div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Moti për javën e ardhshme, paralajmërohet edhe reshje bore

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i ndryshueshëm, raporton KosovaPress.

Ditën e hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga një deri në katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500 metra parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në gjashtë metra për sekondë.

Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu do të mbajë ditën e mërkurë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 9 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.

Të enjten do të mbretërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 12-14 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me riga lokale shiu do të mbretërojë ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Varroset Burim Havolli, shqiptari që vdiq tragjikisht në Brooklyn

Është varrosur Burim Havolli, shqiptari i cili para pak ditësh vdiq tragjikisht në Brooklyn.

Ai u varros në Llapashticë të Epërme në praninë e mijëra qytetarëve, me flamurin kuqezi dhe atë amerikan.

Burim Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që 41-vjeçari ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

BBVK fillon nesër, ky është paralajmërimi i Jonidës

Moderatorja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë një paralajmërim lidhur me edicionin e 4-të të këtij reality-show që pritet të nis nesër.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa fotografi ku shihet se ka filluar përgaditjet që tani, shkruan IndeksOnline.

Jonida me ndjekësit e saj ka ndarë një tabele të zezë, duke vendosur një orë që tregon se numrimi mbrapa ka filluar.

Foto:

Çështja e zgjedhjeve në Mitrovicë, vjen lajmi i fundit

Debati për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut vazhdon edhe pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Faton Peci i VV-së fitoi me një avantazh të ngushtë, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

PDK ka ngritur dyshime për manipulim me vota dhe ka kërkuar rivotim. Ankesa e tyre u refuzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e cilësoi kërkesën si të pabazuar. Si pasojë, PDK ka dorëzuar ankesën e saj në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e PZAP, i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë. PDK vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara gjatë zgjedhjeve,” thuhet në njoftim.

Në vijim, PDK thekson se rivotimi është i nevojshëm për të garantuar drejtësi për qytetarët.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me rrugën ligjore për të sqaruar dhe korrigjuar çdo parregullësi, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike. Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve. PDK nuk do të ndalet!” përfundon njoftimi.

Tragjike: Ndërron jetë shqiptari në Turqi pasi mbolli flokët dhe rregulloi dhëmbët

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Stamboll.

Siç raporton “The Mirror”, Mentor Rama, 36 vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka vdekur më 11 nëntor pas mbjelljeve të flokëve dhe implantit të dhëmbëve në Stamboll.

Trupi i pajetë i Mentorit u transferua në Këshillin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll. Policia që atëherë ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Një zëdhënës i FCDO-së i tha The Mirror: “Ne po mbështesim familjen e një burri britanik që vdiq në Turqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Për vdekjen e Mentorit kanë shkruar dhe familjarë të tij.

“Vdekja jote ka lënë një boshllëk që asgjë në këtë botë nuk mund ta mbushë. Nuk mendoja kurrë se do të më duhej të shkruaja fjalë të tilla për ty”, thuhet në postimin e një prej familjarëve të të ndjerit.

“Ti ishe drita jonë, buzëqeshja që na ngrohte, forca që na ngrinte lart sa herë që binim. Dhimbja është kaq e pafundme kur mendoj se nuk do të të shoh më kurrë, nuk do ta dëgjoj më kurrë zërin tënd apo të qeshurën tënde që na bëri të gjithëve të lumtur. Zoti të ruajt në dritën dhe mëshirën e Tij, miku im, lutem që shpirti yt të pushojë në paqe dhe të gjejë një vend në parajsë, ku nuk ekziston as dhimbje as trishtim, do të më mungosh çdo ditë të jetës sime”.

Trupi i Ramës i është dorëzuar familjes së tij dhe është riatdhesuar në Mbretërinë e Bashkuar, raportuan mediat turke.

PDK e çon në Supreme rastin e Mitrovicës, Artan Behrami: Vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot, përmes postës zyrtare, ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e PZAP-it që refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se ky vendim i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në disa qendra votimi në këtë komunë. Ai theksoi se provat e paraqitura nga PDK tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar.

Me ankesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon rishqyrtim të plotë të rastit dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

Behrami tha se partia do të vazhdojë rrugën ligjore deri në sqarimin e çdo parregullsie:

“Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve. Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet!”

Sipas PDK-së, synimi mbetet mbrojtja e votës së lirë dhe forcimi i proceseve demokratike në vend.

Albin Kurti në kishën katolike në Mitrovicë, pritet nga Ahmet Musa: Kërkohet ndërtimi e katedrales katolike dhe largimin e qytetarëve nga islami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në kishën katolike në Mitrovicë, ku është pritur nga Ahmet Musa.

Përmes një postimi, Illyrian Kastrioti ka thënë se e vlerëson vizitën e Kurtit në Mitrovicë dhe në kishën që ai e cilëson si pjesë të trashëgimisë shqiptare katolike. Sipas tij, në Mitrovicë, Vushtrri dhe rrethinat e tyre ekzistojnë themelet e mbi 39 kishave dhe katedraleve të vjetra arbërore-katolike, të cilat janë rrënuar gjatë periudhave historike.

Ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të alokojë një fond të veçantë për rindërtimin e një katedraleje katolike shqiptare në Vushtrri dhe një tjetër në Mitrovicë, duke e konsideruar këtë si hap të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të vendit.

Kastrioti ka bërë thirrje edhe për pagëzim dhe rikthim në besimin katolik, të cilën e sheh si rrugë të forcimit të bashkimit kombëtar dhe largim nga islami pasi sipas tij shkaktoi përçarje përmes pushtimit të gjatë e barbar osman.

E thotë kryeministri: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.

“Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.

Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

E tmerrshme: Këshilltari i Kurtit e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka përdorur gjuhë, akuza dhe kualifikime prej më të rëndave ndaj kundërshtarëve politikë: Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu duke e lidhur me një rast të gjetjes së disa dhjetëra detonatorëve në veri të Kosovës nga Policia dhe KFOR-i.

“Serbi, mbahu mos ki frikë! I ke djemt në Kosovë! Të mbrojnë duke i demaskuar këta filma – LDK-PDK”, shkroi Hysamedin Feraj.

Votat e diasporës në Gjakovë me befasi në rezultat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së Ardian Gjini ka fituar bindshëm edhe sa i përket votave të dërguara me postë.

Ai ka marrë 68.75 për qind ose 396 vota, ndërsa Ardian Gola i Vetëvendosjes 31.25 për qind ose 180 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Gjini ka marrë 32, ndërsa Gola 23 vota.

Ardian Gjini ka fituar mandatin e ri katërvjeçar me 56.69 për qind ose 17.267 vota, ndërsa Ardian Gola ka marrë 43.31 për qind ose 13.467 vota.