div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sveçla paralajmëron sulme terroriste nga bandat e Serbisë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi të detonatorëve që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Ai deklaroi se Serbia, përmes bandave kriminale, vazhdon të planifikojë dhe ndërmarrë sulme terroriste në Kosovë.

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq”, tha ai.

Sveçla shtoi se Policia në veri po punon për të shmangur dhe minimizuar sulme të rënda.

“Shtrirja e Policisë së Kosovës dhe prania e institucioneve tona të sigurisë ka bërë të mundur që të tilla mjete, që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen dhe të shmangen apo minimizohen rastet e sulmeve të rënda që synojnë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe frikësimin e qytetarëve. Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë dhe mbi të gjitha Republika e Kosovës janë të vendosura në luftën përballë bandave të tilla kriminale, të cilave do t’i përgjigjen ashtu siç e meritojnë. Kushtetueshmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale”, përfundoi Sveçla.

 

“Opinionistët do të iu habisin!” – Gazetarja zbulon detaje ekskluzive të BBVK4

Detajet më ekskluzive i ka bërë të ditura gazetarja e “Weekend”, Gentiana Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Gashi ka paralajmëruar se opinionistët e këtij edicioni do t’i habisin shikuesit.

“Big Brother çdo herë na ka befasuar me opinionistët tanë, kështu që edhe këtë herë qëndroni të vëmendshëm sepse me të zbuluar opinionistët e këtij edicioni, natyrisht që do habiteni dhe do të iu pëlqejnë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Gashi.

Gazetarja dha pak detaje edhe për ambientet e shtëpisë më të madhe në vend.

“Shtëpia është shumë e madhe. Kur erdha dhe e pashë, e kuptova ndoshta edhe atë heshtjen e cila po ofrohet, për shkak se ajo madhështi duhet të jepet në Prime, dhe duhet të zbulohet aty për aty, me t’u ndezur dritat e me t’u hapur dyert e shtëpisë së Big Brother”.

Pas ndarjes nga bashkëshorti emocionohet Teuta Selimi, bën rrëfimin e papritur

Këngëtarja Teuta Selimi, ka bërë një rrëfim të rrallë e të sinqertë në rrjetet sociale.

Në një periudhë të përfolur si delikate në jetën e saj personale, pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti, artistja ka ndarë një dedikim emocional për fansat e saj, duke pranuar hapur betejat e brendshme që ka kaluar.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja ka falënderuar publikun që e ka mbështetur pa kushte, duke zbuluar se kjo mbështetje ka qenë jetike për të në momentet më të vështira.

IMG 6724
Kosova në play-off, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Shqipëria do të luajë në plejof për kualifikim në Botërorin 2026, ndërsa paraqitjen në plejof e ka të garantuar edhe Kosova.

Por Kosova me fitore 6:0 të martën ndaj Zvicrës, kualifikohet direkt. Kjo ka fare pak gjasa të ndodhë, kështu që edhe te Kosova pritet të bëhen gati për plejof. Nëse vazhdon në plejof, është e sigurt që Kosova do të jetë në vazon e tretë. Dhe rrjedhimisht do të luajë me një përfaqësuese të vazos së dytë në gjysmëfinale të plejofit, kurse do të jetë mysafire.

Sipas pozitave aktuale në grupe, në vazon e tretë për short do të jenë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina. Por edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, njëjtë si Kosova, janë në garë për kualifikim direkt. Rrjedhimisht shumë gjëra mund të ndryshojnë deri të martën mbrëma, kur përfundojnë kualifikimet e rregullta evropiane për Botërorin 2026.

Prej vazos së tretë, sipas gjendjes aktuale, në vazon e dytë mund të lëvizë Shqipëria. Kjo varet nga rezultati i ndeshjes me Anglinë, por edhe nga rezultatet e disa përfaqësueseve të tjera.

Në vazon e dytë, pra rivale potenciale të Kosovës, aktualisht janë Hungaria, Skocia, Sllovakia dhe Çekia. Renditja nëpër vazo bëhet në bazë të ranglistës së FIFA-s.

Shorti për plejof tërhiqet të enjten, ndërsa të mërkurën publikohet ranglista e FIFA-s, në bazë të cilës ndahen përfaqësueset në vazo.

Në vazon e parë pritet të jenë Italia, Turqia, Ukraina e Polonia. Në të katërtn do të jenë fituese të grupeve në Ligën e Kombeve, që nuk përfundojnë në dy pozitat e para në kualifikimet e rregullta. Në vazon e katërt do të jenë Uellsi, Suedia, Rumania dhe Irlanda e Veriut.
Në gjysmëfinale, përfaqësueset e vazos së parë takohen me ato të vazos së katërt.

Përfaqësueset e vazos së parë janë vendase.

Për finale të plejofit, vendasi do të përcaktohet me short. Prej 16 përfaqësueseve në plejof, katër do të kualifikohen në Botëror. Gjysmëfinalet e plejofit janë më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars.

Momenti kur Tringa surprizon Mihrijën për ditëlindje
Këngëtarja Mihrije Braha, festoi ditën e djeshme, ditëlindjen e saj të 58-të.

Një figurë e dashur për publikun, Mihrija mori një lumë urimesh dhe dedikimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët, duke reflektuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm ndër vite.

