div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është njëri nga dy vëllëzërit e vrἅrë në Gullbovc, i dyshuari ende në arrati

Dy vëllezërit e vrarë në Gullbovc të Malishevës janë Driton dhe Naim Morina, i dyshuari ende në arrati

Ngjarja tragjike që tronditi sot fshatin Gullbovc të Malishevës ka marrë përmasa të rënda, pasi viktima të saj janë dy vëllezër nga ky fshat Driton Morina dhe Naim Morina.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se ata u qëlluan për vdekje nga dhëndërri i tyre, Astrit Isufi, nga fshati Sankoc i Drenasit, i cili pas krimit është arratisur nga vendngjarja dhe deri më tani nuk është kapur nga policia.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, duke angazhuar edhe njësinë speciale me qen (K9) në zonën malore ku dyshohet se mund të jetë fshehur ai.

Nga informacionet zyrtare, rasti është raportuar rreth orës 11:30, kur dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë me plagë të rënda nga arma e zjarrit. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre në vend.

“Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është identifikuar një person i dyshuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për arrestimin e tij”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar se motivet e para dyshohet të jenë mosmarrëveshje familjare.

Trupat e pajetë të Driton dhe Naim Morinës janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa policia ka shpërndarë forca në terren për kapjen e autorit të dyshuar, Astrit Isufi. IndeksOnline ka siguruar fotografinë e njërit prje viktimave, Naim Morinës.

Valbona në zi, i vdes personi i zemrës
Ish-banorja e “BBVA”-së, Valbona Mhilli, është në zi.
Në Instastory ka publikuar një moment të dhimbshëm, shkruan Indeksonline.

Ajo tregoi që gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju te dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vertetë ekziston dhe nuk vdes kurrë.

Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti.

Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

 

Përparim Rama njofton për heqjen e taksës për tokat bujqësore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se komuna ka hequr taksën për tokat bujqësore.

Rama ka thënë se kjo është një barrë më pak për qytetarët, dhe mbështetje për pronarët e tokave.

“Kemi hequr taksën për tokat bujqësore, një barrë më pak për qytetarët, një mbështetje më shumë për pronarët e tokave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka shkruar Rama.

“Nuk ndalemi”, tha ai.

Ky deputet konfirmon se do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka caktuar atë ai mandatar për Kryeministër.

Në lidhje me këtë zhvillim, deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar për Front Online se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për Kryeministër.

Ai poashtu tha se ka pasur takime me të, dhe se Kosovës i duhet formimi i Qeverisë sa më shpejt.

“Po do ta mbështesë. Kemi pas takime jo vetëm pasi që është nominuar për Kryeministër, por kemi pas takime, kemi pas kontakte, unë besoj qe Kosovës i duhet një Qeveri sa më shpejt me i formu institucionet dhe ne duhet me reflektu”, tha ai.

Asllani konfirmon se ai do të japë votën e tij pro formimit të Qeverisë së re udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Siç merr vesh Insajderi viktimat kanë ardhur nga jashtë pasi iu ka vdekur babai.

“Para 4 dite jane ardhe ne Kosove nga gurbeti, se kane pase rast vdekje iu ka vdek baba”, tha ky burim.

I dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

PAMJE nga T7.

Detaje shokuese, flet i afërmi: Dy vëllezërit u vranë para derës së shtëpisë, vetëm tre ditë pasi kishin kryer të pamen e babait

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes, për Sinjalin.

Ky dyshohet të jetë motivi që çoi deri te vrasja e dy vëllezërve në Malishevë nga dhëndërri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës, ku janë vrarë dy vëllezër pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë meshkuj të moshës rreth 30 dhe 40 vjeç. Dyshohet se autori i kësaj vrasjeje të dyfishtë është dhëndërri i tyre, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se konflikti dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve, e cila më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja është gjetur në vendngjarje, ndërsa njësitë policore janë vënë në kërkim të të dyshuarit që ndodhet ende në arrati.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa tronditja në komunitet mbetet e madhe pas kësaj tragjedie familjare.

Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetet e dy vëllezërve që sot u vranë me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës.

Sinjali mëson se viktimat janë: Driton Morina dhe Naim Morina.

Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

Si ndodhi ngjarja?

Sot, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj Dritonit dhe Naimit, të cilët ndodheshin para oborrit. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varrosë para pak ditësh,” tha një i afërm i familjes për Sinjalin

Masat

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje.

I dyshuari siç raportoi ekskluzivisht Sinjali  Astrit Isufi është në arrati dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gullbovc të Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm. Burime të besueshme të Sinjalit, bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gullbovc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

Rrethanat e ngjarjes

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.

Masat

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij, thonë burimet e Sinjalit.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Malishevë – ja pse dyshohet se u vranë dy vëllezërit nga dhëndëri i tyre

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje. /GazetaExpress/