div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërohet rritja e pensionit në 250 euro

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Gjatë kësaj fushate kam takuar mijëra qytetarë. Kam pasur biseda të këndshme, por edhe të rënda. Megjithatë, një takim nuk do ta harroj kurrë. Një pensionist më tha: “Unë nuk kërkoj luks. Dua vetëm të mos detyrohem që të zgjedh mes ilaçeve dhe ushqimit”. Ky nuk është rasti i vetëm që e kam dëgjuar në këto takime. Sepse, kjo është përditshmëria e shumë familjeve në Kosovë. Frikë nga e tashmja dhe nga e ardhmja. Unë e di çfarë do të thotë ta presësh fundin e muajit. E di çfarë do të thotë t’i numërosh shpenzimet. Të mendosh për faturat, për ushqimin, për shkollën e fëmijëve. Dhe pikërisht për këtë arsye unë dhe Partia Demokratike e Kosovës po e kërkojmë besimin tuaj, votën tuaj. Sepse, ju kuptojmë dhe kemi përgjigje për ju, kemi zgjidhje për ju. Ne nuk premtojmë mrekulli. Por premtojmë vendime të drejta dhe të ndjeshme në xhepin e qytetarit”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar rritje 50% të pagave, që puna të shpërblehet me dinjitet. Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale, sepse, siç ka thënë Hamza, askush nuk duhet të jetojë në pasiguri.

Hamza ka thënë se pensioni më i ulët do të jetë 250 euro.

“0% TVSH për produktet esenciale, që shporta e familjes të jetë më e përballueshme. 0% TVSH për energjinë elektrike, që fatura të mos jetë barrë. Ulje të tatimit në të ardhura, që më shumë para të mbeten tek ju. Këto janë vendime që ua ndryshojnë jetën. Por, këto ndodhin vetëm nëse ju dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ndërpritet transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftim

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme me transmetimin e Big Brother VIP Albania. Abonentët kanë raportuar se aktualisht të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje totale të pamjeve nga shtëpia.

​Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngjallur konfuzion te publiku, duke detyruar produksionin të reagojë përmes një njoftimi urgjent. Sipas “Vëllait të Madh”, shkaku i këtij bllokimi masiv janë problemet teknike.

Njoftimi zyrtar:

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.”

​Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident brenda shtëpisë, njoftimi saktëson se monitorimi i brendshëm vazhdon:

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” mbyllet reagimi.

E rëndë: Djali 21-vjeçar e kap për fyti nënën dhe e rrah

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është regjistruar mbrëmjen e 26 dhjetorit 2025 në rrugën “Knjaz Milos” në Mitrovicë të Veriut, ku një djalë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Sipas informatave që ka mësuar Sinjali, rreth orës 18:30, viktima B. B, rreth 40-vjeçare ka raportuar se derisa ndodhej në banesën e saj, djali i saj D. B., rreth 21-vjeçar kishte ardhur dhe kishte fjetur. Pas zgjimit, i dyshuari kishte filluar të bërtasë dhe të kërkojë para, ndërsa situata kishte eskaluar në momentin kur viktima ka tentuar të kërkojë ndihmë nga Policia.

Burimet bëjnë me dije se në atë moment, i dyshuari e ka kapur nënën për fyti dhe e ka shtyrë, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim serioz.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. Gjatë testimit me alkool, tek D. B është konstatuar 1.52 promilë alkool në gjak.

Në koordinim me hetuesen për dhunë në familje dhe Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Mot i ftohtë dhe reshje bore gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë në minus.

IHK thekson se të shtunën do të mbajë vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.