div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë: Viktimat janë vëllëzër – dorasi dhëndërri i tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gullbovcin e Malishevës, ku sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sinjali mëson se viktimat janë një 33-vjeçar dhe një 45-vjeçar, të dy janë vëllëzër.

Tutje, autori i dyshuar i vrasjes është i njohur për organet e rendit dhe është shpallur në kërkim.

Po ashtu, dorasi është dhëndërri i viktimave.

“Thesi, gjilpëra”- ‘Forja’ e re e Albin Kurtit për zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare përdorte për simbolikë gërshërët si metaforë populiste për të treguar se si kishte “prerë” mundësitë që kinse të fitohej nga terminalet doganore. Tash për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka zgjedhur një metaforë të re për të “impresionuar” mbështetësit e tij – thesin dhe gjilpërën.

Kurti përgjatë një fjalimi në Mitrovicën e Jugut, komunë kjo të cilën po e viziton gati se çdo ditë meqë kandidati i tij Faton Peci do të ballafaqohet në balotazh me Arian Tahirin, është dëgjuar duke e përmendur këtë metaforë.

Në fjalimin e tij, ai pretendon se kinse kanë “qepur” një thes të shkyer, duke aluduar në buxhetin e shtetit. Thotë se ka dëgjuar piskama, duke iu referuar ish-partive opozitare, kur ka qepur thesin sepse “kanë pasur duart aty”.

Sepse Kosova gjatë qeverisjes sonë, ka qenë si një thes i shkyer, ku gjuajshin sende po rrjedhshin dilshin jashtë, se ka qenë i shkyer edhe thojshin pse s’po qitni ju, vazhdoni me qit në thes. Po nuk mundeni me qitë sene në thes, pa e qep një herë thesin. Thesi duhet me u qepë më së pari, edhe mandej ia nis e trashet thesi sepse sendet që bijnë në thes, rrijnë në thes e jo me dal me i marrë dikush prej thesi. E ajo gjilpëra që e ka qepë thesin, e ka mundësuar rritjen, por të dashur qytetarë, kur e kemi qepë thesin, nuk e kemi ditë, por nuk e kemi qep thesin janë ndi do piskama, se disa i kishin pas duart qaty ku është shkyer thesi. Na nuk kena desht me ja u shpërthy, me ja u shpu atyre gishtat e duarve me gjilpërë, na kem desht veç me qep thesin, po ku e dijshim na që ju qëllojnë duart atyre“, deklaron Kurti në një video të shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

Thuajse të njëjtin fjalim, me artikulim aty-këtu më ndryshe, për metaforën populiste të thesit dhe gjilpërës e ka mbajtur edhe në Komunën e Obiliqit, ku në balotazh është kandidati i tij, Halil Thaçi kundër Xhafer Gashit.

Secili prej juve e din prej shpisë t’juj që në një thes, i cili është i shkym, badihava gjun sende në të, se rrjedh. Është e domosdoshme një herë me e qep thesin, që çkado që të qitsh në thes, mbet në thes, jo me dalë jashtë thesi. E tash, neve na duhet me pranu që kur e kena marrë gjilpanën me qepë thesin, u nin do piskama, i kish pas durt dikush aty. Kështu që, kur ti nini këta tu piskatë kundër meje, kundër Halilit e kundër zyrtarëve të tjerë të VV-së dijeni që janë qasi që pa qëllim ja u kena shpu durt me gjilpanë se i kanë pas aty te vrima e shkyer e thesit që na e kena qep”, deklaron Kurti.

Para zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet parlamentare Kurti përdorte metaforën populiste të gërshërës, duke aluaduar në “prerjen” e mundësive për përfitimet nga terminalet doganore.

Për shkak të gjuhës që përdorte kundër kandidatëve të tij, Kurti ishte dënuar disa herë nga PZAP’ja.

