div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ekspertët paralajmërojnë: Tharja e rrobave brenda dhomës sjell pasoja serioze për shëndetin

Tharja e rrobave brenda dhomës është një praktikë e zakonshme për shumë familje, sidomos gjatë dimrit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo sjell një sërë efektesh anësore që shpesh nënvlerësohen.

Sipas specialistëve, rrobat e lagura rrisin lagështinë e ajrit deri në 30%, duke krijuar kushte ideale për zhvillimin e mykut dhe baktereve. Kjo mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen, alergji, kollë të vazhdueshme dhe acarim të sinuseve, veçanërisht te fëmijët dhe personat me astmë.

Gjithashtu, lagështia e tepërt dëmton muret dhe mobiliet, duke shkaktuar njolla, aroma të pakëndshme dhe krijimin e sporeve të mykut që përhapen në gjithë shtëpinë.

Ekspertët rekomandojnë tharjen e rrobave në ambiente të jashtme, përdorimin e tharëseve elektrike ose ajrosjen e shpeshtë të dhomës nëse tharja brenda është e paevitueshme.

Tharja e rrobave në dhomë mund të duket praktike, por pasojat afatgjata për shëndetin dhe ambientin e shtëpisë janë të konsiderueshme.

Burri tentoi ta vriste të fejuarën, viktima në gjendje kritike

Një tentim vrasje ka ndodhur dje rreth orës 08:00 në Fushë Kosovë.


I fejuari ka tentuar ta privojë të fejuarën e tij nga jeta.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje, ku thuhet se viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj.

Njesitet policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa është konfiskuar një mjet i mprehtë.

”VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë / 29.11.2025-07:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën f/k, e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k-i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.