Haliti:Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, Kurti dhe LVV do të jenë në opozitë.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka qenë në gjendje të formojë Qeverinë si fitues i zgjedhjeve dhe se e ardhmja e tij politike do të jetë opozita.

“Kurti nuk ka qenë i zoti me ba Qeverinë. Kjo është paaftësi e tij me komunikua me partitë politike dhe me njerëz që mbase kishin pranuar me hy në koalicion me të. Pas këtyre zgjedhjeve, Kurtin do ta shohim në opozitë, kjo është e ardhmja e tij politike”, ka thënë Haliti në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Sa i përket pritjeve të PDK-së, ka thënë se janë të mobilizuar për t’i fituar zgjedhjet.

Ai tha se në zgjedhjet e kaluara ka vërejtur një hezitim për ta votuar PDK-në, por kësaj radhe siç ka thënë ai do të jetë ndryshe.

“Fushata e PDK është duke shkuar mirë, Bedriu është njeri i qëlluar dhe po pritet mirë në opinion, partia është e mobilizuar për t’i fituar zgjedhjet. Kjo është situata. Në zgjedhjet e kaluara kam hetuar se ka pasur një hezitim për ta votuar PDK-në, por kësaj radhe nuk ka”, ka thënë Haliti.

Haliti ka komentuar edhe deklarata e Kurtit për premtimet e partive tjera dhe posaçërisht ato të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza për rritje pagash.

Ai ka thënë se për këto do të ishte mirë që Hamza e Kurti t’i ballafaqojnë argumentet, por siç ka thënë ai “ nuk e besoj që z.Kurti është në gjendje me ulur me z.Hamza për të trajtuar çështjet që po flasim”

Nuk e keni parë prej vitesh, kështu duket sot Adrian Gaxha

Adrian Gaxha ka qenë dikur një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, me disa projekte të suksesshme që u dëgjuan gjerësisht në publik. Prej vitesh, ai është tërhequr nga skena muzikore.

Këngëtari nuk ka publikuar këngë të reja dhe nuk është aktiv në rrjete sociale, duke zgjedhur një jetë më të qetë larg vëmendjes mediatike. Mungesa e tij në publik ka shtuar kureshtjen për jetën e tij aktuale, shkruan “Kosovarja”.

Sipas informacioneve të fundit, Gaxha i kushton shumë kohë qenve të tij, të cilët duket se janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së tij. Pamja e tij aktuale reflekton një stil jete më privat dhe të distancuar nga industria muzikore.

Buzhala: Qeveria s’është për sadaka, për këtë punë është Halil Kastrati – veprim i ndyrë i Kurtit

Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka kritikuar vendimin e fundit të tij për të ndarë nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai tha se ky nuk është segmenti i vetëm ku Albin Kurti e ka bërë të kundërtën e asaj çka e ka thënë.

“Kurtit edhe i leverdis ngapak që ne diskutojmë tash këtë çështje. Çka ka bërë ky, e ka shtrirë horizontalisht sadakanë, të prek sa më shumë nëna, fëmijë, njerëz që kanë nevojë, por qeveri nuk duhet me qenë organizatë e tillë, sepse për ashtu e kemi Halil Kastratin. Pra, ne kemi organizata që ndihmojnë njerëz, që e kanë punë të veten ata”, deklaroi Buzhala.

Veprimin e Kurtit, Buzhala e quajti “të ndyrë”.

Në ndërkohë, ai foli edhe për situatën me energjinë elektrike në vend, e cila po shkon duke u përkeqësuar.

“Por të mos harrojmë një gjë, sepse dëshira e tij është që ne të diskutojmë për këto, por në 24 orët e fundit ka rënë Blloku 1 i Kosovës B nga sistemi, dhe është hera e dytë që po bie, dhe është rinovuar me 40 milionë euro në pranverë. Për rrymën që e kemi blerë në 24 orët e fundit, vetëm transporti i 1 MW na ka kushtuar 800 euro. Pra, vetëm transporti i tij. Blerja ka kushtuar 90 euro, e transporti 800 euro. Pra, sikur me ble një frigorifer për 100 euro, e transporti me të kushtu deri në shtëpi për 800 euro. Pra kompania që e bën transportin është një kompani greke, me të cilën Kurti është takuar në Greqi”, u shpreh gazetari Berat Buzhala.

Ai bëri thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën për 100 eurot e ndara nga Kurti.