Vetaksident me fatalitet, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar në rrugën “Aziz Tolaj” në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ishte duke ngarë biçikletën elektrike dhe është vetaksidentuar.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë biçikletën elektrike, është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbë jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Shqipëria nuk gjen qetësi, lëkundje sizmike të njëpasnjëshme regjistrohen sot

Një seri tërmetesh janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.

Ndërkohë në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7.

Sakaq, në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1. Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2.

Tërmet në vende të ndryshme në Shqipëri, ja magnitudat
Duda Balje tregon nëse e ka kontaktuar Kurti për formimin e Qeverisë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Balje ka thënë se deri tash nuk ka pasur asnjë thirrje e as takim me Kurtin për këtë çështje.

“Asnjë thirrje, asnjë takim, asnjë bisedë deri tash jo… Ka ndodh disa sene të çuditshme ditëve të fundit, se Emilija Rexhepi ka dal dhe ka thënë se zoti Kurti nuk është kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake). Për mua kjo ka qenë befasi…”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini.

Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re dhe sipas ligjeve të vendit ka 15 ditë afat për të krijuar shumicën parlamentare, që skadon më 26 tetor.
Policia e Kosovës arreston një serb të mitur

Policia ka njoftuar se një i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit.

Ai po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.

Siç thotë policia, kjo për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut.

”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar  në Serbi”.

“Pas një konflikti për …”, vriten me armë zjarri dy të rinj në Durrës

Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në Shqipëri.

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Siç raporton A2, konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit F. P ka vrarë me armë zjarri viktimën A.K. Pas këtij veprimi 21-vjeçari D.P. ka vrarë me armë F.K.

Tragjedi në mesnatë: përplasje me armë zjarri , vriten dy të rinj

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P, raporton A2Cnn.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ish-komandanti i UÇK-së: Më pëlqeu shumë fjalimi i Donikës në KS të OKB – Bindshëm dhe përmbajtësor!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar pas fjalimit të mbajtur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Përmes një reagimi të shkurtër, Hoxha ka shprehur vlerësimin e tij për mënyrën si Gërvalla e përfaqësoi Kosovën në këtë forum ndërkombëtar.

“Më pëlqeu shumë fjalimi i Donikës në KS të OKB. Bindshëm dhe përmbajtësor! 👏👏👏👍”, ka shkruar Hoxha.

Fjalimi i Gërvallës në Këshillin e Sigurimit u prit me vëmendje të madhe në opinionin publik, duke nxitur reagime të shumta pozitive nga figura të ndryshme politike e ushtarake në vend.

Përfundon numërimi i votave me kusht në Mitrovicë, a do të ketë balotazh?

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në vendin e parë është renditur Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka marrë 47.93% të votave me kusht, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, Arian Tahiri nga PDK ka siguruar 38.84% të këtyre votave.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara nga KQZ-ja, Faton Peci prin në garë me 47.96% të votave gjithsej, ndërsa Tahiri renditet i dyti me 47.57%.

Rezultatet tregojnë se as votat me kusht nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim domethënës në renditje, prandaj Mitrovica e Jugut do të shkojë në balotazh më 9 nëntor, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Faton Peci dhe Arian Tahiri.

Buzhala kundër çdo koalicioni PDK-VV: Ftesë publike për Tribunalin Special që Thaçi dhe Veseli të dënohen rëndë

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj çdo ideje për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), qoftë edhe në nivel lokal.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka thënë se një koalicion i tillë, qoftë edhe në ndonjë fshat, do të ishte një “ftesë publike për Tribunalin Special që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të dënohen rëndë”, madje duke përmendur edhe një afat prej 25 vitesh burgim.

“Çdokush në PDK që e mendon një mundësi të tillë, qoftë edhe teorikisht, është njeriu më i poshtër në politikën e Kosovës”, shkruan ai.

Sipas tij, bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti përbën një nënshtrim dhe një nënçmim të votuesve të PDK-së, si dhe një “tradhti bizantine” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po përballen me drejtësinë në Hagë.

Numërohen votat me kusht në Gjilan, Alban Hyseni prinë me 50%

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Gjilanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 50.00% të votave me kusht, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 30.26% të këtyre votave.

Ndërsa nga rezultatet e përmbledhurta që ka publikaur KQZ-ja, Hyseni prin në Gjilan me 49.82% të votave, derisa Ismajli radhitet i dyti me 34.30%.

 

 

As me votat me kusht nuk ka ndonjë ndryshim, Komuna e Gjilanit me këtë rezultat do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor.