div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Valon Syla: Jo diaspora, gerrnaçat e kanë votu Albin Kurtin

Gazetari Valon Syla ka folur në “Pressing” të T7, për diasporën.

Ai tha se është komike kur “hajnat e Spanjës i thonë hajn dikujt në Facebook”.

Syla tha se Albin Kurti nuk ka asnjë lidhje me diasporën.

“Edhe hajnat e Spanjës të thonë në Facebook o hajn, unë des t’u kesh. Edhe pak a shumë për me mujt me nda diasporës që është pasqyrim i shoqërisë kosovare, por kur hajni i thotë hajnit hajn, analfabeti i thotë hajn. Unë jam mundu me nda këtë gërnaça, Albin Kurti nuk ka punë me diasporë”, ka thënë Syla

 

 

Haradinaj i prerë: E mbështesim këdo që qeveris, përpos Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do e mbështesë një qeveri tjetër të udhëhequr nga Albin Kurti.

Haradinaj tha se cilido nga opozita do ta ketë ndihmën e AAK-së, kur u pyet për Hamzën e Abdixhikun.

“Nuk kemi kushte. Unë e kam nderin të jem i kandiduar për kryeministër, por cilido që udhëheqë me qeverinë do ta ketë ndihmen time… Unë duhet të sqaroj që nuk mbështesim Kurti 3 ose 4”, tha Haradinaj në T7.

Kryetari i AAK-së edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, mirëpo mungesa e numrave ia mundësoi VV-së zvarritjen e institucioneve dhe humbi pastaj edhe interesimi për qeveri të ish-opozitës.

Haradinaj konfirmon një “hyrje të fuqishme në listën e AAK-së për deputet”

Ramush Haradinaj e ka pranuar marrëveshjen me Agim Çekun, ish-kryeministrin që do të jetë në listën e AAK-së. 

Në Pressing lideri i AAK-së e ka vlerësuar si ardhje të fuqishme edhe futjen në listë të Kreshnik Smajlajt.

“Ka shumë emra që i çmoj, por doja të veçoja Kreshnik Smajlajn si një asambleist i shumëvotuar. Ai nuk ka qenë pjesë e garës për deputet. Do ta kemi një brez të dytë shumë të suksesshëm”, ka thënë Haradinaj.

Bes Kallaku shpërthen në lot në varrimin e Shpat Kasapit – momenti prekës në krahët e hallës së tij (VIDEO)

Dhimbja dhe pikëllimi kanë mbuluar sot Tetovën, ku mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit shumë të dashur të skenës shqiptare, Shpat Kasapi.

Në mesin e personazheve publikë që morën pjesë në ceremoninë mortore ishte edhe aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, i cili shihej tejet i prekur emocionalisht nga humbja e mikut të tij.

Në një moment që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Besi shihet duke qarë në krahët e hallës së tij, teksa mbështetet tek ajo për të përballuar dhimbjen e madhe.

Pamjet kanë prekur mijëra njerëz, të cilët mbushën rrjetet me komente ngushëlluese e falënderuese për respektin dhe afërsinë që ai ka treguar për Shpatin deri në çastet e fundit.

Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, të afërmit dhe publiku që e ka mbështetur për më shumë se dy dekada në skenë.

 

Njësive Speciale në veri u ndalet një racion ushqimi

Policëve të njësive speciale që angazhohen në plane operative dhe punojnë me orare 12-orëshe në pjesën e veriut të Kosovës u është reduktuar numri i shujtave ushqimore nga dy në një.

Siç raporton Kallxo.com, ky reduktim ka ardhur si pasojë e mungesës së shujtave ushqimore, të cilat ishin të parashikuara me kontratë paraprake të Policisë së Kosovës.

Mediumi raporton se ka zhvilluar biseda me disa zyrtarë policorë nga njësi të ndryshme speciale që veprojnë në nivel rajonal dhe janë të angazhuara në plane operative në veri të Kosovës.

Në lidhje me largimin e një shujte ushqimore për personelin policor që punon në terren, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hotin, ka konfirmuar informacionet, duke sqaruar se numri i madh i policëve të angazhuar në plane operative ka ndikuar në mungesë të shujtave ushqimore, prandaj është marrë vendim që policët specialë në oraret 12-orëshe të ushqehen vetëm me një shujtë.