Mihrija, e kaloi këtë ditë në një atmosferë plot dashuri dhe festë.

 

Por, momenti më emocionues i kësaj ditëlindjeje ishte padyshim surpriza e organizuar nga familja.

Detajet e kësaj befasie u zbuluan përmes një videoje të shpërndarë në Instagram nga Tringa, reja e këngëtares.

Videoja tregonte se Mihrija ishte bërë qendra e një organizimi të kujdesshëm dhe të detajuar, të menduar pikërisht nga reja e saj.

Surpriza kishte nisur me ardhjen e disa personave shumë të rëndësishëm për jetën e këngëtares. Mihrija u befasua kur pa se kishin udhëtuar posaçërisht për këtë ditë miket e saj të ngushta nga Zvicra dhe Ulqini.

Kulmi i festës erdhi kur në surprizë u bashkuan edhe Naimi, Platori dhe anëtarë të tjerë të familjes së saj.

Urime! /

 

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovenisë: Ky ishte urimi i veçantë i Elvis Naçit
Kosova shkëlqeu në duelin ndaj Sllovenisë, me një fitore 2-0 dhe vulosi kualifikimin në Play-Off, duke e kthyer entuziazmin kombëtar në një natë të paharrueshme për futbollin tonë.

Këtë fitore të madhe të Kosovës e uruan shumë aktere publike, njëri ndër ta që shkroi ishte dhe Teologu shqiptar, Elvis Naçi.

Më poshtë postimi i Hoxhës Elvis Naçi:

Krenare per djemte tane qe bene Historine❤️ Urime fitoren Kosova jone e dashur, lusim Zotin t’ju shikojme ne Boteror se bashku me Shqiperine

Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni  ka marrë shumicën e votave edhe nga diaspora, raporton KosovaPress.

Alban Hyseni ka marrë 72.01 për qind ose 535 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së  27.99 për qind ose 208 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Hyseni ka marrë 39, ndërsa Ismaili 20 vota.

Alban Hyseni ka fituar mandatin e dytë katërvjeçar me 61.25 për qind ose 22.921 vota, ndërsa Ismajli ka marrë 38.75 për qind ose 14.502 vota.

Përzgjedhësi i Sllovenisë uron Kosovën: Edhe na rrahën edhe na mposhtën, plotësisht e merituar

Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek e ka uruar Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Kosova e dominoi Slloveninë për të shënuar fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes.

Plotësisht me rezultatin është pajtuar edhe Kek, që vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.

“Së pari, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po futeshim në lojë”.

“E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel duhet ta paguash. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.

“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan. Të gjithë topat ishin nga ata. Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”, deklaroi ai.

Kujtojmë, Kosova rikthehet në “aksion” të martën e ardhshme përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Skenari që e dërgon Kosovën direkt në Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Kosovës në fuboll ka shkruar historinë, pasi ka siguruar për herë të parë play-offin e Kupës së Botës.

”Dardanët” mbrëmë shënuan fitore 2-0 në udhëtim ndaj Sllovenisë, duke blinduar së paku vendin e dytë në Grupin B, me 10 pikë të grumbulluara, tre më pak se Zvicra.

Të marten djelmoshat e Franco Fodas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës, ku në stadiumin ”Fadil Vokrri” do të jenë nikoqirë të kombëtares helvetike.

Duket e vështirë por jo e pamundur, Kosova mund të përfundoj e para në grup dhe të siguroj direkt biletën për SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Aktualisht Zvicra renditet e para në Grupin B, me 13 pikë, tre më shumë se Kosova, por në rast fitore të ”Dardanëve”, do të barazoheshin pikët.

Problemi qëndron te goldallimi, pasi helvetikët kanë shënuar 13 gola dhe kanë pranuar vetëm një gol në këto kualifikuese, derisa Kosova ka shënuar pesë gola e ka pësuar katër.

Të martën në Prishtinë, ku stadiumi ”Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, Kosova do të duhej të fitonte me rezultat të thellë 6-0, apo çfarëdo rezultati tjetër me gjashtë gola epërsi, për të përfunduar si e para në grup.

Në këtë rast goldallimi i Kosovës do të shkonte në +7, apo 11-4, derisa i Zvicrës +6.

Llapjani ngacmon një vajzë të mitur në autobus, e përndjek dhe e rrah
Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Podujevës një incident shqetësues të ndodhur të premten në fshatin Penuh, ku dyshohet se është ngacmuar dhe sulmuar nga ish-i dashuri i saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, i dyshuari A.H. fillimisht e ka përcjellë viktimën M.T. në autobus, duke e ngacmuar dhe shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pasi vajza ka arritur në adresën e saj të banimit në fshatin Penuh, i dyshuari ka shkuar pas saj, ku ka vazhduar ofendimet dhe e ka goditur me shuplakë.

Më pas, ai ia ka marrë dhe dëmtuar telefonin, duke shkaktuar dëm material dhe frikësim të mëtejmë ndaj saj. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS dhe ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa me vullnet të saj është shoqëruar nga prindërit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe ka pranuar ngacmimin si dhe dëmtimin e telefonit të viktimës.

Prokurorja për të mitur ka urdhëruar ndalimin e tij për 24 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti po hetohet për veprat “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.