të ballafaqohen kreu aktual në detyrë i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i AAK’së dhe Dula i VV’së, shkruan Insajderi.

“Ju faleminderit të gjithëve me mesazhin e thënë nga fillimi: RAHOVECIT I DUHET NDRYSHIMI”, ka thënë ndër të tjera ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se LDK’ja ka marrë 5,124 vota për kryetar komune në Rahovec dhe 4,743 sosh për kuvend komunal.

Sipas Krasniqit, LDK do të përfaqësohet me shtatë asamblistë nga 27 sa do të jenë në Komunën e Rahovecit. /Insajderi.org/

Vazhdojnë befasitë zgjedhore- Kandidati i LDK'së indirekt bën thirrje që të votohet kandidati i VV'së - Insajderi - image 222
Jep dorëheqje kryetari i kësaj partie politike në Kosovë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, Vesel Makolli, Ish-Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili tashmë është caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së.

Makolli tha se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së.
Ne KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli për “Gazeta Blic”

Behgjet Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006 kur u formua ky subjekt politik.