Geci thirrje PDK-së: Votojeni Konjufcën, ka qenë punëtor i Kadri Veselit dhe është PDK më shumë se Memli

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka publikuar një kontratë të punës të vitit 2001, të mandatarit të ri për kryeministër, Glauk Konjufca, i cili sipas kësaj kontrate atë kohë kishte fituar vend në sektorin e përpunimit të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Me këtë rast, Geci iu drejtua Partisë Demokratike të Kosovës me një kërkesë, ku teksa ia rikujtoi që sipas tij Konjufca është ‘brum’ i tyre pasi punoi për Veselin, ta votojnë të njëjtin për postin e kryeministrit.

“Kërkoj nga PDK-ja, që për hir të faktit se jeni brum i njëjtë politik nga gjeneza, OMLK-ja (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës), jepjani votën Glaukut le ta bëjë qeverinë. Glauku ne bazë te letrave kish pasë qenë edhe punëtor i Kadri Veselit edhe i SHIK-ut, e edhe babën e ka pasur anëtar të LPK-së, pastaj të PDK-së, ndoshta edhe anëtar i SHIK-ut ka qenë Sherifi, se disa kanë punuar edhe pa letra në SHIK”, tha ai.

Geci gjithashtu deklaroi se beson që Konjufca në gjenezë është PDK më shumë se Krasniqi.

“Tani s’ka ndonjë të keqe të madhe edhe me e votu Glaukun Kryeminister . Bile, në gjenezë, më shumë PDK është Glauku se Memli”, tha Geci.

 

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm.

Një vajzë e re 25-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte me qira. Policia kuptoi se bëhet fjalë për një studente nga Kosova.

Me të kuptuar lajmin, në vendngjarje kishte dalë edhe prokurori kujdestar. Në raportin e tyre thuhet:

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Megjithatë, sipas informacioneve të Gazetës Express, vajza kishte qenë në një lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia e Veriut.

Familjarët e vajzës së ndjerë i thanë Gazetës Express se vajza e tyre, tanimë e ndjerë, kohëve të fundit ka pasur mosmarrëveshje dhe probleme me të dashurin e saj nga Maqedonia e Veriut. Megjithëse ende nuk ka version zyrtar nga organet e shtetit se çfarë në të vërtetë ndodhi, pra rasti ende konstatohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Presidenca – Mustafës: Koha juaj në politikë, fatmirësisht ka perënduar

Shefja e stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili deklaroi se mund të pritet ndonjë “dredhi” nga presidentja Vjosa Osmani për të mbetur në pushtet.

Mustafa e quajti Osmanin “karrieriste dhe manipulante të paskrupullt politike”. Ndërsa Hollaj, i ka cilësuar deklaratat e Mustafës si “shpërthim të hidhur”.

“Ofendimet e sulmet e Isa Mustafës ndaj Presidentes së Republikës janë një shpërthim i hidhur i një njeriu të cilit, fatmirësisht për vendin, i ka perënduar koha në politikë, por që nuk po gjen dot qetësi për ta pranuar këtë realitet”.

“Në vend që të heshtë dhe të reflektojë për dështimet e veta politike çmimin e të cilave akoma e paguan Kosova, për mënyrën se si e zhbëri besimin e qytetarëve dhe e ktheu partinë e tij në një hije të vetvetes, ai zgjedh të sulmojë një lidere që në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës”, ka shkruar Hollaj, në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo ka vlerësuar se është më mirë të jesh “tradhtare e marrëveshjeve të pista që e kanë dëmtuar Kosovën”, sesa “simbol i politikës së nënshtrimit, heshtjes dhe humbjeve”.

Sipas saj, kur flet Mustafa për tradhti, kujtesa kolektive e qytetarëve kthehet te marrëveshjet e errëta të vitit 2014.

“Tek pazaret e pushtetit që u bënë pas shpine dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve e tek marrëveshjet e dëmshme me Serbinë cilat në çdo dispozitë përmbanin shkelje kushtetuese”.