“Po, kemi informacione për këtë çështje. A e din cili është problemi? Jemi në fund të vitit dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës, Drejtoria e Financave i bën në kontratë trivjeçare, puna e planeve operative që janë shku edhe njësi tjera shumë, shujtat janë harxhu, janë harxhu mjetet, por kjo është vetëm për këtë muaj”- tha Hoti.

Ai ka shtuar se pritet që kjo situatë të stabilizohet në fillim të vitit 2026.

“Është ndalë shujta 1 javë ditë për policët që shkojnë në Mitrovicë të Veriut, d.m.th. edhe ata që nuk janë në plan operativ edhe ata e marrin shujtën, për atë janë harxhu shujtat dhe për këtë kemi ardhë në këtë situatë. Zgjidhja në këtë rast parashihet të bëhet kontrata e re. Por mjetet që janë lëshu nga Qeveria, pra ka për paga, shtesa dhe për këto shpenzime të vogla”- tha tutje Hoti.

Qeveria e Kosovës në detyrë, në mbledhjen e 31.10.2025 ka miratuar Projektligjin për buxhet për vitin 2026 që kap vlerën 4 miliardë euro. I njëjti nuk arriti të miratohej nga Kuvendi, i cili u shpërnda më 20.11.2025 me dekretin e nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani.

Orari i zyrtarëve policorë nuk llogarit edhe pjesën e udhëtimit të njësive speciale në veri. Pra nëse një njësit special që udhëton nga Gjilani për në Mitrovicë në bazë, i duhen rreth 2 orë udhëtim, nga aty ata nisen drejt pikave të përcaktuara si Leposaviqi e Zubin Potoku apo edhe zonat e tjera. Nëse policët punojnë 12 orë, bashkë me udhëtimin u shkojnë rreth 16 orë.Situata të ngjashme me mungesën e shujtave ushqimore për policët janë raportuar edhe në të kaluarën.

Shqipëri: Rritje e pagës minimale, nga janari arrin në 500 euro

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë episodit të radhës të podkastit ‘Flasim’.

Paga minimale do të shkojë në 500 euro, si në sektorin publik dhe në atë privat.

“Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, shprehet Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë foli dhe për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, përfundoi kryeministri.

Milaim Zeka shpërthen ndaj Kurtit: Koha me e çliru Kosovën nga “kryehajni dhe kryemashtruesi”

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ashpër në Facebook, duke e sulmuar kryeministrin Albin Kurti me tone të forta politike. Ai thotë se është momenti që të gjithë, pavarësisht dallimeve, të bashkohen për ta “çliruar Kosovën nga fara e fëlliqtë e Beogradit”, siç e quan ai ndikimin politik që sipas tij ka marrë formë brenda VV-së.

Zeka shkruan se duhet lënë anash inati, primitivizmi dhe “yryshi politik”, sepse prioriteti, sipas tij, është largimi i Kurtit nga pushteti. Ai e quan Kurtin “kryehajn, kryemashtrues dhe kryeabuzues”, duke e akuzuar se ka sjellë dëm të madh për vendin.

Në postim ai ka bashkëngjitur edhe imazhe që lidhen me Albin Kurtin, Nenad Rikallon dhe zhvillime tjera politike, duke e shoqëruar reagimin me mesazhe akuzuese për lidhje dhe ndikime të hershme politike.

 

Fondet e komunës së Prishtinës bartën, rikthehet shfrytëzimi i autobusëve të Trafikut Urban?

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat u të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme të enjten.

Ai për teve1.info ka thënë se komuna që nesër mundet t’i shfrytëzojë këto mjete.

“Ministria e Financave e ka kryer punën, Thesari i ka transferuar mjetet. Nesër mundet komuna e Prishtinës t’i shfrytëzojë”, ka thënë Sveçla.

Bartja e këtyre mjeteve mund t’i hap rrugë rikthimit të qarkullimit të autobusëve të “Trafikut Urban” të cilët që një javë kanë pezulluar udhëtimin për shkak të krizës financiare.

Nga “Trafiku Urban”, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën deri në alokimin e mjeteve.