Merr vendim kryetari i kësaj komune: Nga janari, nga 200 euro për nënat lehona

Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka miratuar unanimisht propozimin për mbështetjen financiare të nënave lehona, një nga premtimet e para të kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.

Sipas vendimit të marrë, çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa zbatimi i kësaj mase do të fillojë nga janari i vitit 2026.

Kryetari Vishi e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në fuqizimin e politikave sociale në komunë.

“Premtimi im i parë si Kryetar i Komunës së Kaçanikut për mbështetjen e nënave lehona, në vlerë prej 200 euro, sot u miratua unanimisht në Kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se përkushtimi i institucioneve komunale do të vazhdojë të jetë i orientuar drejt familjes.

“Zbatimi i këtij premtimi fillon nga janari i vitit 2026. Kujdesi për familjen dhe sidomos për fëmijët mbetet prioriteti ynë”, ka deklaruar Vishi.

Nga Komuna e Kaçanikut është bërë e ditur se detajet për kriteret dhe procedurat e aplikimit do të publikohen me kohë.

Paçarizi: Rezultati i VV-së s’është aksidental, e solli edhe paaftësia e opozitës

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën, më 28 dhjetor.

“LVV ka bë veprime për të cilat e ka ditë me siguri që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu.  Janë disa veprime të cilat i ka marrë VV që e ka ditë me siguri të 100 për qind që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu sepse veç dëmtohen edhe më shumë”, tha Paçarizi.

Ai shtoi se “ne jemi një popull qyqarë, oportunë, dhe një popull që në vyen dikush që del përpara dhe na i kryen punët neve”.

Sipas tij, rikonfirmimi i Kurtit është i angazhimit të tij dhe i një opozite të dobët.

Kurti tha se do të flas me opozitën për presidentin, ky është qëndrimi i Bedri Hamzës

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka kthyer përgjgije Albin Kurtit i cili para disa ditësh tha se pret bashkëpunim me opozitën për çështjen e presidentit, shkruan Periskopi.

“Unë e kam thënë që është proces i ndar. Unë pres fillimisht me u konstitu Kuvendi, me u formu Qeveria, me vazhdu punën dhe kur të vjen koha e presidentit ka mundësi qysh me u gjet formula qysh me u zgjedh presidenti dhe mos me u blooku vendi”, tha Hamza në konferencë