div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës

Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka përlotur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi.

“Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit,” tha ajo mes dëshpërimit.

Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, ajo rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën.

“Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet.”

Megjithatë, mes dhimbjes, ajo u shpreh krenare për dashurinë masive që publiku kishte për djalin e saj, një dashuri që ajo thotë se nuk e kishte kuptuar plotësisht sa e madhe ishte deri më sot.

“Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithë juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë.”

Momenti më rrëqethës ishte kur ajo zbuloi se viti i fundit i jetës së Shpatit nuk kishte qenë i lehtë, duke treguar se familja kishte jetuar me një ankth të pashpjegueshëm.

“Le të prehet në paqe. Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje.”

Në mbyllje, ajo bëri një lutje prekëse për anëtarët e tjerë të familjes, të cilët i quajti arsyeja që e mbajnë ende në jetë.

“E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit,” përfundoi ajo.

Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit të dielën në Tetovë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe një familje të pikëlluar.

/Prive By Liberta Spahiu

Nuk ndalet Haradinaj prezanton prurjen e re në AAK – do të jetë kandidat për deputet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar aderimin e Mehmet Klinakut në radhët e partisë, duke e prezantuar atë si kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Haradinaj ka thënë se Klinaku, arkitekt me profesion dhe afarist i njohur në Gjermani, do të sjellë energji pozitive dhe vizion të qartë për tërheqjen e investimeve nga diaspora, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kënaqësi ta mirëpresim aderimin në AAK të Mehmet Klinakut nga Vushtrria. Ai do ta begatojë listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Diaspora nuk duhet të përmendet vetëm kur nevojiten votat, ajo duhet të jetë aksionare kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se shteti duhet të krijojë kushte më të lehta për diasporën në marrjen e dokumenteve dhe shërbimeve të ndryshme, përmes ekipeve mobile dhe zgjidhjeve praktike.

 

Pas vdekjes së Shpatit, bashkëshortja e tij flet mes lotësh: Nuk e di se si t’i tregoj djalit që është vetëm 3 vjeç

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas ndarjes së papritur të tij nga jeta.

Në një deklaratë të ndjerë, ajo shprehu dhimbjen dhe respektin për bashkëshortin e saj.

“Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.

Selvije tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që kishte me artistin nga Tetova.

“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si Drita”.

Ajo përmendi edhe djalin e tyre, Roelin, që është vetëm 3 vjeç e gjysmë.

“Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë. Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat”.

Fjalët e Selvijes për jetën dhe kontributin e Kasapit si artist dhe baba, tregojnë dhimbjen e madhe të familjes pas kësaj humbjeje.

 

Bëhen të ditur datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, përcjell Periskopi.

Pas kësaj, siç bën të ditur ai, Trupi Gjykues do të mbyll çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të arritur një aktgjykim.

 

“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundr një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, tha Doyle.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Paralajmëron Trafiku Urban, ky pritet të jetë veprimi i radhës i tyre

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar radikalizmi të veprimeve dhe bllokim të qytetit me autobusët nëse zvarritet edhe më tej çështja e mos alokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” Elmi Gashi u ka bërë thirrje Ministrisë së Financave por edhe Komunës që ta thërrasin arsyen dhe të reflektojnë, duke theksuar se ata janë bërë si një top i ping pongut.

“Protesta po vazhdon me avazin e vjetër sikurse dje por deri në momentin që nuk alokohen mjetet për të shlyer borxhin Komuna ndaj “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë një gjë e tillë nuk do të ndërpritet vetëm sa do të radikalizohet në ditët në vijim. Sipas informatave jozyrtare siç janë dalë npër media që Ministria ka alokuar mjetet, Komuna del dhe thotë se paratë nuk kanë ardh. Ne kemi mbetur andej, këndej, top i vërtetë i ping pongut që po na nxjerrin. Në këto temperatura të ftohta për hir të qytetarëve që po vuajnë për transport, për hir të tyre këta duhet të reflektojnë dhe nëse ndodhë një gjë e tillë ne do t’i kthehemi punës së rregullt në momentin që lshyrë borxhi në të kundërtën, nëse nuk alokohen mjetet situata vetëm do të radikalozohet. Urojmë që kjo të ndodhë ditën e sotme, mbesim me shpresë që arsyeja të mbizotëroje edhe te Komuna dhe te Ministria. Po shpresojmë që i ka alokuar”, u shpreh Gashi.

Ai ka paraajëmruar se me autobusë do ta bllokojnë qytetin pavarësisht se me cka do të përballen.

“Dhashtë zoti stërzgjatet me vite nëse është në interes të këtyre. Por ne do të fillojmë me radikalizmin e veprimeve dhe do të bllokojmë gjithë qytetin, me gjithë autobusët do të dalim. Pavarësisht asaj që mund të bëjmë shkelje e nuk na lejohet nga organet e rendit, por do ta marrim përgjegjësinë dhe pa pëlqimin e askujt do ta bllokojmë qytetin. Na mos me punu e qytetarët me mbet rrugës a? Po këta janë të popullit”, deklaroi Gashi.

Sa i përket deklaratave të shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Komunën  e Prishtinës, Gëzim Sveçla, Gashi tha se nuk ka asgjë më shumë informacione sesa deklarimi i tij që është bërë.

“Njoftim zyrtarë për alokim të mjeteve prej Ministrisë së Financave nuk kemi. Ato janë sikurse ju që keni dëgjuar nga Vetëvendosje, individi, shefi i asamblistëve të VV në Prishtinë ai ka shkruar në mjetet të informimit, aq sa i besoni ju edhe ne. Për ne primare është që komuna ku ne e kemi kontratën kontraktuale nuk ka mjete me aloku. Komuna doli me komunikatë dhe tha se nuk janë alokuar mjetet prej thesarit”, tha Gashi.

Që nga 24 nëntori është ndërpre qarkullimi i autobusëve në kryeqytet./EO

Policia në kërkim të dy grave – kush i njeh, të lajmërojë menjëherë

Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy të dyshuarve për vjedhje.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi është duke ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.”

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Mjetet buxhetore, Rama del me këtë njoftim

Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, ka thënë se më 27 nëntor asambleja në Prishtinë e miratoi bartjen e mjeteve buxhetore të vitit 2024 dhe ato ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave.

“Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”

Përmes këtyre mjeteve pritet të lëshohet për qarkullim trafiku urban i pezulluar tash e sa ditë në mungesë të financave.

“Abdixhiku dhe banda e tij kanë manipuluar votat e diasporës”- Krasniqi i reagon kreut të LDK-së

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se kjo parti po synon manipulimin e votave të diasporës duke kërkuar që mërgata të votojë edhe jashtë hapësirave të ambasadave dhe konsullatave.

Krasniqi ka thënë se është LDK-ja ajo që ka manipuluar me votat e diasporës, që sipas tij këtë e kanë thënë edhe zyrtarë të kësaj partie.

Ai në emisionin “InfoNata” ka thënë se nuk mund të ndalet demokracia pse po dëshiron siç ka thënë ai, “Abdixhiku dhe banda e tij”.

“I keni parë mesazhet që i janë dërguar Abdixhikut dhe vet eksponent të LDK-së e kanë quajtur si krim të organizuar, dhe unë jam ai, që e kam denoncuar Abdixhikun dhe bandën e tij të kriminalizuar për manipulimin e procesit të votimit të mërgatës. Janë të njohur ata me këtë lloj të krimit të organizuar të manipulimit të procesit të mërgatës. Dhe më këtë logjik, nëse ata e prishin këtë proces ne të ndalim demokracinë, nuk funksionin kështu. Ne s’mund ta ndalim demokracinë, vetëm pse janë disa njerëz që kanë përvojë kriminale në këtë drejtim dhe e keqpërdorin votën e mërgatës, në këtë drejtim dhe ne tash ta ndalim sepse z.Abdixhiku me banën e tij, sepse ata janë bandë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se ata do ta ankimojnë vendimin e PZAP-së i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së që diaspora të mund të votojë edhe jashtë hapësirave të konsullatave dhe ambasadave.

Situata në Veri, reagon KFOR-i

Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën, duke siguruar një prani të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe të qetë si në veri të Kosovës ashtu edhe në të gjithë zonën e përgjegjësisë, thuhet në postimin e KFOR në Facebook.

Personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin për situatën dhe duke nxitur stabilitetin në të gjithë rajonin, vijon postimi.

“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thekson KFOR.