Ajo ka shtuar se nuk është tradhti të mos u bindesh verbërisht liderëve si Mustafa, që “devijojnë nga parimet dhe shkelin interesat e Kosovës”.

“Deputeti nuk është robot i komanduar, por përfaqësues i popullit, i ndërgjegjes dhe i ligjit. Këtë e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e jo ndonjë “rregull” i politkbërjes joparimore që Isa Mustafa do ta rikthejë për ta kontrolluar politikën si dikur”.

Në fund, Hollaj ka potencuar se koha e burrave që mendojnë se populli u detyrohet atyre ka perënduar.

“Sot flasin veprat, besimi qytetar dhe vlerat që përfaqëson Presidentja e vendit. Këto janë shumëfish më të fuqishme se mllefi i një ish-politikani që e ka humbur rrugën në mes historisë dhe harresës”.

Raportet mes Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa kanë qenë të tensionuara që nga marrja e detyrës nga Osmani në vitin 2021, si dhe gjatë periudhës kur ajo u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Osmani ka qenë pjesë e LDK-së për disa vite dhe ka mbajtur poste të ndryshme në Kuvend dhe në institucionet shtetërore. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka punuar nën lidershipin e Isa Mustafës.

FIFA e dënon Serbinë për sjelljet në ndeshjen kundër Shqipërisë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Sipas njoftimit të federatës serbe, gjoba e vendosur nga FIFA arrin në 87,500 franga zvicerane (rreth 93,981 euro). Dënimi është shqiptuar për shkak të sjelljes ofenduese të tifozëve gjatë intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë, si dhe për thirrjet diskriminuese të bëra gjatë ndeshjes.

Përveç gjobës financiare, FIFA ka vendosur që Serbia të mbyllë pjesërisht së paku 25% të kapacitetit të stadiumit në ndeshjen e radhës garuese që do ta zhvillojë kundër Letonisë në Leskovc.

Gjatë ndeshjes, tifozët serbë kishin bërë thirrje kundër shqiptarëve dhe Kosovës, duke krijuar një atmosferë armiqësore në stadium.

Paralajmërohet shtrenjtim i ri i energjisë elektrike në Janar

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se qytetarët e Kosovës do të përballen sërish me rritje të tarifave të energjisë elektrike në janar të vitit 2026, si pasojë e tarifës së dioksidkarbonit, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur vendi po përjeton një situatë të rënduar ekonomike, pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike prej 16.1% për të gjithë konsumatorët dhe liberalizimit të tregut të hapur energjetik, që kanë sjellë një efekt zinxhir në shtrenjtimin e pothuajse të gjitha produkteve në treg.

“Në janar do të kemi shtrenjtim sërish shkak tarifa e dioksidkarbonit….”, tha Gërxhaliu për RTV21.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin shtator çmimi i energjisë elektrike është rritur me 17.4%, ndërsa inflacioni ka arritur në 4.7%.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se mungesa e institucioneve legjitime, të afta për të mbikëqyrur vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e qytetarëve, ka thelluar edhe më shumë pasigurinë ekonomike.

Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë, thotë se pasojat e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe liberalizimin e tregut energjetik tashmë po i ndjejnë më shumë se 1300 biznese, të cilat janë detyruar të dalin në tregun e hapur.

Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, identifikohet personi i fundit që pati kontakt me të

Gazetari Nevri Ademi ka dhënë detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares nga Gjakova në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se është identifikuar personi i fundit me të cilin kosovarja pati kontakt.

Ademi pohoi se telefoni i vajzës është marrë nga Policia e Maqedonisë së Veriut dhe se kjo sigurisht që do të merret vesh se kush ishte personi në fjalë që e ndjera pati kontakt.

I njëjti shtoi se banorët përreth kishin pohuar se së fundmi ishin vërejtur hyrje-dalje më të shpeshta në banesën e vajzës.

Kjo është 25 vjeçarja nga Kosova qe u gjet e vdekur në Tetovë